Proverbat 25:1-28

  • Mirëbesimi (9)

  • Fjalët e zgjedhura mirë (11)

  • Respekto privatësinë (17)

  • Grumbullo thëngjij mbi kokën e armikut (21, 22)

  • Një lajm i mirë është si ujë i freskët (25)

25  Edhe këto janë proverbat e Solomonit,+ të cilat i kopjuan* njerëzit e Hezekisë,+ mbretit të Judës:  2  Është lavdi për Perëndinë ta mbajë të fshehtë një çështje,+dhe lavdi për mbretërit ta hetojnë fund e krye një çështje.  3  Siç janë qiejt të lartë dhe toka e thellë,edhe zemra e mbretërve është e pahetueshme.  4  Hiqja zgjyrën argjendit,dhe do të rafinohet plotësisht.+  5  Hiqe të ligun nga prania e mbretit,dhe froni i tij do t’i ketë themelet të patundura në drejtësi.+  6  Mos e ndero veten përpara mbretit+dhe mos zër vend mes të mëdhenjve,+  7  sepse është më mirë të të thotë: «Ngjitu këtu!», sesa të të poshtërojë në sy të fisnikëve.+  8  Mos u nxito të ngresh një çështje ligjore,sepse ç’do të bësh në fund, nëse tjetri* ta nxin faqen?+  9  Zgjidhe çështjen me të,+por mos trego atë që të tha në mirëbesim,*+ 10  përndryshe ai që do ta dëgjojë çështjen tënde, do të të turpërojë,dhe fjalët e këqija* që përhape, s’do t’i tërheqësh dot më. 11  Një fjalë e thënë në kohën e duhur,+është si mollë të arta në enë argjendi.* 12  Si një vath i artë dhe si një zbukurim floriri për veshin që e dëgjon,është ai që korrigjon me mençuri.+ 13  Porsi ftohtësia e borës në ditën e korrjes,është një lajmëtar i besueshëm për atë që e dërgon,sepse i sjell freskim zotërisë së vet.+ 14  Njeriu që mburret për një dhuratë që s’e jep kurrë,*+është si re dhe erë pa shi. 15  Me durim i mbushet mendja një komandanti,dhe gjuha e butë* mund të thyejë kocka.+ 16  Nëse gjen mjaltë, ha aq sa të nevojitet,sepse po të hash tepër, ka mundësi që ta vjellësh.+ 17  Vër këmbë rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd,që të mos i vish në majë të hundës e të të urrejë. 18  Njeriu që jep dëshmi të rreme kundër një tjetri,+është si topuz, si shpatë dhe si shigjetë e mprehtë. 19  Të mbështetesh në ditë të vështirë te një njeri që s’i zihet besë*është si të hash me një dhëmb të thyer e të ecësh me një këmbë të çalë. 20  Si një njeri që zhvishet në një ditë të acartëdhe si uthulla mbi sodë*është ai që i këndon këngë një zemre të trishtë.+ 21  Nëse armiku yt* është i uritur, jepi bukë,e nëse është i etur, jepi ujë,+ 22  sepse kështu do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij,*+dhe Jehovai do të të shpërblejë. 23  Era e veriut sjell rrebesh,dhe gjuha e gjatë* sjell fytyra të vrenjtura.+ 24  Më mirë të banosh në qoshe të çatisë,se në të njëjtën shtëpi me një bashkëshorte grindavece.*+ 25  Si uji i freskët për një shpirt* të lodhur,është lajmi i mirë nga një vend i largët.+ 26  Si një burim i përbaltur dhe si një pus i prishurështë një njeri i drejtë që i nënshtrohet të ligut.* 27  Nuk është mirë të hash tepër mjaltë,+dhe të kërkosh lavdinë e vetes nuk është lavdi.+ 28  Njeriu që nuk e mban nën fre zemërimin,*+është si një qytet me mure të çara.

Shënimet

^ Ose «i përpiluan».
^ Ose «i afërmi yt». Shih Fjalorthin.
^ Ose «në konfidencë; sekretet e të tjerëve».
^ Ose «thashetheme dashakeqe».
^ Ose «enë të gdhendur argjendi».
^ Fjalë për fjalë «dhuratë të gënjeshtërt».
^ Ose «një fjalë e ëmbël».
^ Një mundësi tjetër «i pabesë».
^ Ose «alkal».
^ Fjalë për fjalë «ai që të urren».
^ Domethënë, do t’ia zbutësh zemrën dhe do t’ia shkrish ashpërsinë.
^ Ose «kush merret me thashetheme».
^ Ose «zevzeke; që të ha shpirtin».
^ Ose «bën kompromis me të ligun». Fjalë për fjalë «lëkundet përpara».
^ Ose «frymën e vet».