Zbulesa e Gjonit 6:1-17

  • Qengji hap gjashtë vulat e para (1-17)

    • Kalorësi fitimtar mbi kalin e bardhë (1, 2)

    • Kalorësi mbi kalin me ngjyrë të kuqe zjarr heq paqen (3, 4)

    • Kalorësi mbi kalin e zi sjell zi buke (5, 6)

    • Kalorësi mbi kalin e zbehtë e ka emrin Vdekje (7, 8)

    • Gjaku i atyre që ishin therur rrëzë altarit (9-11)

    • Një tërmet i madh (12-17)

6  Pashë kur Qengji+ hapi një nga shtatë vulat+ e dëgjova një nga katër krijesat e gjalla+ të thoshte me një zë si bubullimë: «Eja!»  Dhe ja, pashë një kalë të bardhë,+ dhe kalorësi i tij kishte një hark. Atij iu dha një kurorë,+ e ai doli fitimtar për të plotësuar fitoren e tij.+  Kur hapi vulën e dytë, dëgjova krijesën e dytë të gjallë+ që tha: «Eja!»  Doli një kalë tjetër me ngjyrë të kuqe zjarr. Kalorësit të tij iu lejua të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të masakronin njëri-tjetrin, dhe iu dha një shpatë e madhe.+  Kur hapi vulën e tretë,+ dëgjova krijesën e tretë të gjallë+ që tha: «Eja!» Dhe ja, pashë një kalë të zi, dhe kalorësi i tij kishte në dorë një peshore.  Dëgjova një zë mes katër krijesave të gjalla që thoshte: «Një kenik* grurë për një denar*+ dhe tre kenikë elb për një denar. Mos e ço dëm vajin e ullirit dhe verën.»+  Kur hapi vulën e katërt, dëgjova zërin e krijesës së katërt të gjallë+ që tha: «Eja!»  Dhe ja, pashë një kalë të zbehtë, dhe kalorësi i tij e kishte emrin Vdekje. Atë e ndiqte nga afër Varri.* Atyre iu dha autoritet mbi një të katërtën e tokës, për të vrarë me shpatë, me mungesë ushqimi,+ me sëmundje vdekjeprurëse dhe me bishat e tokës.+  Kur hapi vulën e pestë, pashë rrëzë altarit+ gjakun*+ e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe të dëshmisë që kishin dhënë.+ 10  Ata thërritën me zë të lartë e thanë: «O Zotëri Sovran, i shenjtë dhe i vërtetë,+ deri kur do të përmbahesh dhe nuk do t’i gjykosh ata që banojnë në tokë e të marrësh hak për gjakun tonë?»+ 11  Secilit prej tyre iu dha një rrobë e gjatë e bardhë.+ Iu tha të pritnin edhe pak, derisa të plotësohej numri i shokëve të tyre të skllavërisë, i vëllezërve të tyre, që pas pak kohe do të vriteshin sikurse ishin vrarë edhe ata.+ 12  Pashë kur ai hapi vulën e gjashtë dhe ra një tërmet i madh. Dielli u bë si thes leshi* i zi, hëna u bë si gjak+ 13  dhe yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si pema e fikut rrëzon fiqtë e papjekur kur e shkund një erë e fortë. 14  Qiejt u mbështollën si një rrotull e u zhdukën,+ dhe çdo mal e ishull u hoq nga vendi.+ 15  Atëherë mbretërit e tokës, zyrtarët e lartë, komandantët ushtarakë, të pasurit, të fuqishmit dhe çdo skllav e çdo njeri i lirë, u fshehën shpellave dhe mes shkëmbinjve të maleve.+ 16  Ata u thoshin maleve e shkëmbinjve: «Bini mbi ne+ e na fshihni nga sytë e Atij që rri ulur në fron+ dhe nga zemërimi i Qengjit,+ 17  sepse erdhi dita e madhe e zemërimit të tyre,+ dhe kush mund t’i bëjë ballë?»+

Shënimet

Monedhë argjendi romake që vlente sa paga e një dite pune. Shih Shtojcën B14.
Ose «Hadesi», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «shpirtrat». Shih Fjalorthin.
Ka të ngjarë lesh dhie.