Eksodi 34:1-35

  • Përgatiten pllaka të reja prej guri (1-4)

  • Moisiu sheh lavdinë e Jehovait (5-9)

  • Përsëriten hollësi të besëlidhjes (10-28)

  • Fytyra e Moisiut rrezaton (29-35)

34  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Gdhend dy pllaka guri si ato të parat,+ dhe unë do të shkruaj në to fjalët+ që ishin në pllakat që copëtove.+  Bëhu gati për nesër në mëngjes, sepse atëherë do të ngjitesh në malin Sinai e atje, në majë të malit, do të qëndrosh para meje.+  Por askush s’mund të ngjitet me ty dhe askush të mos duket në gjithë malin, e madje asnjë kope e asnjë tufë të mos kullosë përpara malit.»+  Kështu Moisiu gdhendi dy pllaka guri si të parat, u çua herët në mëngjes dhe u ngjit në malin Sinai, siç e kishte urdhëruar Jehovai, me dy pllakat e gurit në dorë.  Pastaj Jehovai zbriti+ te reja në mal, qëndroi atje me Moisiun dhe shpalli emrin e tij, Jehova.*+  Teksa kalonte përpara tij, Jehovai shpalli: «Jehovai, Jehovai, një Perëndi i mëshirshëm+ dhe i dhembshur,*+ që nuk zemërohet shpejt,+ që është plot dashuri besnike*+ e të vërtetë,*+  që tregon dashuri besnike për mijëra breza,+ që fal fajin, shkeljen* dhe mëkatin,+ por që në asnjë mënyrë nuk e lë pa ndëshkuar fajtorin,+ që për fajin e etërve ndëshkon bijtë e nipërit, deri në brezin e tretë dhe të katërt.»+  Në çast Moisiu u përkul me fytyrë përtokë  dhe tha: «O Jehova, nëse vërtet gëzoj pëlqimin tënd, të lutem Jehova hajde me ne,+ edhe pse jemi një popull kryeneç,*+ dhe na e fal fajin e mëkatin+ e na merr si prona jote.» 10  Jehovai iu përgjigj: «Ja ku po bëj një besëlidhje me ju: para gjithë popullit do të bëj gjëra të mrekullueshme, që s’janë bërë kurrë në gjithë tokën a mes tërë kombeve,+ dhe gjithë popujt mes të cilëve jetoni, do ta shohin veprën time, sepse unë do të bëj për ju një gjë që të lë gojëhapur.+ 11  Kushtojini vëmendje asaj që po urdhëroj sot.+ Ja, unë po i dëboj amoritët, kananitët, hititët, perezitët, hivitët dhe jebusitët.+ 12  Prandaj kini kujdes që të mos bëni asnjë besëlidhje me banorët e vendit ku po shkoni,+ përndryshe do të bëhen lak për ju.+ 13  Madje shembuani altarët, bëjuani copë-copë kolonat e shenjta dhe rrënojuani shtyllat e shenjta.*+ 14  Mos u përkulni para një perëndie tjetër,+ sepse unë, Jehovai, njihem si Ai që kërkoj* të më përkushtohesh vetëm mua.* Po, unë jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua.+ 15  Kujdes se mos bëni ndonjë besëlidhje me banorët e vendit, sepse kur ata ta shesin veten si prostitutë te perënditë e tyre e t’u bëjnë flijime,+ mbase dikush ju fton e ju hani nga flijimet e tyre.+ 16  Atëherë me siguri do të merrni gra për djemtë tuaj nga vajzat e tyre,+ dhe ato do ta shesin veten si prostitutë te perënditë e tyre, dhe do t’i shtyjnë edhe djemtë tuaj ta shesin veten si prostitutë te perënditë e tyre.+ 17  Mos bëni perëndi prej metali të derdhur.+ 18  Do të kremtoni Festën e Bukëve Pa Maja;+ shtatë ditë do të hani bukë pa maja, siç ju kam urdhëruar, në kohën e caktuar të muajit abib,*+ sepse atë muaj dolët nga Egjipti. 