Zbulesa e Gjonit 2:1-29

  • Mesazhe për Efesin (1-7), Smirnën (8-11), Pergamin (12-17), Tiatirën (18-29)

2  Engjëllit+ të kongregacionit në Efes+ shkruaji: “Kështu thotë ai që mban shtatë yjet në dorën e djathtë, që ecën mes shtatë shandanëve prej ari:+  ‘I di veprat e tua, mundin dhe qëndrueshmërinë që tregon. E di se nuk i toleron njerëzit e këqij, se i vure në provë ata që thonë se janë apostuj,+ por që s’janë, dhe zbulove se ishin gënjeshtarë.  Ti po tregon qëndrueshmëri, dhe për hir të emrit tim ke duruar shumë gjëra+ pa u lodhur.+  Megjithatë, kam diçka kundër teje: e ke lënë dashurinë e fillimit.  Prandaj kujto ku ishe para se të bije dhe pendohu+ e bëj veprat e mëparshme. Po s’u pendove, do të vij te ti dhe do ta heq shandanin+ tënd nga vendi i tij.+  Por ke këtë të mirë: i urren veprat e sektit të nikolaitëve,+ të cilat i urrej edhe unë.  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve:+ atij që del fitimtar,+ do t’i lejoj të hajë nga pema e jetës,+ që është në parajsën e Perëndisë.’”  Engjëllit të kongregacionit në Smirnë shkruaji: “Kështu thotë ‘i Pari dhe i Fundit’,+ që ishte i vdekur dhe u kthye sërish në jetë:+  ‘T’i di vuajtjet* dhe e njoh varfërinë tënde, por ti je i pasur.+ E njoh edhe blasfeminë* e atyre që e quajnë veten judenj, por që në fakt janë sinagogë e Satanait.+ 10  Mos ki frikë nga ato që do të vuash pas pak kohe.+ Ja, Djalli do të vazhdojë të futë disa nga ju në burg, që të sprovoheni plotësisht, dhe do të keni përndjekje* për dhjetë ditë. Tregohu besnik deri në vdekje, e do të të jap kurorën e jetës.+ 11  Kush ka veshë, le të dëgjojë+ çfarë u thotë fryma kongregacioneve: atë që del fitimtar,+ s’do ta prekë kurrsesi vdekja e dytë.’”+ 12  Engjëllit të kongregacionit në Pergam shkruaji: “Kështu thotë ai që ka shpatën me dy tehe, të gjatë e të mprehtë:+ 13  ‘E di që ti banon atje ku është froni i Satanait. Por vazhdon të jesh besnik ndaj emrit tim*+ dhe nuk e ke mohuar besimin tek unë,+ madje as në ditët e Antipës, dëshmitarit tim besnik,+ që u vra+ përkrah jush, aty ku banon Satanai. 14  E megjithatë, kam disa gjëra kundër teje: aty ke nga ata që i përmbahen mësimit të Balamit,+ i cili e mësoi Balakun+ t’ua prishte mendjen* bijve të Izraelit që të hanin gjëra të flijuara idhujve e të kryenin imoralitet seksual.*+ 15  Po ashtu, ke edhe nga ata që i përmbahen mësimit të sektit të nikolaitëve.+ 16  Pendohu, përndryshe do të vij shpejt te ti e do të luftoj kundër tyre me shpatën e gjatë të gojës sime.+ 17  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve:+ atij që del fitimtar,+ do t’i jap nga mana e fshehur,+ si dhe një guralec të bardhë, e mbi guralec do të jetë i shkruar një emër i ri, që askush s’e njeh, përveç atij që e merr.’” 18  Engjëllit të kongregacionit në Tiatirë+ shkruaji: “Këto gjëra thotë Biri i Perëndisë, që i ka sytë si flakë zjarri+ dhe këmbët si bakër i pastër:+ 19  ‘I njoh veprat e tua, dashurinë, besimin, shërbimin dhe qëndrueshmërinë tënde, dhe e di që veprat e tua të fundit janë më shumë se të mëparshmet. 20  Megjithatë, kam diçka kundër teje: ti e toleron gruan Jezebelë,+ e cila e quan veten profeteshë dhe, me mësimet e saj, i mashtron skllevërit e mi që të kryejnë imoralitet seksual*+ dhe të hanë gjëra të flijuara idhujve. 21  I dhashë kohë të pendohej, por ajo nuk do që të pendohet për imoralitetin e saj seksual.* 22  Ja, jam gati ta hedh në një shtrat sëmundjesh, kurse atyre që kryejnë kurorëshkelje me të, do t’u shkaktoj vuajtje* të mëdha nëse nuk pendohen për veprat që bënë të shtyrë nga ajo. 23  Fëmijët e saj do t’i vras me një plagë vdekjeprurëse, që të gjitha kongregacionet ta dinë se unë jam ai që heton skutat më të thella të mendjes* dhe të zemrës, e do ta shpërblej secilin nga ju sipas veprave të veta.+ 24  Megjithatë gjithë ju të tjerëve në Tiatirë, që nuk e ndiqni atë mësim, që nuk i njihnit të ashtuquajturat ‘gjërat e thella të Satanait’,+ po ju them: nuk po ju vë asnjë barrë tjetër. 25  Mbani fort atë që keni derisa të vij unë.+ 26  Atij që del fitimtar dhe që ndjek udhën time deri në fund, do t’i jap autoritet mbi kombet,+ 27  njëlloj si mora unë autoritet nga Ati im. Ai do të mbretërojë mbi* njerëzit me një shkop të hekurt,+ dhe ata do të bëhen copë-copë si enë argjile. 28  Atij do t’i jap yllin e mëngjesit.+ 29  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shtrëngimet».
Fjalë për fjalë «shtrëngim».
Ose «të mbash fort emrin tim».
Ose «t’u vinte një gur pengese».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «shtrëngim».
Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».
Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».