Proverbat 18:1-24

  • Kush veçohet, është egoist dhe jo i mençur (1)

  • Emri i Jehovait është kullë e fortë (10)

  • Pasuritë janë veçse një mbrojtje imagjinare (11)

  • Është e mençur t’i dëgjosh të dyja palët (17)

  • Një mik të bëhet vëlla e shkuar vëllait (24)

18  Kush veçohet, rend pas dëshirave të veta egoiste;ai e përbuz* gjithë mençurinë praktike.  2  Të marrit nuk i pëlqen që të mësojë,*por preferon të flasë vetëm si ia pret mendja.+  3  Kur vjen i ligu, vjen edhe përçmimi,dhe me çnderimin, vjen edhe turpi.+  4  Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella,+dhe burimi i mençurisë është përrua që gurgullon.  5  Nuk është mirë t’i mbash anën të ligut,+as t’ia privosh drejtësinë të drejtit.+  6  Fjalët e të marrit sjellin sherre,+dhe goja e tij e kërkon vetë dajakun.+  7  Goja e vet e rrënon të marrin+dhe buzët i bëhen lak për jetën.  8  Fjalët e shpifësit* janë si kafshata të shijshme*+që gëlltiten e shkojnë drejt e në bark.+  9  Kush është përtac në punë,është vëlla me atë që sjell rrënim.+ 10  Emri i Jehovait është kullë e fortë;+atje turret i drejti dhe gjen mbrojtje.*+ 11  Pasuritë janë qytet i fortifikuar për pasanikët;në imagjinatën e tyre janë si një mur mbrojtës.+ 12  Përpara rrëzimit vjen zemra fodulle,+dhe përulësia i prin lavdisë.+ 13  Kush përgjigjet për një çështje para se ta dëgjojë,është i marrë dhe turpëron veten.+ 14  Me zemër të fortë mund të përballohet sëmundja;+por kush mund t’i bëjë ballë zemrës së dërrmuar?*+ 15  Zemra e njeriut që kupton, fiton njohuri,+dhe veshi i të mençurve përpiqet të gjejë njohuri. 16  Dhurata ia çel rrugën njeriut;+falë saj i ka dyert të hapura përpara të mëdhenjve. 17  Kush e parashtron i pari çështjen, duket se ka të drejtë,+derisa ndërhyn pala tjetër dhe e pyet fill e për pe.*+ 18  Hedhja e shortit mbyll mosmarrëveshjet+dhe vendos mes* kundërshtarëve të fortë. 19  Është më e vështirë të zbutet një vëlla i fyerse të shtihet në dorë një qytet i fortifikuar,+e disa mosmarrëveshje janë si shulat e një fortese.+ 20  Njeriu e mbush barkun me frytin e gojës së vet;*+ai ngopet me atë që nxjerrin buzët e tij. 21  Vdekja dhe jeta janë në dorë të gjuhës;+kush ka qejf ta përdorë, do të hajë frytet e saj.+ 22  Kush gjen një grua të mirë, gjen një margaritar+dhe fiton pëlqimin* e Jehovait.+ 23  I varfri flet me zë përgjërues,kurse i pasuri përgjigjet me vrazhdësi. 24  Ka shokë që janë gati ta bëjnë copë njëri-tjetrin,+por ka një mik që të bëhet vëlla e shkuar vëllait.*+

Shënimet

^ Ose «e hedh poshtë».
^ Ose «nuk do që të kuptojë».
^ Ose «si gjëra për t’u kapërdirë me babëzi».
^ Ose «e atij që merret me thashetheme».
^ Fjalë për fjalë «ngrihet lart», pra, ku nuk mund të arrihet, ku është i sigurt.
^ Ose «dëshpërimit të thellë?»
^ Ose «e heton fund e krye».
^ Fjalë për fjalë «ndan».
^ Ose «e fjalëve të veta».
^ Ose «miratimin».
^ Ose «më i afërt se një vëlla».