Eksodi 15:1-27

  • Moisiu dhe izraelitët këndojnë këngën e fitores (1-19)

  • Miriami ua kthen me këngë (20, 21)

  • Uji i hidhur kthehet në ujë të ëmbël (22-27)

15  Atëherë Moisiu dhe izraelitët ia morën kësaj kënge për Jehovain:+ «Më lini t’i këndoj Jehovait, sepse shumë është lartësuar;+kalin dhe kalorësin në det i ka flakëruar.+   Jah* është forca dhe fuqia ime, sepse ai u bë shpëtimi im.+ Ky është Perëndia im, dhe unë do ta lëvdoj,+ Perëndia i atit tim,+ dhe unë do ta lartësoj.+   Jehovai është luftëtar i fuqishëm.+ E ka emrin Jehova.+   Karrocat e faraonit dhe ushtrinë e tij në det i ka plandosur;+ajka e luftëtarëve të tij në Detin e Kuq është fundosur.+   Dallgët e tërbuara i mbuluan; si një gur thellësirave poshtë shkuan.+   Dora jote e djathtë, o Jehova, është plot fuqi;+e djathta jote, o Jehova, armikun e thërrmon.   Me fuqinë tënde të pafundme i rrëzon ata që kundër teje ngrihen;+dërgon zemërimin tënd të zjarrtë, që si kashta të përpihen.   Nga fryma e flegrave të tua ujërat u grumbulluan;ato u ndalën, e përmbytjet nuk vërshuan;ujërat e trazuara në zemër të detit u ngurtësuan.   ‘Do t’i ndjek! Do t’i zë!​—armiku tha.— Do të ndaj plaçkë derisa shpirti të më ngopet me ta! Do ta zhvesh shpatën dhe dora ime do t’i bëjë zap!’+ 10  Me frymën tënde fryve, dhe deti mbi ta u lëshua;+si plumb në ujërat e madhërishme thellë shkuan. 11  Kush mes perëndive, o Jehova, është si ti?!+ Kush është si ti, suprem në shenjtëri?!+ Ti që me këngë lëvdimi meriton të nderohesh thellë, Ti që bën mrekulli.+ 12  E ngrite të djathtën tënde, dhe toka i përpiu.+ 13  Me dashuri besnike popullit që shpengove,*+ i prive;me forcën tënde në banesën tënde të shenjtë do t’i shpiesh. 14  Popujt do të dëgjojnë+ dhe do të dridhen;nga ankthi* banorët e Filistisë do të përpihen. 15  Atëherë sheikët* e Edomit kanë për t’u tmerruar;sundimtarët e fuqishëm të Moabit* dridhmat kanë për t’i pushtuar;+gjithë banorët e Kananit zemra ka për t’i lëshuar.+ 16  Lemeria e tmerri do të bien mbi ta.+ Nga madhështia e krahut tënd, të palëvizur si një gur do të qëndrojnë ata,derisa populli yt të kalojë, o Jehova,derisa populli që ti ke bërë,+ të kalojë.+ 17  Ti do t’i sjellësh e në malin e trashëgimisë sate do t’i mbjellësh,+në vendin e caktuar, o Jehova, që për vete ke përgatitur,në shenjtëroren, o Jehova, që duart e tua kanë ngritur. 18  Jehovai do të mbretërojë në jetë të jetëve.+ 19  Kur kuajt, karrocat e luftës dhe kalorësit e faraonit në det hynë,+mbi ta ujërat e detit Jehovai lëshoi,+por në tokë të thatë, në mes të detit, Izraeli kaloi.»+ 20  Atëherë Miriami, profetesha, motra e Aronit, mori një dajre në dorë, e pas saj shkuan edhe të gjitha gratë e tjera me dajre e me valle. 21  Miriami ua kthente me këngë burrave: «Këndojini Jehovait, sepse shumë është lartësuar;+kalin e kalorësin në det i ka flakëruar.»+ 22  Më vonë, nga Deti i Kuq, Moisiu i priu Izraelit për në shkretëtirën e Surit, dhe ata marshuan tri ditë në shkretëtirë, por nuk gjetën ujë. 23  Pastaj mbërritën në Mara,*+ por nuk mund të pinin nga uji i Marës, sepse ishte i hidhur, ja pse Moisiu e quajti Mara. 24  Atëherë populli nisi të murmuriste kundër Moisiut:+ «Çfarë do të pimë?» 25  Prandaj ai i thirri Jehovait për ndihmë,+ dhe Jehovai i tregoi një pemë të vogël, të cilën Moisiu e hodhi në ujë dhe uji u bë i ëmbël. Në atë vend, Ai vendosi për ta një rregull e një precedent ligjor, i vuri në provë+ 26  dhe u tha: «Po ta dëgjosh pikë për pikë zërin e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe të bësh atë që është e drejtë në sytë e tij e t’u vësh veshin urdhërimeve të tij, dhe po t’u bindesh gjithë rregullave të tij,+ nuk do të sjell mbi ty asnjë nga sëmundjet që u solla egjiptianëve,+ sepse falë meje, Jehovait, do të gëzosh shëndet të plotë.»+ 27  Pas kësaj mbërritën në Elim, ku kishte 12 burime uji dhe 70 palma, prandaj e ngritën kampin atje, pranë ujit.

Shënime në fund të faqes

«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Fjalë për fjalë «nga dhembjet e lindjes».
Sheikët ishin krerë fisesh.
Ose «despotët e Moabit».
Do të thotë «hidhësi».