Proverbat 22:1-29

  • Më mirë një emër i mirë, se një pasuri të madhe (1)

  • Stërvitja që nga fëmijëria zgjat gjithë jetën (6)

  • Përtaci ka frikë nga luani që është jashtë (13)

  • Disiplina largon marrëzinë (15)

  • Një punëtor i zoti u shërben mbretërve (29)

22  Më mirë të bësh emër të mirë,* se pasuri të madhe.+ Të gëzosh respektin* e të tjerëve, është më mirë se argjendi dhe ari.  2  I pasuri dhe i varfri kanë këtë të përbashkët:* Jehovai i ka bërë që të dy.+  3  Mendjemprehti e dallon rrezikun dhe fshihet,kurse i papërvoji shkon përpara dhe vuan pasojat.*  4  Fryti i përulësisë dhe i nderimit të thellë për Jehovain*është pasuri, lavdi dhe jetë.+  5  Në shtegun e dredharakut ka gjemba e gracka,por kush e çmon jetën e vet, u qëndron larg.+  6  Stërvite djalin* në udhën që duhet të ndjekë;+edhe kur të plaket, nuk do të largohet prej saj.+  7  I pasuri sundon mbi të varfrin,dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.+  8  Kush mbjell padrejtësi, do të korrë të këqija,+dhe skeptri* i furisë së tij do të marrë fund.+  9  Njeriu bujar* do të bekohet,sepse i jep nga ushqimi i vet të varfrit.+ 10  Përzëre tallësin, dhe grindja do të shuhet;mosmarrëveshjet* dhe fyerjet do të marrin fund. 11  Kush e ka zemrën të pastër dhe flet me hijeshi,do të ketë mik mbretin.+ 12  Sytë e Jehovait e ruajnë me kujdes të vërtetën,por Ai i hedh poshtë fjalët e të pabesëve.+ 13  Përtaci thotë: «Jashtë është një luan!Do të më vrasë në mes të sheshit!»+ 14  Goja e grave të ulëta* është gropë e thellë;+në të do të bjerë ai që ka dënuar Jehovai. 15  Marrëzia i ka rrënjët në zemrën e një djali,*+por shkopi i disiplinës do ta largojë nga ai.+ 16  Kush zhvat të varfrin që të mbushë xhepat e vet,+dhe kush i jep dhurata të pasurit,do të bjerë në varfëri. 17  Dëgjoji dhe vërua veshin fjalëve të të mençurve,+që zemra jote të priret drejt njohurisë sime,+ 18  sepse është kënaqësi t’i mbash ato në zemër,+e kështu asnjë prej tyre nuk do të largohet kurrë nga buzët e tua.+ 19  Që siguria jote të jetë te Jehovai,po të jap sot njohuri. 20  A nuk të kam shkruar tashmëduke të dhënë këshilla dhe njohuri, 21  për të të mësuar fjalë të vërteta e të besueshme,që t’ia raportosh me saktësi atij që të dërgoi? 22  Mos i grabit të varfrit, ngaqë janë të varfër,+dhe mos i shtyp të përvuajturit te porta e qytetit,+ 23  sepse çështjen e tyre do ta mbrojë vetë Jehovai+dhe ai do t’ua marrë jetën atyre që i zhvatin. 24  Mos u shoqëro me njeriun gjaknxehtë,dhe mos u përziej me njeriun zemërak, 25  që të mos i mësosh kurrë udhët e tyre,dhe pa e kuptuar të biesh në kurth.+ 26  Mos ji ndër ata që shtrëngojnë dorën në shenjë zotimi,që dalin garant për huanë e tjetrit,+ 27  sepse, nëse nuk ke asgjë me se të paguash,do të ta marrin edhe shtratin ku je shtrirë! 28  Mos e shtyj shenjën e kufiritqë vunë në lashtësi paraardhësit e tu.+ 29  A ke parë një njeri të zotin në punën e tij? Ai do të zërë vend para mbretërve,+dhe jo para njerëzve të zakonshëm.

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «pëlqimin».
^ Ose «të kesh reputacion të mirë». Fjalë për fjalë «emër».
^ Fjalë për fjalë «takohen bashkë».
^ Ose «e paguan shtrenjtë».
^ Fjalë për fjalë «i frikës nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
^ Ose «fëmijën; të riun».
^ Fjalë për fjalë «shkopi».
^ Fjalë për fjalë «Njeriu me sy të mirë».
^ Ose «çështjet gjyqësore».
^ Fjalë për fjalë «të panjohura». Shih Pr 2:16.
^ Ose «e një fëmije; e një të riu».