Proverbat 27:1-27

  • Korrigjimi i një shoku është i dobishëm (5, 6)

  • Biri im, gëzoma zemrën (11)

  • Hekuri mpreh hekurin (17)

  • Njihe kopenë tënde (23)

  • Pasuria nuk zgjat përgjithmonë (24)

27  Mos u mburr për të nesërmen,sepse nuk e di ç’do të sjellë dita.*+  2  Le të të lëvdojë një tjetër,* dhe jo goja jote,të tjerët,* dhe jo buzët e tua.+  3  Guri është i rëndë, e po ashtu edhe rëra,por acarimi që shkakton i marri, të rëndon më shumë se të dy bashkë.+  4  Tërbimi është mizor dhe zemërimi i furishëm,*por kush mund t’i bëjë ballë xhelozisë?*+  5  Më mirë një korrigjim i hapur, se një dashuri e fshehur.+  6  Më mirë plagët që të hap një shok besnik,+se puthjet e pasosura* të armikut.  7  Kush është* i ngopur, i bën naze* mjaltit të hojeve,por atij që ka uri,* edhe ajo që është e hidhur i duket e ëmbël.  8  Si një zog që endet* larg folesë së tij,është ai që endet larg shtëpisë së vet.  9  Vaji dhe temjani e gëzojnë zemrën,edhe miqësia e ëmbël që buron nga këshilla të sinqerta.*+ 10  Mos e braktis shokun tënd, as shokun e babait tënd,e në ditë të keqe, mos shko në shtëpinë e vëllait tënd,sepse është më mirë një fqinj pranë, se një vëlla larg.+ 11  Ji i mençur, biri im, dhe gëzoma zemrën,+që t’i përgjigjem atij që më përbuz.*+ 12  Mendjemprehti e dallon rrezikun dhe fshihet,+kurse i papërvoji shkon përpara dhe vuan pasojat.* 13  Nëse një burrë del garant për një të panjohur, merri rrobën;nëse bën po njësoj për një grua të huaj,* merri një peng.+ 14  Nëse i uron shëndet* tjetrit me zë të lartë në mëngjes herët,do t’i duket sikur po e mallkon. 15  Si çatia që pikon pa pushim në ditë shiuështë një bashkëshorte grindavece.*+ 16  Kush mund ta mbajë atë nën fre,mund të mbajë nën fre erën e të kapë vajin me dorë.* 17  Ashtu si hekuri mpreh hekurin,edhe njeriu e mpreh* shokun e vet.*+ 18  Kush kujdeset për fikun, do t’ia shijojë frytet,+dhe kush kujdeset për zotërinë e tij, do të nderohet.+ 19  Siç pasqyron uji fytyrën e njeriut,edhe zemra e njërit pasqyron zemrën e tjetrit. 20  Varri dhe vendi i kalbjes* s’kanë të ngopur;+as sytë e njeriut s’kanë të ngopur. 21  Siç rafinohet argjendi në kazan dhe ari në furrë,+edhe njeriu vihet në provë* nga lëvdatat që merr. 22  Edhe nëse e bën të marrin grimca-grimca me një shtypësesi grurë të thërrmuar në havan,*marrëzia nuk do t’i largohet. 23  Duhet ta njohësh mirë gjendjen e kopesë sate. Kujdesu mirë për delet e tua,*+ 24  sepse pasuria nuk zgjat përgjithmonë,+as kurora* brez pas brezi. 25  Bari i gjelbër thahet, bari i ri mbin,dhe bimësia e maleve mblidhet për bagëtinë. 26  Nga deshtë e rinj do të sigurosh veshje,dhe nga cjeptë, çmimin e arës; 27  do të kesh edhe mjaft qumësht dhie për ushqim,për të ushqyer familjen dhe shërbëtoret e tua.

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «ç’do të sjellë në jetë dita».
^ Fjalë për fjalë «një i panjohur».
^ Fjalë për fjalë «një i huaj».
^ Ose «si ujëra vërshuese».
^ Ose «smirës?»
^ Një mundësi tjetër «e shtirura; jo të sinqerta».
^ Ose «Një shpirt».
^ Fjalë për fjalë «e shkel me këmbë».
^ Ose «shpirtit të uritur».
^ Ose «ikën».
^ Ose «të dhëna me gjithë shpirt».
^ Ose «më sfidon».
^ Ose «e paguan shtrenjtë».
^ Ose «për një të huaj».
^ Fjalë për fjalë «e bekon».
^ Ose «zevzeke; që të ha shpirtin».
^ Fjalë për fjalë «me dorën e djathtë».
^ Fjalë për fjalë «fytyrën e shokut të vet».
^ Ose «e përmirëson».
^ Ose «Sheoli dhe vendi i shkatërrimit; Sheoli dhe Abadoni».
^ Ose «tregon kush është vërtet».
^ Ose «Jepu me gjithë zemër pas deleve të tua; Kushtoju vëmendje deleve të tua».
^ Ose «diadema».