Zbulesa 5:1-14
5 Në dorën e djathtë të Atij që rri ulur në fron,+ pashë një rrotull të shkruar nga brenda dhe nga jashtë,+ të vulosur+ mirë me shtatë vula.
2 Pashë një engjëll të fuqishëm, që shpallte me zë të lartë: «Kush është i denjë t’ia zgjidhë vulat rrotullës dhe ta hapë?»
3 Por as në qiell, as mbi tokë, as nën tokë, nuk u gjend as edhe një që të hapte rrotullën dhe të shikonte në të.
4 Unë qava shumë, sepse nuk u gjend askush që të ishte i denjë të hapte rrotullën dhe të shikonte në të.+
5 Por një nga pleqtë më tha: «Mos qaj më! Ja, ka dalë fitimtar+ Luani që është nga fisi i Judës,+ rrënja+ e Davidit.+ Ai do të hapë shtatë vulat dhe rrotullën.»
6 Afër fronit+ dhe mes katër krijesave të gjalla dhe pleqve,+ pashë një qengj+ që qëndronte atje dhe ngjante si i therur.+ Ai kishte shtatë brirë dhe shtatë sy. Këta sy përfaqësojnë shtatë frymërat+ e Perëndisë, që janë dërguar në mbarë tokën.
7 Qengji shkoi dhe e mori menjëherë rrotullën nga dora e djathtë e Atij që rri ulur në fron.+
8 Kur ai e mori rrotullën, katër krijesat e gjalla dhe njëzet e katër pleqtë+ u përkulën para Qengjit. Secili kishte një harpë+ dhe kishin kupa ari plot me temjan,+ i cili përfaqëson lutjet+ e të shenjtëve.
9 Ata këndojnë një këngë të re,+ që thotë: «Ti je i denjë të marrësh rrotullën e të hapësh vulat e saj, sepse ti u there dhe me gjakun+ tënd bleve+ për Perëndinë+ njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb,
10 i bëre një mbretëri+ dhe priftërinj+ për Perëndinë+ tonë, dhe ata do të mbretërojnë+ mbi tokën.»
11 Pashë pastaj dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve që ishin përreth fronit, krijesave të gjalla dhe pleqve. Ata ishin dhjetë mijë herë dhjetëra mijë+ dhe mijëra e mijëra+
12 dhe thoshin me një zë të fortë: «Qengji që u ther,+ është i denjë të marrë fuqinë, pasurinë, mençurinë, forcën, nderimin, lavdinë dhe bekimin.»+
13 Çdo krijesë në qiell, mbi tokë, nën tokë+ e në det, çdo gjë që është në to, e dëgjova të thoshte: «Ai që rri ulur në fron+ dhe Qengji+ paçin bekimin, nderimin,+ lavdinë+ dhe fuqinë në jetë të jetëve!»
14 Katër krijesat e gjalla thanë: «Amin!» Dhe pleqtë+ u përkulën e adhuruan Perëndinë.+

