Numrat 10:1-36

  • Trumbetat e argjendta (1-10)

  • Nisja nga Sinai (11-13)

  • Radha e marshimit (14-28)

  • Hobabit i kërkohet të bëhet udhërrëfyes për Izraelin (29-34)

  • Lutja e Moisiut kur niset kampi (35, 36)

10  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 2  «Bëj dy trumbeta;+ ato duhen të jenë prej argjendi të punuara me çekan. Këto do të të shërbejnë që të thërrasësh asamblenë dhe që t’i sinjalizosh izraelitët të mbledhin kampet e të nisen. 3  Kur ato të bien të dyja, tërë asambleja duhet të vijë te ti në hyrje të tendës së takimit.+ 4  Nëse bie vetëm njëra, te ti do të vijnë vetëm prijësit, krerët e mijëra burrave të Izraelit.+ 5  Kur të dëgjohet një buçitje e shkurtër dhe e përsëritur, duhet të nisen kampet e atyre që janë në lindje.+ 6  Kur të dëgjohet një buçitje e shkurtër dhe e përsëritur për herë të dytë, duhet të nisen kampet e atyre që janë në jug.+ Sa herë që të niset ndonjë ndarje, trumbetat duhet të buçasin në këtë mënyrë. 7  Tani, kur të thërritni kongregacionin,* duhet t’u bini trumbetave,+ por jo me një buçitje të shkurtër dhe të përsëritur. 8  Djemtë e Aronit, priftërinjtë, duhet t’u bien trumbetave,+ dhe kjo gjë do të shërbejë si ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi. 9  Nëse në vendin tuaj duhet të luftoni kundër pushtuesve që ju bien në qafë, bjerini alarmit për luftë me trumbeta,+ dhe Jehovai, Perëndia juaj, do të kujtohet për ju e do t’ju shpëtojë nga armiqtë. 10  Edhe në raste gëzimi+​—periudha festash+ dhe fillime muajsh—duhet t’u bini trumbetave kur të paraqitni blatimet e djegura+ dhe flijimet në bashkësi;+ kështu Perëndia juaj do të kujtohet për ju. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!»+ 11  Tani, vitin e dytë, ditën e 20-të të muajit të dytë,+ reja u ngrit nga tabernakulli+ i Dëshmisë. 12  Kështu izraelitët filluan të largoheshin nga shkretëtira e Sinait sipas radhës së përcaktuar,+ dhe reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.+ 13  Kjo ishte hera e parë që ata niseshin sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut.+ 14  Kështu, e para u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Judës, sipas njësive të tyre,* dhe Nahasoni,+ biri i Aminadabit, ishte në krye të njësisë së tij. 15  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Isaharit ishte Netaneli,+ biri i Zuarit. 16  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Zabulonit ishte Eliabi,+ biri i Helonit. 17  Kur u çmontua tabernakulli,+ u nisën edhe bijtë e Gershonit+ me bijtë e Merarit,+ të cilët mbartnin tabernakullin. 18  Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të Rubenit, sipas njësive të tyre,* dhe Elizuri,+ biri i Shedeurit, ishte në krye të njësisë së tij. 19  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Simeonit ishte Shelumieli,+ biri i Zurishadait. 20  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Gadit ishte Eliasafi,+ biri i Deuelit. 21  Më pas u nisën kehathitët, të cilët mbartnin gjërat e shenjtërores;+ tabernakulli duhej montuar para se këta të mbërrinin. 22  Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Efraimit, sipas njësive të tyre,* dhe Elishamai,+ biri i Amihudit, ishte në krye të njësisë së tij. 23  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Manaseut ishte Gamalieli,+ biri i Pedahzurit. 24  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Beniaminit ishte Abidani,+ biri i Gideoniut. 25  Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Danit sipas njësive të tyre,* e cila formonte praparojën për të gjitha kampet, dhe Ahiezeri,+ biri i Amishadait, ishte në krye të njësisë së tij. 26  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Asherit ishte Pagieli,+ biri i Okranit. 27  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Neftalit ishte Ahirai,+ biri i Enanit. 28  Nisja e izraelitëve dhe e njësive të tyre* bëhej sipas kësaj radhe.+ 29  Atëherë Moisiu i tha Hobabit, birit të midianitit Reuel,*+ që ishte vjehrri i Moisiut: «Ne po nisemi drejt vendit për të cilin Jehovai tha: ‘Do t’jua jap juve.’+ Eja me ne+ dhe ne do të të mbajmë mirë, sepse Jehovai i ka premtuar gjëra të mira Izraelit.»+ 30  Por ai ia ktheu: «Jo, do të kthehem në vendin tim dhe te të afërmit e mi.» 31  Atëherë Moisiu i tha: «Të lutem, mos na lër, sepse ti e di ku ta ngremë kampin në shkretëtirë dhe mund të bëhesh udhërrëfyesi ynë.* 32  Po qe se vjen me ne,+ çdo të mirë që do të na bëjë Jehovai, ne do të ta bëjmë ty.» 33  Kështu u nisën nga mali i Jehovait+ për të bërë tri ditë udhë, dhe arka+ e besëlidhjes së Jehovait shkonte para tyre gjatë këtyre tri ditëve, në kërkim të një vendi ku të pushonin.+ 34  Kur mblidhnin kampet dhe niseshin, reja e Jehovait+ qëndronte mbi ta gjatë ditës. 35  Sa herë që lëviznin Arkën, Moisiu thoshte: «Ngrihu, o Jehova,+ e le të shpërndahen armiqtë e tu! Ata që të urrejnë, le t’ia mbathin para teje!» 36  Ndërsa kur e ndalnin, ai thoshte: «Kthehu, o Jehova, kthehu te mijërat e dhjetëra mijërat e Izraelit.»+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
^ Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
^ Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
^ Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
^ Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
^ Domethënë, Jetroi.
^ Ose «të jesh si sytë për ne».