Proverbat 5:1-23

  • Paralajmërim kundër grave imorale (1-14)

  • Gëzo me gruan tënde (15-23)

5  Biri im, kushtoji vëmendje mençurisë sime. Më dëgjo me kujdes* tek të mësoj aftësinë dalluese,+   që të ruash aftësinë tënde për të menduar mirëdhe të mbrosh njohurinë e vërtetë me buzët e tua,+   sepse buzët e një gruaje të ulët* pikojnë si hoje mjalti,+dhe goja e saj është më ledhatuese se vaji.+   Por në fund ajo është e hidhur si pelini+dhe e mprehtë si një shpatë me dy tehe.+   Këmbët e saj zbresin në vdekje, hapat e saj të çojnë drejt e në Varr.*   Ajo nuk mendon aspak për shtegun e jetës; endet nëpër udhën e saj pa e ditur ku e çon.   Tani, biri im, më dëgjodhe mos ia kthe shpinën asaj që po them.   Qëndro sa më larg saje mos iu afro hyrjes së shtëpisë së saj,+   që të mos e humbasësh dinjitetin në sytë e të tjerëve+e të mos korrësh vite vuajtjesh;+ 10  që pasurinë* tënde të mos e përpijnë të panjohurit+dhe mundi yt të mos shkojë për shtëpinë e një të huaji. 11  Përndryshe do të rënkosh kur jeta të të perëndojë,kur mishi dhe trupi të të treten+ 12  e të thuash: «Sa e urreva disiplinën! Sa e përçmoi zemra ime korrigjimin! 13  Nuk e dëgjova zërin e atyre që më këshillonin,as u kushtova vëmendje atyre që më mësonin. 14  Jam buzë shkatërrimit të plotëpërpara gjithë kongregacionit.»*+ 15  Pi ujë vetëm nga sterna* jotedhe ujë të freskët* vetëm nga pusi yt.+ 16  Pse të derdhen jashtë krojet e tua,rrëketë e tua të ujit nëpër sheshe?!+ 17  Le të jenë vetëm për tydhe jo për të panjohurit.+ 18  I bekuar qoftë burimi yt*dhe gëzofsh me gruan e rinisë sate,+ 19  me drenushën e dashur, sorkadhen* e hijshme!+ Gjinjtë e saj të kënaqshin* gjithë kohës! Nga dashuria e saj qofsh përherë i magjepsur!+ 20  Biri im, pse të magjepsesh pas një gruaje të ulët?* Pse të pushtosh gjinjtë e një gruaje imorale?*+ 21  Ja, udhët e njerëzve janë përpara syve të Jehovait;ai i shqyrton të gjitha shtigjet e tyre.+ 22  Të ligun do ta zënë në lak fajet e veta,litarët e mëkatit të vet do ta mbajnë të lidhur.+ 23  Ai do të vdesë prej mungesës së disiplinësdhe do të hyjë në rrugë të shtrembër nga marrëzia e tij e pafund.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «Prire veshin drejt».
Fjalë për fjalë «të panjohur». Shih Pr 2:16.
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «fuqinë».
Fjalë për fjalë «në mes të asamblesë dhe të kongregacionit». Shih Fjalorthin.
Domethënë, depoja e nëndheshme për të mbledhur ujë.
Ose «të rrjedhshëm».
Ose «burimi yt i ujërave».
Fjalë për fjalë «dhinë e malit».
Ose «të dehshin».
Fjalë për fjalë «të panjohur?» Shih Pr 2:16.
Fjalë për fjalë «të huaj?» Shih Pr 2:16.