Proverbat 24:1-34

  • Mos i ki zili të ligjtë (1)

  • Shtëpia ndërtohet me mençuri (3)

  • I drejti mund të bjerë, por do të ngrihet (16)

  • Mos ia kthe tjetrit me të njëjtën monedhë (29)

  • Dremitja të varfëron (33, 34)

24  Mos i ki zili të ligjtë,dhe mos e dëshiro shoqërinë e tyre,+  2  sepse zemra e tyre mendon veç për dhunë,dhe buzët e tyre kurdisin të këqija.  3  Shtëpia ndërtohet* me mençuri+dhe bëhet e patundur me aftësi dalluese.  4  Falë njohurisë, dhomat e saj mbushenme lloj-lloj thesaresh të çmuara e të bukura.+  5  Njeriu i mençur ka forcë,+dhe falë njohurisë, njeriu bëhet edhe më i fortë.  6  Luftën bëje nën udhëheqje të mençur,*+sepse ku ka shumë këshilltarë, ka fitore.*+  7  Mençuria e vërtetë është e paarritshme për të marrin;+ai nuk ka asgjë për të thënë te porta e qytetit.  8  Ai që thur të liga,do të quhet mjeshtër intrigash.+  9  Intrigat e të marrit të çojnë në mëkat,dhe njerëzit e urrejnë tallësin.+ 10  Po të shkurajohesh në ditë të keqe,*fuqia jote do të jetë e paktë. 11  Çliroji ata që po i shpien drejt vdekjes,dhe shpëtoji ata që janë buzë masakrës.+ 12  Nëse thua: «Ne s’dinim gjë!»,a nuk e dallon Ai që shqyrton zemrat?*+ Po, Ai që të vëzhgon, do ta dijëdhe do ta shpërblejë secilin sipas veprave të veta.+ 13  Biri im, ha mjaltë, sepse është i mirë;mjalti i hojeve ka shije të ëmbël. 14  Po ashtu, dije se mençuria është e mirë për ty.*+ Po ta gjesh, do të kesh të ardhme,dhe nuk do të të shuhen shpresat.+ 15  O i pabesë, mos zër pusí afër shtëpisë së të drejtit,mos ia shkatërro vendin ku gjen prehje, 16  se edhe në rëntë i drejti shtatë herë, do të ngrihet përsëri,+kurse i ligu do të shembet përdhe nga të këqijat që do t’i bien.+ 17  Mos gëzo kur armiku yt bie,dhe zemra jote të mos gëzohet kur ai rrëzohet.+ 18  Përndryshe, Jehovai do ta shohë e nuk do t’i pëlqejë,dhe do ta largojë nga ai* zemërimin e vet.+ 19  Mos u acaro* për shkak të të këqijve,e mos i ki zili të ligjtë, 20  sepse s’ka të ardhme për të këqijtë+dhe llamba e të ligjve do të shuhet.+ 21  Biri im, ki nderim të thellë për Jehovain* dhe mbretin,+dhe mos u përziej me rebelët,*+ 22  sepse shkatërrimi i tyre do të vijë befas.+ Kush e di ç’të zeza do t’u sjellin* mbi kokë?+ 23  Edhe këto fjalë i përkasin të mençurit: nuk është mirë të mbash anë kur gjykon.+ 24  Popujt do ta mallkojnë dhe kombet do ta dënojnëatë që i thotë të ligut: «Ti je i drejtë.»+ 25  Por atyre që e korrigjojnë,+do t’u dalë për mirë e do të bekohen me bollëk.+ 26  Njerëzit do ta respektojnë* atë që përgjigjet me ndershmëri.*+ 27  Vër në vijë punët që ke përjashta dhe bëj gati çdo gjë në arë,e pastaj ndërto shtëpinë* tënde. 28  Mos dëshmo kundër tjetrit* pa baza+dhe mos i përdor buzët për t’i mashtruar të tjerët.+ 29  Mos thuaj: «Si ma bëri, ashtu do t’ia bëj. Do t’ia kthej me të njëjtën monedhë.»*+ 30  Kalova pranë arës së përtacit,+pranë vreshtit të atij që nuk ka gjykim të mirë.* 31  Vura re se e kishin mbytur barërat e këqija;toka ishte mbuluar me hithradhe muri prej guri ishte shembur.+ 32  Teksa e shihja, fillova të mendoja,e nga sa pashë, nxora këtë mësim:* 33  fli edhe pak, dremit edhe pak,rri edhe pak duarkryq për të pushuar, 34  dhe varfëria do të të vijë si kusar,skamja, si një burrë i armatosur.+

Shënimet

^ Ose «Familja forcohet».
^ Ose «nën drejtimin e një këshilluesi të aftë».
^ Ose «sukses; shpëtim».
^ Ose «në kohë të vështira».
^ Ose «motivet?»
^ Ose «është e ëmbël për shpirtin tënd».
^ Domethënë, armiku.
^ Ose «Mos u nxeh».
^ Fjalë për fjalë «frikësoju Jehovait». Shih Fjalorthin.
^ Ose «me ata që duan të sjellin ndryshime».
^ Domethënë, Jehovai dhe mbreti.
^ Fjalë për fjalë «do t’i puthin buzët».
^ Një mundësi tjetër «Një përgjigje e drejtpërdrejtë është si një puthje».
^ Ose «ngri familjen».
^ Ose «të afërmit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «Kam për t’i larë hesapet me të».
^ Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
^ Fjalë për fjalë «pranova disiplinën».