Proverbat 12:1-28

  • Kush e urren korrigjimin, është i paarsyeshëm (1)

  • «Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate» (18)

  • Provojmë gëzim kur nxitim paqen (20)

  • Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Jehovain (22)

  • Ankthi ta rëndon zemrën (25)

12  Kush e do disiplinën, do njohurinë,+por kush e urren korrigjimin, është i paarsyeshëm.*+  2  Njeriu i mirë fiton miratimin e Jehovait,por njeriu që kurdis plane të liga, merr ndëshkimin e Tij.+  3  Askush nuk gjen dot siguri me anë të ligësisë,+por rrënjët e të drejtëve nuk do të shkulen kurrë.  4  Një grua e zonja është kurorë për të shoqin,+por ajo që e turpëron, është si kalbësirë për kockat e tij.+  5  Mendimet e të drejtëve të çojnë në rrugën e duhur,por udhëheqja e të ligjve të mashtron.  6  Fjalët e të ligjve janë grackë vdekjeprurëse,*+por goja e të drejtëve sjell shpëtim.+  7  Njëherë që mposhten, të ligjtë zhduken,por shtëpia e të drejtëve mbetet përherë.+  8  Njeriu që flet me maturi, do të lëvdohet,+por kush ka zemër dredharake, do të përçmohet.+  9  Më mirë të vlerësohesh pak, e të kesh një shërbëtor,se t’i japësh lavdi vetes, e të ngelesh pa bukë.*+ 10  I drejti kujdeset për kafshët e veta,+por mëshira që u tregon i ligu është veçse mizore. 11  Kush e punon tokën, do të ngopet me bukë,+por ai që rend pas kotësive, nuk ka gjykim të mirë.* 12  Të ligjtë lakmojnë prenë e të tjerëve,*por rrënjët e të drejtëve japin fryt. 13  Buzët e tij mëkatare e zënë në lak të ligun,+por i drejti çlirohet nga hallet. 14  Nga fryti i gojës së vet* njeriu do të ngopet me të mira,+dhe nga puna e duarve të tij do të shpërblehet. 15  Të marrit i duket e drejtë udha e tij,+kurse i mençuri i pranon sugjerimet.*+ 16  I marri e tregon menjëherë* acarimin,+por mendjemprehti e anashkalon* fyerjen. 17  Dëshmitari i besueshëm thotë të vërtetën,*por dëshmitari i rremë mashtron. 18  Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate,por gjuha e të mençurve sjell shërim.+ 19  Buzët e së vërtetës do të qëndrojnë përgjithmonë,+kurse gjuha gënjeshtare do të zgjatë veç një çast.+ 20  Ata që thurin intriga, e kanë zemrën plot mashtrime,kurse ata që nxitin* paqe, kanë veç gëzim.+ 21  Të drejtët s’do t’i gjejë asnjë e keqe,+por të zezat nuk do të kenë të sosur për të ligjtë.+ 22  Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Jehovain,+por ata që tregohen të besueshëm, i sjellin atij kënaqësi. 23  Njeriu mendjemprehtë nuk e tregon sheshit sa shumë di,*kurse i marri i lëshon pa fre fjalët e pamenda të zemrës së vet.+ 24  Duart e palodhura do të mbretërojnë,+kurse duart dembele do të skllavërohen.+ 25  Ankthi ia rëndon zemrën njeriut,*+kurse një fjalë e mirë ia ngre zemrën peshë.+ 26  I drejti e zgjedh me kujdes kullotën* e vet,por të ligjtë ndjekin shtigje që i çojnë në rrugë të shtrembër. 27  Përtaci nuk e ndjek prenë e vet,+por i papërtuari është një thesar i çmuar. 28  Shtegu i drejtësisë të çon në jetë;+në shtegun e saj nuk ka vdekje.

Shënimet

^ Ose «nuk ka mend».
^ Fjalë për fjalë «zënë pritë për gjak».
^ Ose «e të mos kesh për të ngrënë».
^ Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
^ Fjalë për fjalë «e të ligjve të tjerë».
^ Ose «i fjalëve të veta».
^ Ose «këshillat».
^ Ose «brenda ditës».
^ Fjalë për fjalë «e mbulon».
^ Fjalë për fjalë «të drejtën».
^ Fjalë për fjalë «ata që këshillojnë».
^ Ose «di kur të flasë e kur jo».
^ Ose «e dëshpëron njeriun».
^ Ose «ambientin shoqëror».