Gjykatësit 2:1-23

  • Paralajmërim nga engjëlli i Jehovait (1-5)

  • Vdekja e Josiut (6-10)

  • Jepen gjykatës që Izraeli të shpëtojë (11-23)

2  Pastaj engjëlli i Jehovait+ u ngjit nga Gilgali+ në Bokim dhe tha: «Unë ju nxora nga Egjipti dhe ju solla në vendin që u betova se do t’ua jepja paraardhësve tuaj.+ Madje thashë: ‘Nuk do ta prish kurrë besëlidhjen që bëra me ju.+  Kurse ju nuk duhet të bëni besëlidhje me banorët e këtij vendi+ dhe duhet të rrëzoni altarët e tyre.’+ Mirëpo ju nuk iu bindët zërit tim.+ Pse e bëtë këtë?  Prandaj thashë edhe: ‘Nuk do t’i përzë para syve tuaj;+ ata do të bëhen lak për ju+ dhe perënditë e tyre do t’jua prishin mendjen.’»+  Kur engjëlli i Jehovait u tha këto fjalë të gjithë izraelitëve, populli filloi të qante me të madhe.  Prandaj e quajtën atë vend Bokim,* dhe atje i bënë flijime Jehovait.  Kur Josiu e nisi popullin, çdo izraelit shkoi në trashëgiminë e vet për të marrë si pronë vendin.+  Populli i shërbeu Jehovait gjatë gjithë kohës që ishte gjallë Josiu dhe pleqtë që jetuan pas tij, të cilët i kishin parë tërë veprat madhështore që bëri Jehovai për Izraelin.+  Pastaj Josiu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Jehovait, vdiq kur ishte 110 vjeç.+  Atë e varrosën në territorin e trashëgimisë së tij, në Timnat-Heres,+ që gjendej në rajonin malor të Efraimit, në veri të malit të Gashit.+ 10  Tërë ai brez u bashkua me paraardhësit* dhe më pas doli një brez tjetër që nuk e njihte Jehovain, as ato që kishte bërë ai për Izraelin. 11  Kështu izraelitët bënë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe u shërbyen Baalëve.*+ 12  Prandaj ata e braktisën Jehovain, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga Egjipti+ dhe ndoqën perënditë e tjera, perënditë e popujve që ishin rreth e qark,+ u përkulën para tyre dhe e fyen Jehovain.+ 13  Po, e braktisën Jehovain dhe i shërbyen Baalit dhe shëmbëlltyrave* të Ashtorethit.+ 14  Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit dhe e dha në duart e zhvatësve që e rropën.+ Ai i shiti në duart e armiqve që kishin rreth e qark,+ dhe ata nuk u bënin dot më ballë armiqve.+ 15  Dora e Jehovait ishte kundër tyre dhe u sillte të këqija ngado që shkonin,+ ashtu si Jehovai kishte thënë, ashtu si Jehovai u ishte betuar,+ dhe izraelitët ishin në hall të madh.+ 16  Prandaj Jehovai u jepte gjykatës, që i shpëtonin nga duart e zhvatësve.+ 17  Por ata nuk pranonin të dëgjonin as gjykatësit dhe e shitnin veten si prostitutë te perënditë e tjera duke u përkulur përpara tyre. U larguan shpejt nga udha që kishin ecur paraardhësit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhërimeve të Jehovait.+ Por ndryshe nga këta, izraelitët nuk u bindën. 18  Sa herë që Jehovai u jepte një gjykatës,+ Jehovai ishte me të dhe, për aq kohë sa gjykatësi ishte gjallë, Jehovai i shpëtonte nga duart e armiqve, sepse i vinte keq+ tek dëgjonte si rënkonin për shkak të shtypësve+ dhe të atyre që i keqtrajtonin. 19  Por, kur gjykatësi vdiste, izraelitët vepronin përsëri edhe më me ligësi se etërit e tyre, duke ndjekur perëndi të tjera, duke u shërbyer e duke u përkulur para tyre.+ Ata nuk hiqnin dorë nga zakonet e tyre dhe vazhdonin të silleshin me kokëfortësi. 20  Në fund Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit+ dhe tha: «Meqë ky komb e shkeli besëlidhjen+ që u urdhërova paraardhësve të tyre dhe nuk m’u bind,+ 21  unë nuk do të dëboj para syve të tyre as edhe një nga kombet që Josiu la pas kur vdiq.+ 22  Kjo do ta vërë në provë Izraelin, nëse do të qëndrojë në udhën e Jehovait+ e do të ecë në të siç bënë etërit e tyre.» 23  Kështu Jehovai lejoi që këto kombe të qëndronin aty; ai nuk i dëboi menjëherë dhe nuk i dha në duart e Josiut.

Shënimet

Do të thotë «ata që qajnë».
Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.
Ose «adhuruan Baalët».
Ose «idhujve».