19  Çdo i parëlindur mashkull* është imi;+ edhe pjella e parë e bagëtisë suaj të trashë a të imët më përket mua.+ 20  Pjellën e parë të gomarit do ta shpengoni* me një dele, por nëse nuk e shpengoni, thyejini qafën. Gjithashtu do të shpengoni çdo të parëlindur të djemve tuaj.+ Askush nuk mund të vijë duarbosh para meje. 21  Gjashtë ditë do të punoni, kurse ditën e shtatë do të pushoni;*+ edhe gjatë kohës së lërimit të tokës e të korrjes do të pushoni. 22  Në të dalë të vitit+ do të kremtoni Festën e Javëve me frytet e para të korrjes së grurit dhe Festën e Mbledhjes.* 23  Tri herë në vit, të gjithë burrat* të paraqiten para Zotërisë së vërtetë, Jehovait, Perëndisë së Izraelit,+ 24  sepse unë do t’i dëboj kombet+ e do ta zgjeroj territorin tuaj, dhe askush nuk do ta dëshirojë vendin tuaj kur të ngjiteni për t’u paraqitur para Jehovait, Perëndisë tuaj, tri herë në vit. 25  Mos e paraqitni gjakun e flijimit tim me asgjë që ka majá,+ dhe flijimi i Festës së Kalimit* të mos ruhet deri në mëngjes.+ 26  Duhet të çoni pjesën më të mirë të fryteve të para të tokës suaj në shtëpinë e Jehovait, Perëndisë tuaj.+ Mos e zieni kecin në qumështin e nënës së vet.»+ 27  Jehovai i tha akoma Moisiut: «Shkruaji këto fjalë,+ sepse në përputhje me to, po bëj një besëlidhje me ty dhe Izraelin.»+ 28  Kështu ai ndenji atje me Jehovain 40 ditë e 40 net, gjatë të cilave nuk hëngri bukë e nuk piu ujë.+ Dhe Ai* i shkroi në pllaka fjalët e besëlidhjes, Dhjetë Urdhërimet.*+ 29  Pastaj Moisiu zbriti nga mali Sinai dhe kishte në dorë dy pllakat e Dëshmisë.+ Mirëpo nuk e dinte që fytyra i rrezatonte ngaqë kishte folur me Perëndinë. 30  Kur panë Moisiun, Aroni dhe gjithë izraelitët vunë re që fytyra i rrezatonte dhe kishin frikë t’i afroheshin.+ 31  Por Moisiu i thirri, prandaj Aroni dhe gjithë prijësit e asamblesë shkuan tek ai dhe Moisiu foli me ta. 32  Pas kësaj tërë izraelitët iu afruan dhe ai u dha të gjitha urdhërimet që i kishte dhënë Jehovai në malin Sinai.+ 33  E nga ajo kohë e tutje, Moisiu vinte një vel në fytyrë+ kur mbaronte së foluri me ta. 34  Por kur paraqitej para Jehovait për të folur me të, Moisiu e hiqte velin derisa të dilte para popullit.+ Pastaj dilte para izraelitëve dhe u tregonte urdhërimet që kishte marrë.+ 35  Dhe izraelitët e shihnin që fytyra e Moisiut rrezatonte; pastaj Moisiu e vinte velin në fytyrë deri kur paraqitej për të folur me Perëndinë.*+

Shënime në fund të faqes

Domethënë, i tregoi ç’lloj personi është Jehovai.
Ose «hirmadh».
Ose «dashamirësi».
Ose «besnikëri».
Fjalë për fjalë «me qafë të fortë».
Ose «Jehovai, emri im kërkon».
Ose «që nuk i toleroj rivalët».
Fjalë për fjalë «Çdo gjë që çel barkun».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «do të mbani sabatin».
E njohur edhe si Festa e Kasolleve (e Tabernakujve).
Ose «meshkujt».
Ose «i Pashkës». Shih Fjalorthin.
Ka të ngjarë t’i referohet Jehovait. Shih vargun 1.
Fjalë për fjalë «Dhjetë Fjalët». Të njohura edhe si Dekalogu.
Fjalë për fjalë «atë».