Proverbat 11:1-31

  • Mençuria është me modestët (2)

  • Apostati i rrënon të tjerët (9)

  • «Kur ka shumë këshilltarë, ka sukses» (14)

  • Njeriu bujar do të begatohet (25)

  • Kush i var shpresat te pasuritë e tij, do të rrënohet (28)

11  Peshorja me hile është e neveritshme për Jehovain,por pesha e saktë* i sjell atij kënaqësi.+  2  Kur kalohen caqet me arrogancë, vjen çnderimi,+por mençuria është me modestët.+  3  Integriteti* u prin të drejtëve,+por intrigat do t’i rrënojnë të pabesët.+  4  Pasuritë* s’të hyjnë në punë ditën e zemërimit të furishëm,+por drejtësia të shpëton nga vdekja.+  5  Drejtësia ua drejton shtigjet të paqortueshmëve,por të ligjtë do të rrënohen për shkak të ligësisë së tyre.+  6  Drejtësia do t’i çlirojë të drejtët,+por të pabesët do të zihen në lak nga dëshirat e veta.+  7  Kur njeriu i lig vdes, shpresat e tij shuhen,e bashkë me të, merr fund edhe ajo që priste nga fuqia e vet.+  8  I drejti do të çlirohet nga halletdhe vendin e tij do ta zërë i ligu.+  9  Me gojën e tij, apostati* e rrënon të afërmin,*por i drejti çlirohet falë njohurisë.+ 10  Nga mirësia e të drejtëve, qyteti është plot hare,dhe kur zhduken të ligjtë, ka britma gëzimi.+ 11  Falë bekimit të të drejtëve, qyteti lartësohet,+por nga goja e të ligjve rrafshohet.+ 12  Kush nuk ka gjykim të mirë,* e trajton me përbuzje* të afërmin,por njeriu me aftësi të vërtetë dalluese e mban gjuhën nën fre.+ 13  Kush e ka gjuhën të gjatë,* shkon vërdallë për të treguar bisedat e bëra në mirëbesim,+por njeriu i besueshëm* nuk i tregon çështjet konfidenciale.* 14  Kur nuk ka udhëheqje të mençur,* populli vuan,por kur ka shumë këshilltarë, ka sukses.*+ 15  Atij që del garant* për një të panjohur, me siguri do t’i shkojë keq,+por kush nuk e shtrëngon* dorën në shenjë zotimi, do të jetë i sigurt. 16  Një grua shpirtmirë* fiton lavdi,+kurse shpirtmizorët shtien në dorë pasuri. 17  Një burrë zemërmirë* i bën mirë vetes,+kurse shpirtligjtë e futin veten në telashe.*+ 18  I ligu fiton shpërblime të rreme,+por kush mbjell drejtësi, fiton shpërblime të vërteta.+ 19  Atë që nuk heq dorë nga drejtësia, e pret jeta,+por atë që jepet pas së ligës, e pret vdekja. 20  Kush ka zemër dredharake, është i neveritshëm për Jehovain,+por kush ecën në mënyrë të paqortueshme, i sjell atij kënaqësi.+ 21  Ji i sigurt për këtë:* i ligu do të ndëshkohet se s’bën,+por fëmijët e të drejtëve kanë për të shpëtuar. 22  Si një unazë ari në feçkën e një derriështë një grua e bukur që nuk do hiç të tregojë gjykim të mirë. 23  Dëshira e të drejtëve sjell veç të mira,+kurse shpresa e të ligjve ngjall tërbim. 24  Dikush jep bujarisht,* e megjithatë në fund ka më shumë;+një tjetër e mban për vete atë që duhet të japë, por përfundon në skamje.+ 25  Njeriu* bujar do të begatohet,*+dhe kush është burim freskie për të tjerët,* do të ripërtërihet edhe vetë.+ 26  Populli do ta mallkojë atë që e mban drithin për vete,por do ta bekojë atë që e shet. 27  Me njeriun që ngulmon të bëjë mirë, do të tregohen zemërmirë,+por atij që kërkon të keqen, e keqja do t’i bjerë mbi kokë.+ 28  Kush i var shpresat te pasuritë e tij, do të rrënohet,+por të drejtët do të lulëzojnë si gjethnaja.+ 29  Kushdo që e fut në telashe* shtëpinë e vet, do të trashëgojë erën,+dhe i pamendi do të bëhet shërbëtor i të mençurit. 30  Pemë jete është fryti i të drejtit,+dhe kush i bind të tjerët të bëjnë mirë,* është i mençur.+ 31  Nëse i drejti mbi faqen e dheut do të marrë vërtet atë që i takon,aq më shumë do të marrë i ligu dhe mëkatari!+

Shënimet

^ Ose «një gur peshe i plotë».
^ Ose «Gjërat me vlerë».
^ Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
^ Ose «njeriu i pafe; i ligu».
^ Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
^ Ose «e përçmon».
^ Fjalë për fjalë «e mbulon një çështje».
^ Fjalë për fjalë «i besueshëm në frymë».
^ Ose «Një shpifës».
^ Ose «drejtim nga një person i aftë».
^ Ose «shpëtim».
^ Ose «urren të shtrëngojë».
^ Ose «garanton huanë».
^ Ose «e këndshme».
^ Ose «Një burrë me dashuri besnike; Një burrë dashamirës».
^ Ose «e çnderojnë veten».
^ Fjalë për fjalë «Dora te dora».
^ Fjalë për fjalë «shpërndan».
^ Ose «Shpirti».
^ Fjalë për fjalë «do të majmet».
^ Fjalë për fjalë «ujit me bollëk».
^ Ose «e çnderon».
^ Mund t’i referohet dikujt që i ndihmon të tjerët të hyjnë në udhën e jetës.