Zbulesa e Gjonit 3:1-22
3 Engjëllit të kongregacionit në Sardë shkruaji: “Kështu thotë ai që ka shtatë frymërat e Perëndisë+ dhe shtatë yjet:+ ‘I di veprat e tua dhe që ke reputacionin* se je i gjallë, por je i vdekur.+
2 Ji syçelë+ dhe forco ata që mbeten e gati po vdesin, sepse nuk shoh t’i kryesh plotësisht veprat që Perëndia im pret nga ti.
3 Prandaj kujto* si e more dhe si e dëgjove fjalën, vazhdo ta zbatosh e pendohu.+ Nëse nuk zgjohesh, sigurisht do të vij si hajdut+ dhe s’do ta marrësh vesh se në ç’orë do të vij kundër teje.+
4 Megjithatë ke disa individë* në Sardë që nuk i kanë ndotur rrobat;+ ata do të ecin bashkë me mua me rroba të bardha,+ sepse janë të denjë për këtë.
5 Ai që del fitimtar,+ do të vishet me rroba të bardha.+ Dhe kurrsesi nuk do t’ia fshij emrin nga libri i jetës,+ por do ta pranoj para Atit tim dhe para engjëjve të tij.+
6 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”
7 Engjëllit të kongregacionit në Filadelfia shkruaji: “Kështu thotë ai që është i shenjtë,+ që është i vërtetë,+ që ka çelësin e Davidit,+ që hap në mënyrë që askush të mos mbyllë dhe mbyll në mënyrë që askush të mos hapë:
8 ‘I njoh veprat e tua. Ja, kam hapur para teje një derë+ që askush s’mund ta mbyllë. E di se e ruajte fjalën time dhe nuk e mohove emrin tim, ndonëse ke pak fuqi.
9 Ja, ata të sinagogës së Satanait që gënjejnë duke thënë se janë judenj, por në të vërtetë nuk janë,+ do t’i bëj të vijnë e të përkulen* përpara këmbëve të tua dhe do t’i bëj të kuptojnë se unë të kam dashur.
10 Meqë e ruajte fjalën për qëndrueshmërinë time,*+ edhe unë do të të ruaj në orën e sprovës+ që do të vijë mbi mbarë tokën e banuar, për të vënë në sprovë ata që banojnë në tokë.
11 Po vij shpejt,+ prandaj vazhdo të mbash fort atë që ke, me qëllim që askush të mos e marrë kurorën tënde.+
12 Atë që do të dalë fitimtar, do ta bëj një shtyllë në tempullin e Perëndisë tim, dhe nuk do të dalë më kurrsesi që andej. Mbi të do të shkruaj emrin e Perëndisë tim,+ emrin e qytetit të Perëndisë tim—Jerusalemi i Ri,+ i cili zbret nga qielli prej Perëndisë tim—dhe emrin tim të ri.+
13 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”
14 Engjëllit të kongregacionit në Laodice+ shkruaji: “Kështu thotë Amini,+ dëshmitari+ besnik dhe i vërtetë,+ fillimi i krijimit të Perëndisë:+
15 ‘I di veprat e tua dhe që nuk je as i ftohtë, as i ngrohtë. Do të doja të ishe ose i ftohtë, ose i ngrohtë.
16 Meqë je i vakët dhe nuk je as i ftohtë+ e as i ngrohtë,+ do të të vjell nga goja,
17 sepse ti thua: “Jam i pasur,+ kam vënë pasuri e s’kam nevojë për asgjë.” Por nuk e di që je i mjerë, i shkretë, i varfër, i verbër e lakuriq.
18 Të këshilloj të blesh nga unë ar të rafinuar në zjarr që të bëhesh i pasur, rroba të bardha që të vishesh e të mos dalë në shesh lakuriqësia jote e turpshme,+ si dhe balsam për të lyer sytë+ që të shohësh.+
19 Të gjithë ata që i kam për zemër, unë i korrigjoj dhe i disiplinoj.*+ Prandaj ji i zellshëm dhe pendohu.+
20 Ja, jam te dera dhe po trokas. Nëse dikush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj në shtëpinë e tij dhe do të ha darkë me të, e ai me mua.
21 Atij që do të dalë fitimtar,+ do t’i lejoj të ulet me mua në fronin tim,+ sikurse unë dola fitimtar dhe u ula+ me Atin tim në fronin e tij.
22 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”»
Shënimet
^ Ose «emrin».
^ Ose «mbaj parasysh».
^ Fjalë për fjalë «disa emra».
^ Ose «të bëjnë nderime».
^ Një mundësi tjetër «ndoqe shembullin e qëndrueshmërisë sime».
^ Shih Fjalorthin.