Zbulesa e Gjonit 12:1-17

  • Gruaja, djali që ajo lindi dhe dragoi (1-6)

  • Mikaeli lufton kundër dragoit (7-12)

    • Dragoi hidhet në tokë (9)

    • Djalli e di se i mbetet një periudhë e shkurtër kohe (12)

  • Dragoi përndjek gruan (13-17)

12  Më pas, një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua+ e stolisur* me diell. Poshtë këmbëve kishte hënën, ndërsa mbi kokë kishte një kurorë me 12 yje.  Ajo ishte shtatzënë e bërtiste nga dhembjet dhe nga mundimet e lindjes.  Një tjetër shenjë u duk në qiell. Ja, një dragua i madh+ me ngjyrë të kuqe zjarr, me shtatë kokë e dhjetë brirë dhe mbi koka kishte shtatë diadema.*  Bishti i tij tërhoqi zvarrë një të tretën e yjeve+ të qiellit dhe i hodhi poshtë në tokë.+ Dragoi qëndronte përpara gruas+ e cila gati po lindte, që t’ia gllabëronte fëmijën kur të lindte.  Ajo lindi një fëmijë, një djalë,+ i cili do të mbretërojë mbi* të gjitha kombet me një shkop të hekurt.+ Fëmija i saj u rrëmbye për te Perëndia dhe te froni i tij.  Kurse gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte një vend të përgatitur nga Perëndia, që atje ta ushqenin për 1.260 ditë.+  Në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli*+ dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi bashkë me engjëjt e tij luftuan,  por nuk fituan,* dhe për ta nuk pati më vend në qiell.  Kështu, u hodh poshtë dragoi i madh,+ gjarpri i hershëm,+ që quhet Djall+ dhe Satana,+ i cili mashtron gjithë tokën e banuar.+ U hodh poshtë në tokë,+ ai bashkë me engjëjt e tij. 10  Unë dëgjova një zë të fortë në qiell që tha: «Tani erdhi shpëtimi,+ fuqia, Mbretëria e Perëndisë tonë+ dhe autoriteti i Krishtit të tij, sepse u hodh poshtë akuzuesi i vëllezërve tanë, i cili i akuzon ata ditë e natë para Perëndisë tonë!+ 11  Ata e mundën+ me anë të gjakut të Qengjit+ dhe të fjalës së dëshmisë së tyre,+ dhe nuk e deshën shpirtin*+ as përballë vdekjes. 12  Prandaj, gëzoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta! Mjerë ti tokë e ti det,+ sepse Djalli zbriti te ju me zemërim të madh, ngaqë e di se i mbetet një periudhë e shkurtër kohe!»+ 13  Kur dragoi pa se e flakën poshtë në tokë,+ përndoqi gruan+ që lindi djalin. 14  Por gruas iu dhanë dy krahët e shqiponjës së madhe,+ që të fluturonte drejt shkretëtirës, në vendin e përgatitur për të, ku duhet të ushqehet për një kohë, dy kohë dhe një gjysmë kohe,*+ larg pranisë* së gjarprit.+ 15  Gjarpri volli pas gruas ujë si një lumë, që kjo të mbytej në të. 16  Por gruas i erdhi në ndihmë toka, që hapi gojën dhe përpiu lumin që dragoi volli nga goja. 17  Kështu dragoi u zemërua me gruan dhe shkoi të luftonte me mbetjen e pasardhësit* të saj,+ me ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe janë caktuar të japin dëshmi për Jezuin.+

Shënime në fund të faqes

Ose «e veshur».
Ose «kurora mbretërore».
Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».
Do të thotë «Kush është si Perëndia?»
Një mundësi tjetër «por u mund [pra, dragoi]».
Ose «jetën». Shih Fjalorthin.
Domethënë, tri kohë e gjysmë.
Fjalë për fjalë «fytyrës».
Fjalë për fjalë «farës». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.