Proverbat 17:1-28

  • Mos e kthe të mirën me të keqe (13)

  • Largohu përpara se të plasë sherri (14)

  • Miku i vërtetë të do në çdo kohë (17)

  • «Një zemër e gëzuar është ilaç i mirë» (22)

  • Kush ka aftësi dalluese, e mban nën fre gojën (27)

17  Më mirë një copë bukë e thatë aty ku ka paqe,*+se një shtëpi plot gosti,* por me sherre.+  2  Shërbëtori me mend do të sundojë mbi birin që vepron me pafytyrësi;ai do të marrë trashëgimi si të ishte një nga vëllezërit.  3  Argjendi rafinohet në kazan dhe ari në furrë,+por zemrat i shqyrton Jehovai.+  4  I ligu u kushton vëmendje fjalëve lënduesedhe mashtruesi u vë veshin gjuhëve të liga.+  5  Kush tallet me të varfrin, fyen Bërësin e tij,+dhe kush gëzon për hallin e tjetrit, do të ndëshkohet se s’bën.+  6  Kurora e të moshuarve janë nipërit,*dhe lavdia e bijve janë etërit.*  7  Fjalët e drejta* nuk i shkojnë për shtat të marrit,+e aq më pak fjalët e rreme sundimtarit!*+  8  Dhurata është si gur i çmuar për të zotin,+sepse ajo i sjell sukses kudo që ai shkon.+  9  Kush e fal* fajin, nxit dashurinë,+por kush nuk pushon së foluri për të, ndan shokët e ngushtë.+ 10  Më thellë ndikon një qortim te njeriu me mend,+se njëqind goditje tek i marri.+ 11  Njeriu i keq kërkon vetëm të rebelohet,por do të dërgohet një lajmëtar mizor për ta ndëshkuar.+ 12  Më mirë të të dalë përpara një arushë që ia kanë marrë këlyshët,se një i pamend në marrëzinë e tij.+ 13  Nëse dikush e shpërblen të mirën me të keqe,e keqja s’do t’i largohet nga shtëpia.+ 14  Të ndezësh grindje, është sikur të hapësh portat e një dige;*largohu përpara se të plasë sherri.+ 15  Ai që e shfajëson të ligun dhe ai që e dënon të drejtin,+janë të dy të neveritshëm për Jehovain. 16  Ç’e mirë vjen kur i marri i ka të gjitha mundësitë për të fituar mençuri,por i mungon dëshira* për ta bërë këtë?!*+ 17  Miku i vërtetë të do në çdo kohë+dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.+ 18  Njeriu pa gjykim të mirë*e jep dorën dhe pranon të dalë garant para të tjerëve.+ 19  Kush ka qejf konfliktet, pëlqen shkeljet.*+ Kush e lartëson portën,* fton rrënimin.+ 20  Atij që ka zemër dredharake, nuk do t’i shkojë mbarë,+dhe ai që mashtron me fjalë, do të rrënohet. 21  Kush sjell në jetë një fëmijë të pamend, do të ketë hidhërime,dhe babai i një fëmije të marrë nuk ka gëzime.+ 22  Një zemër e gëzuar është ilaç i mirë,*+por një shpirt i dërrmuar t’i shteron forcat.*+ 23  I ligu merr ryshfet në fshehtësi*për të shtrembëruar udhën e drejtësisë.+ 24  Njeriu me aftësi dalluese nuk i largon sytë nga mençuria,por sytë e të marrit enden kuturu.*+ 25  Një bir i marrë e hidhëron babanëdhe ia bën zemrën plagë* asaj që e solli në jetë.+ 26  T’i ndëshkosh të drejtët,* s’është mirë,dhe t’i fshikullosh njerëzit e nderuar, s’është e drejtë. 27  Kush ka vërtet njohuri, e mban nën fre gojën,+dhe kush ka aftësi dalluese, nuk e humb qetësinë.*+ 28  Edhe i marri shihet si i mençur kur nuk e hap gojën,dhe ai që i qep buzët, si njeri me aftësi dalluese.

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «plot flijime».
^ Ose «qetësi».
^ Ose «nipërit dhe mbesat».
^ Ose «e fëmijëve janë prindërit».
^ Ose «e shkëlqyera».
^ Ose «fisnikut!»
^ Fjalë për fjalë «e mbulon».
^ Fjalë për fjalë «të lëshosh ujërat».
^ Fjalë për fjalë «zemra».
^ Ose «por i mungon gjykimi i mirë?!»
^ Fjalë për fjalë «që i mungon zemra».
^ Ose «Kush mburret gjithmonë».
^ Ose «t’i than kockat».
^ Ose «është e mirë për të shëruar».
^ Fjalë për fjalë «ryshfet nga gjiri».
^ Ose «nëpër skajet e tokës».
^ Fjalë për fjalë «vrer».
^ Ose «T’u vësh gjobë të drejtëve».
^ Ose «ruan gjakftohtësinë».