Zanafilla 15:1-21

  • Besëlidhja e Perëndisë me Abramin (1-21)

    • Parathuhet mundimi 400-vjeçar (13)

    • Premtimi i Perëndisë ndaj Abramit përsëritet (18-21)

15  Pas këtyre gjërave, fjala e Jehovait iu drejtua Abramit në një vegim:* «Mos ki frikë+ Abram. Unë jam mburoja jote.+ Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh.»+ 2  Abrami iu përgjigj: «Zotëri Sovran Jehova, ç’do të më japësh? Jam ende pa fëmijë dhe ai që do të trashëgojë shtëpinë time, është një burrë nga Damasku, Eliezeri.»+ 3  Abrami shtoi: «S’më ke dhënë asnjë pasardhës,*+ prandaj një pjesëtar* i shtëpisë sime do të jetë trashëgimtari im.» 4  Por ja, fjala e Jehovait iu drejtua atij: «Trashëgimtari yt nuk do të jetë ky njeri, por do të jetë yt bir.»*+ 5  Tani, Perëndia i tha Abramit të dilte jashtë tendës: «Të lutem, ngriji sytë drejt qiellit dhe numëro yjet, nëse mund t’i numërosh.» Dhe vazhdoi: «Kështu do të bëhet pasardhësi* yt.»+ 6  Abrami tregoi besim te Jehovai,+ prandaj Ai e konsideroi Abramin të drejtë.*+ 7  Pastaj i tha akoma: «Unë jam Jehovai, që të nxora nga Uri i kaldeasve për të të dhënë këtë vend si zotërim.»+ 8  Abrami iu përgjigj: «Zotëri Sovran Jehova, nga ta di se do ta shtie në dorë këtë vend?» 9  Ai ia ktheu: «Më merr një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri.» 10  Kështu, ai i mori, i ndau më dysh dhe e vuri secilën pjesë përballë tjetrës, por zogjtë nuk i preu në copa. 11  Pastaj zogjtë grabitqarë nisën t’u vërsuleshin kafshëve të therura, por Abrami i dëbonte. 12  Pak para se të perëndonte dielli, Abrami ra në gjumë të thellë dhe e mbuloi një errësirë e madhe që të fuste frikën. 13  Pastaj Perëndia i tha Abramit: «Pa dyshim pasardhësit* e tu do të jenë të huaj në një vend që s’është i tyre, dhe njerëzit e atij vendi do t’i skllavërojnë e do t’i mundojnë ata për 400 vjet.+ 14  Por unë do ta gjykoj kombin që do t’i skllavërojë,+ e pas kësaj kanë për të dalë që andej me shumë zotërime.+ 15  Kurse ti do të shkosh te paraardhësit e tu në paqe dhe do të varrosesh në pleqëri të mbarë.+ 16  Por pasardhësit e tu do të kthehen këtu+ në brezin e katërt, sepse amoritët* nuk e kanë mbushur ende kupën me fajet e tyre.»+ 17  Kur dielli kishte perënduar dhe ishte bërë shumë errësirë, u shfaq një vatër zjarri që nxirrte tym dhe një pishtar i zjarrtë që kaloi mes copave. 18  Atë ditë Jehovai bëri një besëlidhje me Abramin+ dhe i tha: «Do t’ia jap këtë vend+ pasardhësit* tënd, nga lumi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin Eufrat:+ 19  vendin e kenitëve,+ të kenizitëve, të kadmonitëve, 20  të hititëve,+ të perezitëve,+ të refaimëve,+ 21  të amoritëve, të kananitëve, të girgasitëve dhe të jebusitëve.»+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «farë».
^ Fjalë për fjalë «bir».
^ Fjalë për fjalë «dikush që del nga pjesët e tua të brendshme».
^ Fjalë për fjalë «fara». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
^ Ose «prandaj Ai ia llogariti si drejtësi». Domethënë, e konsideroi të drejtë në kuptimin relativ.
^ Fjalë për fjalë «fara».
^ Ky është një term përmbledhës për kananitët.
^ Fjalë për fjalë «farës». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.