Zbulesa 3:1-22

3  Engjëllit+ të kongregacionit në Sardë shkruaji: “Kështu thotë ai që ka shtatë frymërat+ e Perëndisë dhe shtatë yjet:+ ‘I di veprat e tua dhe që ke emrin se je i gjallë, por je i vdekur.+  Bëhu syçelë+ dhe forco+ ata që mbeten, të cilët gati po vdisnin, sepse veprat e tua nuk i gjeta të kryera plotësisht para Perëndisë tim.+  Prandaj, mbaj parasysh se si e more+ e si e dëgjove fjalën, vazhdo ta zbatosh+ e pendohu.+ Sigurisht, nëse nuk zgjohesh,+ do të vij si hajdut+ dhe s’do ta marrësh vesh se në ç’orë do të vij mbi ty.+  Megjithatë, ke disa emra+ në Sardë që nuk i kanë ndotur+ rrobat, dhe ata do të ecin bashkë me mua me rroba të bardha,+ sepse janë të denjë.+  Ai që del fitimtar,+ do të vishet me rroba të bardha.+ Dhe kurrsesi nuk do t’ia fshij emrin nga libri i jetës,+ por do ta rrëfej para Atit+ tim dhe para engjëjve të tij.+  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma+ kongregacioneve.’”  Engjëllit+ të kongregacionit në Filadelfia shkruaji: “Kështu thotë ai që është i shenjtë+ dhe i vërtetë,+ që ka çelësin e Davidit,+ i cili hap dhe askush nuk mbyll, mbyll dhe askush nuk hap:  ‘I njoh veprat e tua+ (ja, kam hapur para teje një derë+ që askush s’mund ta mbyllë) dhe e di se ke pak fuqi, se e ruajte fjalën time dhe nuk e mohove emrin tim.+  Ja, do të dorëzoj ata të sinagogës së Satanait që thonë se janë judenj,+ por nuk janë, përkundrazi gënjejnë.+ Do t’i bëj të vijnë e të bëjnë nderime+ përpara këmbëve të tua dhe do t’i bëj të kuptojnë se unë të kam dashur. 10  Meqë e ruajte fjalën për qëndrueshmërinë+ time, edhe unë do të të ruaj+ në orën e sprovës që do të vijë mbi mbarë tokën e banuar, që të vërë në sprovë ata që banojnë në tokë.+ 11  Po vij me të shpejtë.+ Vazhdo të mbash fort atë që ke,+ që askush të mos e marrë kurorën+ tënde. 12  Atë që do të dalë fitimtar, do ta bëj një shtyllë+ në tempullin+ e Perëndisë tim,+ dhe ai nuk do të dalë më kurrsesi që andej. Do të shkruaj mbi të emrin e Perëndisë tim, emrin e qytetit të Perëndisë tim—Jerusalemi i ri,+ i cili zbret nga qielli prej Perëndisë tim—dhe emrin tim të ri.+ 13  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma+ kongregacioneve.’” 14  Engjëllit të kongregacionit në Laodice+ shkruaji: “Kështu thotë Amini,+ dëshmitari+ i besueshëm+ dhe i vërtetë,+ fillimi i krijimit të Perëndisë:+ 15  ‘I njoh veprat e tua dhe e di që nuk je as i ftohtë, as i ngrohtë. Do të desha të ishe ose i ftohtë, ose i ngrohtë. 16  Prandaj, meqë je i vakët, pra, as i ftohtë,+ as i ngrohtë,+ do të të vjell nga goja. 17  Ti thua: “Jam i pasur,+ kam bërë pasuri e s’kam nevojë për asgjë.” Por nuk e di që je i mjerë, i ngratë, i varfër, i verbër+ e lakuriq. 18  Të këshilloj të blesh nga unë ar+ të kulluar në zjarr, që të bëhesh i pasur, rroba të bardha që të vishesh e të mos dalë në shesh lakuriqësia jote e turpshme,+ si dhe balsam për të lyer sytë+ që të shohësh. 19  Të gjithë ata që i kam për zemër, unë i qortoj dhe i disiplinoj.+ Prandaj, ji i zellshëm dhe pendohu.+ 20  Ja, jam te dera+ dhe po trokas. Nëse dikush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën,+ unë do të hyj në shtëpinë e tij dhe do të ha darkë me të, e ai me mua. 21  Atij që do të dalë fitimtar,+ do t’i lejoj të ulet me mua në fronin tim,+ sikurse unë dola fitimtar dhe u ula+ me Atin tim në fronin e tij.+ 22  Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma+ kongregacioneve.’”»+

Shënime në fund të faqes