Zbulesa 12:1-17

12  Një shenjë+ e madhe u duk në qiell: një grua+ e veshur me diell. Poshtë këmbëve kishte hënën, ndërsa mbi kokë kishte një kurorë me dymbëdhjetë yje, 2  dhe ishte shtatzënë. Ajo thërret nga dhembjet+ dhe nga mundimet e lindjes. 3  Një tjetër shenjë u duk në qiell. Ja, një dragua i madh+ me ngjyrë të kuqe zjarr, me shtatë koka e dhjetë brirë dhe mbi kokat e tij kishte shtatë diadema. 4  Bishti+ i tij tërhoqi zvarrë një të tretën e yjeve+ të qiellit dhe i hodhi poshtë në tokë.+ Dragoi qëndronte përpara gruas+ që gati po lindte,+ që kur të lindte, t’i gllabëronte+ fëmijën. 5  Ajo lindi një fëmijë,+ një djalë, i cili do të sundojë* mbi të gjitha kombet me një shkop të hekurt.+ Fëmija e saj u rrëmbye për te Perëndia dhe froni i tij.+ 6  Kurse gruaja iku në shkretëtirë,+ ku kishte një vend të përgatitur nga Perëndia, që atje ta ushqenin+ për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.+ 7  Në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli+ dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Edhe dragoi bashkë me engjëjt e tij luftoi, 8  por nuk fitoi, dhe për ta nuk pati më vend në qiell. 9  Kështu, u hodh poshtë dragoi i madh,+ gjarpri i hershëm,+ që quhet Djall+ dhe Satana,+ i cili mashtron gjithë tokën e banuar.+ U hodh poshtë në tokë+ ai bashkë me engjëjt e tij. 10  Unë dëgjova një zë të fortë në qiell që tha:«Tani erdhi shpëtimi,+ fuqia,+ mbretëria e Perëndisë tonë+ dhe autoriteti i Krishtit të tij,+ sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, i cili i padit ata ditë e natë para Perëndisë tonë!+ 11  Ata e mundën+ me anë të gjakut të Qengjit+ dhe të fjalës së dëshmisë+ së tyre, dhe nuk e deshën shpirtin+ as përballë vdekjes. 12  Prandaj, gëzoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta!+ Mjerë+ ti tokë e ti det,+ sepse Djalli zbriti ndër ju me zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër!»+ 13  Kur dragoi pa se e hodhën poshtë në tokë,+ përndoqi gruan+ që lindi djalin. 14  Por gruas iu dhanë dy krahët e shqiponjës+ së madhe, që të fluturonte drejt shkretëtirës,+ në vendin e përgatitur për të, ku ushqehet+ për një kohë, dy kohë dhe një gjysmë kohe,*+ larg gjarprit.+ 15  Gjarpri volli pas gruas ujë+ si një lumë, që kjo të mbytej në të.+ 16  Por gruas i erdhi në ndihmë toka,+ që hapi gojën dhe përpiu lumin që dragoi volli nga goja. 17  Dragoi u zemërua me gruan+ dhe shkoi të luftonte me mbetjen e farës së saj, të cilët zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe janë caktuar të japin dëshmi+ për Jezuin.

Shënimet

^ Shih shënimin te Zb 2:27.
^ Ose «për një kohë të caktuar, kohë të caktuara dhe gjysmën e një kohe të caktuar». Gr., kairón kai kairoús kai hémisi kairoú. Krahasoje me shënimin te Dn 4:16 dhe 12:7.