Numrat 7:1-89

  • Blatimet për inaugurimin e tabernakullit (1-89)

7  Ditën që mbaroi montimin e tabernakullit,+ Moisiu e mirosi*+ dhe e shenjtëroi bashkë me gjithë pajimet e tij, me altarin dhe me tërë pajisjet që kishte.+ Pasi Moisiu i kishte mirosur dhe shenjtëruar këto gjëra,+ 2  prijësit e Izraelit,+ krerët e shtëpive të tyre atërore, paraqitën një blatim. Këta prijës të fiseve që kishin mbikëqyrur regjistrimin, 3  sollën para Jehovait blatimin e tyre: gjashtë karroca të mbuluara dhe 12 qé—një karrocë për dy prijës dhe nga një dem* për secilin; ata i paraqitën këto para tabernakullit. 4  Jehovai i tha Moisiut: 5  «Pranoji këto gjëra prej tyre, pasi do të përdoren për shërbimin në tendën e takimit. Jepua ato levitëve, secilit aq sa i nevojitet për detyrën e vet.» 6  Kështu Moisiu i pranoi karrocat dhe gjedhët e ua dha levitëve. 7  Dy karroca dhe katër qé ua dha bijve të Gershonit, sipas asaj që u nevojitej për detyrat e tyre.+ 8  Katër karroca dhe tetë qé ua dha bijve të Merarit, sipas asaj që u nevojitej për detyrat e tyre, të cilat i kryenin nën drejtimin e Ithamarit, djalit të priftit Aron.+ 9  Ndërsa bijve të Kehathit nuk u dha gjë, sepse detyrat e tyre kishin të bënin me shërbimin në vendin e shenjtë+ dhe ata i mbartnin gjërat e shenjta në sup.+ 10  Tani, prijësit e paraqitën blatimin e tyre për inaugurimin*+ e altarit ditën kur u miros. Kur prijësit e paraqitën blatimin e tyre para altarit, 11  Jehovai i tha Moisiut: «Ata do ta paraqitin blatimin e tyre për inaugurimin e altarit me radhë, nga një prijës çdo ditë.» 12  Ditën e parë e paraqiti blatimin Nahasoni,+ biri i Aminadabit, nga fisi i Judës. 13  Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla,* një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,*+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 14  një kupë* ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 15  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar* si blatim të djegur;+ 16  një kec si blatim për mëkatin+ 17  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Nahasonit, birit të Aminadabit.+ 18  Ditën e dytë e paraqiti blatimin Netaneli,+ biri i Zuarit dhe prijësi i Isaharit. 19  Ai paraqiti si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 20  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 21  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 22  një kec si blatim për mëkatin+ 23  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Netanelit, birit të Zuarit. 24  Ditën e tretë, prijësi i bijve të Zabulonit, Eliabi,+ biri i Helonit, 25  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 26  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 27  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 28  një kec si blatim për mëkatin+ 29  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Eliabit,+ birit të Helonit. 30  Ditën e katërt, prijësi i bijve të Rubenit, Elizuri,+ biri i Shedeurit, 31  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 32  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 33  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 34  një kec si blatim për mëkatin+ 35  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Elizurit,+ birit të Shedeurit. 36  Ditën e pestë, prijësi i bijve të Simeonit, Shelumieli,+ biri i Zurishadait, 37  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 38  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 39  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 40  një kec si blatim për mëkatin+ 41  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Shelumielit,+ birit të Zurishadait. 42  Ditën e gjashtë, prijësi i bijve të Gadit, Eliasafi,+ biri i Deuelit, 43  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 44  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 45  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 46  një kec si blatim për mëkatin+ 47  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Eliasafit,+ birit të Deuelit. 48  Ditën e shtatë, prijësi i bijve të Efraimit, Elishamai,+ biri i Amihudit, 49  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 50  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 51  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 52  një kec si blatim për mëkatin+ 53  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Elishamait,+ birit të Amihudit. 54  Ditën e tetë, prijësi i bijve të Manaseut, Gamalieli,+ biri i Pedahzurit, 55  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 56  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 57  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 58  një kec si blatim për mëkatin+ 59  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Gamalielit,+ birit të Pedahzurit. 60  Ditën e nëntë, prijësi+ i bijve të Beniaminit, Abidani,+ biri i Gideoniut, 61  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 62  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 63  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 64  një kec si blatim për mëkatin+ 65  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Abidanit,+ birit të Gideoniut. 66  Ditën e 10-të, prijësi i bijve të Danit, Ahiezeri,+ biri i Amishadait, 67  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 68  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 69  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 70  një kec si blatim për mëkatin+ 71  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Ahiezerit,+ birit të Amishadait. 72  Ditën e 11-të, prijësi i bijve të Asherit, Pagieli,+ biri i Okranit, 73  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 74  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 75  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 76  një kec si blatim për mëkatin+ 77  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Pagielit,+ birit të Okranit. 78  Ditën e 12-të, prijësi i bijve të Neftalit, Ahirai,+ biri i Enanit, 79  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 80  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 81  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 82  një kec si blatim për mëkatin+ 83  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Ahirait,+ birit të Enanit. 84  Ky ishte blatimi i prijësve të Izraelit për inaugurimin+ e altarit ditën kur u miros: 12 pjata argjendi, 12 tase argjendi dhe 12 kupa ari;+ 85  çdo pjatë argjendi peshonte 130 sikla dhe çdo tas peshonte 70 sikla, tërë argjendi i këtyre enëve arrinte deri në 2.400 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë;+ 86  secila nga 12 kupat prej ari plot me temjan peshonte 10 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, tërë ari i kupave arrinte deri në 120 sikla; 87  tërë bagëtitë për blatimin e djegur ishin 12 dema, 12 desh, 12 qengja meshkuj njëvjeçarë, bashkë me blatimet e tyre në drithë, si edhe 12 keca si blatim për mëkatin; 88  tërë bagëtitë për flijimin në bashkësi ishin 24 dema, 60 desh, 60 cjep dhe 60 qengja meshkuj njëvjeçarë. Ky ishte blatimi për inaugurimin+ e altarit pasi ishte mirosur.+ 89  Sa herë që hynte në tendën e takimit për të folur me Perëndinë,*+ Moisiu e dëgjonte zërin që i fliste nga lart kapakut+ të arkës së Dëshmisë, mes dy kerubinëve;+ dhe Perëndia fliste me të.

Shënimet

^ Ose «një ka».
^ Ose «për kushtimin».
^ Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «sipas siklës së shenjtë».
^ Ose «një tas të vogël».
^ Ose «motak».
^ Fjalë për fjalë «atë».