Proverbat 2:1-22

  • Vlera e mençurisë (1-22)

    • Kërko për mençurinë si për thesare të fshehura (4)

    • Aftësia për t’u menduar mirë është mbrojtje (11)

    • Imoraliteti sjell rrënim (16-19)

2  Biri im, nëse i pranon fjalët e miadhe i ruan si thesar urdhërimet e mia+   duke i vënë veshin mençurisë+dhe duke e prirur zemrën drejt aftësisë dalluese,+   e nëse i thërret aftësisë për të kuptuar*+dhe e ngre zërin për aftësi dalluese,+   nëse vazhdon t’i kërkosh si argjendin+dhe të rrëmosh për to si për thesare të fshehura,+   atëherë do të kuptosh ç’do të thotë të nderosh thellësisht Jehovain*+dhe do të fitosh njohuri për Perëndinë.+   Vërtet, vetë Jehovai jep mençuri+e prej gojës së tij burojnë njohuria dhe aftësia dalluese.   Ai e ruan si thesar mençurinë praktike për të drejtët;ai është mburojë për ata që ecin me integritet.*+   Ai i mbron shtigjet e drejtësisëdhe do ta ruajë udhën e besnikëve të tij.+   Po, atëherë do të kuptosh çfarë është drejtësia, ndershmëria dhe paanshmëria;cila është udha e mirë që duhet të ndjekësh gjithmonë.+ 10  Kur mençuria të hyjë në zemrën tënde+dhe njohuria të bëhet e këndshme për shpirtin* tënd,+ 11  aftësia për të menduar mirë do të të ruajë+dhe aftësia dalluese do të të mbrojë, 12  për të të shpëtuar nga udha e keqe,nga njeriu që thotë gjëra të shtrembra,+ 13  nga ata që largohen nga shtigjet e drejtapër të ecur në udhët e errësirës,+ 14  nga ata që gëzojnë kur bëjnë keqdhe kënaqen me gjëra të liga e të shtrembra, 15  nga ata që ndjekin shtigje dredharakee që janë hileqarë në gjithë udhët e tyre. 16  Mençuria do të të ruajë nga gruaja e ulët,*nga fjalët e sheqerosura* të gruas imorale*+ 17  që e braktis shokun e ngushtë të rinisë*+dhe që e harron besëlidhjen që ka bërë me Perëndinë. 18  Shtëpia e saj të fundos në vdekje,dhe shtigjet* e saj të çojnë tek ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje.+ 19  Asnjë nga ata që kryen marrëdhënie me të*s’do të kthehet e s’do të hyjë përsëri në shtigjet e jetës.+ 20  Prandaj ndiq udhën e njerëzve të mirëdhe qëndro në shtigjet e të drejtëve,+ 21  sepse vetëm të drejtët* do të banojnë në tokëdhe të paqortueshmit* do të qëndrojnë në të.+ 22  Kurse të ligjtë do të shfarosen nga toka+dhe të pabesët do të shkulen prej saj.+

Shënime në fund të faqes

Ose «kuptueshmërisë».
Fjalë për fjalë «t’i frikësohesh Jehovait». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «e panjohur». Ka të ngjarë t’i referohet dikujt që nuk ndjek standardet morale të Perëndisë.
Ose «joshëse».
Fjalë për fjalë «së huaj». Ka të ngjarë t’i referohet dikujt që është larguar nga normat morale të Perëndisë.
Ose «bashkëshortin e rinisë».
Fjalë për fjalë «udhët».
Fjalë për fjalë «që hyn tek ajo».
Ose «të ndershmit».
Ose «ata që mbajnë integritetin».