Proverbat 31:1-31

  • FJALËT E MBRETIT LEMUEL (1-31)

    • Kush mund të gjejë një grua të zonjën? (10)

    • E papërtuar dhe punëtore (17)

    • Në gjuhën e saj gjenden mësime të dashura (26)

    • Fëmijët dhe i shoqi e lëvdojnë (28)

    • Hijeshia dhe bukuria janë kalimtare (30)

31  Fjalët e mbretit Lemuel, mesazhi me peshë që i dha e ëma për ta mësuar:+  2  Çfarë të të them, o biri im,o fryt i barkut tim,o bir i zotimeve të mia?+  3  Mos ua jep fuqinë tënde grave+e mos ndiq udhët që i rrënojnë mbretërit.+  4  Nuk u ka hije mbretërve, o Lemuel,nuk u ka hije të pinë verë,as sundimtarëve të thonë: «Ku e kam gotën?»,+  5  që të mos pinë e të harrojnë ç’është dekretuardhe t’ua cenojnë të drejtat të përvuajturve.  6  Jepuni alkool atyre që janë në prag të vdekjes+dhe verë atyre që janë shpirtvrerosur.*+  7  Le të pinë e ta harrojnë varfërinë;le të mos i kujtojnë më hallet.  8  Ngrije zërin për të pagojët,mbroji të drejtat e atyre që janë në prag të vdekjes.+  9  Ngrije zërin dhe gjyko me drejtësi;mbroji të drejtat* e të përvuajturve dhe të të varfërve.+ א [Alef] 10  Kush mund të gjejë një grua të zonjën?*+ Ajo vlen ku e ku më shumë se koralet.* ב [Beth] 11  I shoqi i beson me gjithë shpirt,dhe atij nuk i mungon asgjë. ג [Gimel] 12  Gjithë ditët e jetës së sajia shpërblen me të mira, e jo me të këqija. ד [Daleth] 13  Ajo gjen li dhe lesh,e kënaqet kur punon me duart e veta.+ ה [He] 14  Si anijet e tregtarëve,+ajo e sjell ushqimin nga larg. ו [Ua] 15  Ngrihet që me natë,që të sigurojë ushqim për shtëpinëdhe racione për shërbëtoret.*+ ז [Zajin] 16  Ia vë syrin një are dhe e blen;mbjell një vresht me frytin e duarve të saj.* ח [Heth] 17  Bëhet gati për të punuar fort,*+i përvesh krahët dhe i futet punës. ט [Teth] 18  E dallon që tregtia po i shkon mbarë,prandaj nuk e shuan llambën as natën. י [Jod] 19  Me njërën dorë mban furkëndhe me tjetrën kap boshtin.*+ כ [Haf] 20  U bëhet krah të përvuajturve,dhe është dorëhapur me të varfrit.+ ל [Lamed] 21  Nuk merakoset për njerëzit e shtëpisë kur bie borë,sepse të gjithë janë veshur me rroba të ngrohta.* מ [Mem] 22  I bën kuvertat me duart e veta;rrobat i ka prej linoje dhe leshi në ngjyrë të purpurt.* נ [Nun] 23  I shoqi është njeri me emër te portat e qytetit,+ku ulet mes pleqve të vendit. ס [Sameh] 24  Ajo bën dhe shet veshje linoje*dhe i furnizon tregtarët me breza. ע [Ajën] 25  Ajo është e veshur me fuqi dhe shkëlqim,dhe e pret të ardhmen pa frikë.* פ [Pe] 26  E hap gojën e flet me mençuri;+në gjuhën e saj është ligji i mirësisë.* צ [Cade] 27  I mban sytë hapur, që të shohë ç’ndodh në shtëpinë e saj,dhe nuk ha bukën e përtacisë.+ ק [Kof] 28  Fëmijët e saj ngrihen e me respekt e lëvdojnë;i shoqi çohet dhe e lavdëron me këto fjalë: ר [Resh] 29  «Ka shumë gra të zonja,*por ti ua kalon të gjithave!» ש [Shin] 30  Hijeshia mund të jetë mashtruese dhe bukuria kalimtare,*+por gruaja që ka nderim të thellë për Jehovain,* do të lëvdohet.+ ת [Ta] 31  Shpërblejeni për atë që bën,*+dhe veprat e saj e lëvdofshin te portat e qytetit!+

Shënimet

^ Ose «janë në hall të madh».
^ Ose «mbroje çështjen».
^ Ose «të shkëlqyer?»
^ Një mundësi tjetër «u cakton punën shërbëtoreve».
^ Ose «me fitimet e saj».
^ Fjalë për fjalë «I ngjesh ijët me fuqi».
^ Furka dhe boshti ishin shkopinj që përdoreshin për të tjerrë fill.
^ Fjalë për fjalë «dy palë rroba».
^ Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
^ Ose «veshje të brendshme».
^ Ose «i pret me buzë në gaz ditët që do të vijnë».
^ Ose «ka mësime të dashura; është ligji i dashurisë besnike».
^ Ose «të shkëlqyera».
^ Ose «e kotë».
^ Fjalë për fjalë «i frikësohet Jehovait». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Jepini nga fryti i duarve të saj».