Zbulesa e Gjonit 16:1-21

  • Shtatë kupat e zemërimit të Perëndisë (1-21)

    • Derdhen mbi tokën (2), detin (3), lumenjtë e burimet (4-7), diellin (8, 9), fronin e bishës (10, 11), Eufratin (12-16) dhe në ajër (17-21)

    • Lufta e Perëndisë në Armagedon (14, 16)

16  Nga shenjtërorja dëgjova një zë të fortë+ që u tha shtatë engjëjve: «Shkoni dhe derdhni mbi tokë shtatë kupat e zemërimit të Perëndisë.»+  I pari shkoi dhe e derdhi kupën mbi tokë.+ Një ulcerë e keqe dhe e tmerrshme+ i zuri njerëzit që kishin damkën e bishës+ e që adhuronin shëmbëlltyrën e saj.+  I dyti e derdhi kupën mbi det.+ Ai u kthye në gjak,+ si gjaku i një të vdekuri, dhe çdo krijesë* e gjallë vdiq, po, çdo gjë që ishte në det.+  I treti e derdhi kupën mbi lumenjtë dhe burimet e ujërave,+ që u kthyen në gjak.+  Engjëllin që ishte mbi ujërat, e dëgjova të thoshte: «Ti, o Perëndi, Ai që ishte dhe që është,+ Besniku,+ je i drejtë, sepse ke dhënë këto vendime gjyqësore.+  Ata derdhën gjakun e të shenjtëve e të profetëve,+ e ti u ke dhënë të pinë gjak;+ e meritojnë.»+  Dëgjova altarin që tha: «Po, o Perëndi Jehova,* o i Plotfuqishëm,+ të vërteta dhe të drejta janë vendimet e tua gjyqësore!»*+  I katërti e derdhi kupën mbi diell,+ dhe dielli u lejua që t’i zhuriste njerëzit me zjarr.  Njerëzit i zhuriti nxehtësia e madhe, e megjithatë blasfemuan* emrin e Perëndisë që ka autoritet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan e nuk i dhanë lavdi atij. 10  I pesti e derdhi kupën mbi fronin e bishës. Mbretëria e saj u errësua,+ e ata zunë të kafshonin gjuhën nga dhembja, 11  e megjithatë blasfemuan Perëndinë e qiellit për dhembjet e për ulcerat e tyre, dhe nuk u penduan për veprat që kishin bërë. 12  I gjashti e derdhi kupën mbi lumin e madh Eufrat,+ dhe ujërat e tij u thanë+ për t’u përgatitur udhën mbretërve+ që vinin nga lindja e diellit. 13  Pastaj pashë tri shprehje të frymëzuara të ndyra,* që ngjanin me bretkosa, të cilat dolën nga goja e dragoit,+ nga goja e bishës dhe nga goja e profetit të rremë. 14  Në të vërtetë janë shprehje që i frymëzojnë demonët dhe kryejnë shenja+ e shkojnë te mbretërit e mbarë tokës së banuar që t’i mbledhin për luftën+ e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.+ 15  «Ja, unë po vij si një hajdut.+ Lum ai që rri zgjuar+ dhe ruan rrobat e tij, që të mos ecë lakuriq e njerëzit të shohin turpin e tij!»+ 16  Ato i mblodhën mbretërit së bashku në vendin që në hebraisht quhet Armagedon.*+ 17  I shtati e derdhi kupën në ajër. Atëherë një zë i fortë erdhi nga shenjtërorja,+ nga froni, dhe tha: «Mori fund!» 18  U dëgjuan vetëtima, zëra e bubullima, dhe ra një tërmet aq i madh sa nuk kishte rënë kurrë më parë që kur ka pasur njerëz në tokë.+ Po, kaq shumë u përhap dhe kaq i madh ishte ai tërmet! 19  Qyteti i madh+ u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve u shembën. Perëndisë iu kujtua Babilonia e Madhe,+ që t’i jepte kupën me verën e zemërimit të tij të furishëm.+ 20  Po kështu, të gjithë ishujt u zhdukën dhe malet nuk u gjetën më.+ 21  Një breshër i madh, me kokrrat gati sa pesha e një talente,* ra nga qielli mbi njerëzit,+ dhe ata blasfemuan Perëndinë për shkak të plagës së breshrit,+ sepse plaga ishte jashtëzakonisht e madhe.

Shënime në fund të faqes

Ose «shpirt».
Ose «gjykimet e tua!»
Fjalë për fjalë «frymëra të ndyra».
Greqisht Harmagedón; vjen nga një term hebraik që do të thotë «mali i Megidos».
Një talentë greke ishte 20,4 kg. Shih Shtojcën B14.