Zbulesa e Gjonit 20:1-15

  • Satanai lidhet për 1.000 vjet (1-3)

  • Mbretërojnë me Krishtin për 1.000 vjet (4-6)

  • Satanai lirohet, më pas shkatërrohet (7-10)

  • Të vdekurit gjykohen para fronit të bardhë (11-15)

20  Pashë një engjëll që zbriste nga qielli me çelësin e humnerës+ dhe me një zinxhir të madh në dorë.  Ai e kapi dragoin,+ gjarprin e hershëm,+ i cili është Djalli+ dhe Satanai,+ dhe e lidhi për 1.000 vjet.  Pastaj e vërviti në humnerë,+ të cilën e mbylli dhe e vulosi sipër tij, që të mos i mashtronte më kombet, derisa të mbaronin 1.000 vjetët. Pas kësaj, ai do të lirohet për pak kohë.+  Pashë frone dhe ata që ishin ulur në to, të cilëve u ishte dhënë autoritet për të gjykuar. Po, pashë gjakun* e atyre që ishin ekzekutuar,* ngaqë kishin dhënë dëshmi për Jezuin dhe kishin folur për Perëndinë. Pashë ata që nuk kishin adhuruar as bishën, as shëmbëlltyrën e saj dhe që nuk e kishin marrë damkën mbi ballë ose mbi dorë.+ Ata u kthyen në jetë dhe mbretëruan me Krishtin+ për 1.000 vjet.  (Pjesa tjetër e të vdekurve+ nuk u kthyen në jetë derisa mbaruan 1.000 vjetët.) Kjo është ringjallja e parë.+  I lumtur dhe i shenjtë është kushdo që kthehet në jetë në ringjalljen e parë;+ vdekja e dytë+ nuk ka aspak autoritet mbi ta,+ dhe ata do të jenë priftërinj+ të Perëndisë e të Krishtit, dhe do të mbretërojnë me të për 1.000 vjet.+  Sapo të mbarojnë 1.000 vjetët, Satanai do të lirohet nga burgu i tij  dhe do të dalë për të mashtruar kombet në të katër skajet e dheut, Gog dhe Magog, që t’i mbledhë së bashku për luftë. Numri i tyre do të jetë si rëra e detit.  Ata do të shpërndahen në të gjithë tokën e do të rrethojnë kampin e të shenjtëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr që do t’i përpijë.+ 10  Kurse Djalli që i mashtronte, do të hidhet në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku gjenden tashmë edhe bisha+ me profetin e rremë;+ ata do të mundohen* ditë e natë, në jetë të jetëve. 11  Pashë një fron të bardhë e të madh, si dhe Atë që rri ulur në të.+ Toka e qielli u zhdukën përpara tij+ e s’u gjendën më. 12  Pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin para fronit, dhe u hapën rrotullat. Por u hap edhe një rrotull tjetër: rrotulla e jetës.+ Të vdekurit u gjykuan sipas gjërave të shkruara në rrotulla, në përputhje me veprat e tyre.+ 13  Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Varri* i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta, dhe secili prej tyre u gjykua sipas veprave të veta.+ 14  Vdekja dhe Varri* u vërvitën në liqenin e zjarrtë.+ Ky liqen i zjarrtë+ paraqet vdekjen e dytë.+ 15  E kush nuk u gjend i shkruar në librin e jetës,+ u vërvit në liqenin e zjarrtë.+

Shënime në fund të faqes

Ose «shpirtrat». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «ekzekutuar me sëpatë».
Ose «do të jenë të lidhur; do të jenë në burg».
Ose «Hadesi», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «Hadesi», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.