Zanafilla 46:1-34

  • Jakobi dhe shtëpia e tij transferohen në Egjipt (1-7)

  • Emrat e atyre që transferohen në Egjipt (8-27)

  • Jozefi takon Jakobin në Goshen (28-34)

46  Kështu Izraeli mori gjithë ç’kishte* dhe u nis. Kur mbërriti në Ber-Shebë,+ i bëri flijime Perëndisë së babait të vet, Isakut.+ 2  Atëherë Perëndia foli me Izraelin në një vegim* natën: «Jakob, Jakob!» Ai iu përgjigj: «Urdhëro, zotëria im!» 3  Ai tha: «Unë jam Perëndia i vërtetë, Perëndia i atit tënd.+ Mos ki frikë të shkosh në Egjipt, sepse atje do të të bëj një komb të madh.+ 4  Unë vetë do të vij bashkë me ty në Egjipt e do të të kthej prapë këtu,+ dhe Jozefi do të t’i mbyllë sytë me dorën e vet.»*+ 5  Pas kësaj Jakobi u nis nga Ber-Sheba dhe djemtë e Izraelit e morën babanë bashkë me, fëmijët dhe gratë e tyre në karrocat që kishte dërguar faraoni për të. 6  Morën me vete edhe kopetë dhe zotërimet që kishin grumbulluar në vendin e Kananit; kështu Jakobi dhe gjithë pasardhësit e tij mbërritën në Egjipt. 7  Ai mori me vete në Egjipt djemtë dhe nipërit, vajzat dhe mbesat—gjithë pasardhësit e tij. 8  Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt,+ të Jakobit dhe të bijve të tij: i parëlinduri i Jakobit ishte Rubeni.+ 9  Bijtë e Rubenit ishin: Hanoku, Palui, Hezroni dhe Karmi.+ 10  Bijtë e Simeonit+ ishin: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Zohari dhe Shauli,+ biri i një kananiteje. 11  Bijtë e Levit+ ishin: Gershoni, Kehathi dhe Merari.+ 12  Bijtë e Judës+ ishin: Eri, Onani, Shelahu,+ Perezi+ dhe Zerahu.+ Por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kananit.+ Bijtë e Perezit ishin Hezroni dhe Hamuli.+ 13  Bijtë e Isaharit ishin: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.+ 14  Bijtë e Zabulonit+ ishin: Seredi, Eloni dhe Jahleli.+ 15  Këta janë bijtë e Leas, që ajo i lindi Jakobit në Padan-Aram përveç Dinës, së bijës;+ pasardhësit e tij nga Lea ishin gjithsej 33 veta. 16  Bijtë e Gadit+ ishin: Zifioni, Hagi, Shuni, Ezboni, Eri, Arodi dhe Areli.+ 17  Bijtë e Asherit+ ishin: Imnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriahu, dhe Sera ishte motra e tyre. Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkieli.+ 18  Këta janë bijtë e Zilpës,+ të cilën Labani ia dha së bijës, Leas; pasardhësit e Jakobit nga Zilpa ishin gjithsej 16 veta. 19  Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit, ishin Jozefi+ dhe Beniamini.+ 20  Në vendin e Egjiptit, Asenata,+ bija e Potiferait, priftit të Onit,* i lindi Jozefit Manaseun+ dhe Efraimin.+ 21  Bijtë e Beniaminit+ ishin: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau,+ Namani, Ehiu, Roshi, Mupimi, Hupimi+ dhe Ardi.+ 22  Këta janë pasardhësit e Jakobit nga Rakela: gjithsej 14 veta. 23  Biri* i Danit+ ishte Hushimi.+ 24  Bijtë e Neftalit+ ishin: Jahzeli, Guni, Jeseri dhe Shilemi.+ 25  Këta ishin bijtë e Belhasë, të cilën Labani ia dha së bijës, Rakelës; pasardhësit e Jakobit nga Belhaja ishin gjithsej shtatë veta. 26  Gjithë pasardhësit e Jakobit që vajtën me të në Egjipt, përveç grave të djemve të Jakobit, ishin gjithsej 66 veta.+ 27  Jozefit i kishin lindur në Egjipt dy djem. Gjithë njerëzit e shtëpisë së Jakobit që shkuan në Egjipt ishin 70 veta.+ 28  Jakobi dërgoi përpara Judën,+ që të njoftonte Jozefin se ishte rrugës për në Goshen, e kur mbërritën në vendin e Goshenit,+ 29  Jozefi kërkoi që t’i bënin gati karrocën dhe shkoi për të takuar Izraelin, të atin, në Goshen. Kur e takoi, iu hodh menjëherë në qafë dhe qau gjatë.* 30  Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Tani le të vdes, sepse e kam parë fytyrën tënde dhe e di se je ende gjallë!» 31  Atëherë Jozefi u tha vëllezërve dhe njerëzve të shtëpisë së babait: «Po shkoj që t’i them faraonit:+ ‘Vëllezërit e mi dhe njerëzit e shtëpisë së babait tim, që ishin në vendin e Kananit, kanë ardhur këtu tek unë.+ 32  Ata janë barinj+ e rritës bagëtish+ dhe kanë sjellë këtu kopetë, tufat dhe gjithë ç’kanë.’+ 33  Kur faraoni t’ju thërrasë e t’ju pyesë: ‘Me çfarë merreni?’, 34  përgjigjjuni: ‘Që nga rinia e deri tani, shërbëtorët e tu kanë rritur bagëti, siç kanë bërë paraardhësit tanë.’+ Kështu do t’ju lënë të banoni në vendin e Goshenit,+ sepse barinjtë e dhenve janë të neveritshëm për egjiptianët.»+

Shënimet

^ Ose «të gjithë ata që ishin me të».
^ Domethënë, do t’ia mbyllte sytë kur Jakobi të vdiste.
^ Domethënë, të Heliopolit.
^ Fjalë për fjalë «Bijtë». Ka mundësi të kishte edhe bij të tjerë, emrat e të cilëve nuk përmenden.
^ Ose «qau gjatë i përqafuar me të atin».