Numrat 21:1-35

  • Mundet mbreti i Aradit (1-3)

  • Gjarpri prej bakri (4-9)

  • Marshimi i Izraelit përqark Moabit (10-20)

  • Mundet Sihoni, mbreti amorit (21-30)

  • Mundet Ogu, mbreti amorit (31-35)

21  Kur mbreti kananit i Aradit që banonte në Negeb,+ mori vesh se Izraeli kishte ardhur nga udha e Atarimit, e sulmoi Izraelin dhe zuri rob disa. 2  Atëherë Izraeli u zotua para Jehovait dhe tha: «Nëse ma jep në dorë këtë popull, unë do t’i shkatërroj* se s’bën qytetet e tij.» 3  Jehovai e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia dha kananitët në dorë. Kështu Izraeli i caktoi për shkatërrim ata bashkë me qytetet e tyre, prandaj ai vend u quajt Hormah.*+ 4  Teksa vazhdonin udhëtimin nga mali i Horit+ nëpërmjet udhës së Detit të Kuq, që t’i binin përqark Edomit,+ populli u sfilit nga rruga. 5  Ai thoshte kundër Perëndisë dhe Moisiut:+ «Pse na keni nxjerrë nga Egjipti? Që të vdesim në shkretëtirë?! Këtu nuk ka as bukë, as ujë,+ dhe na është neveritur kjo bukë e shpifur.»*+ 6  Atëherë Jehovai dërgoi mes popullit gjarpërinj helmues* që i kafshonin pareshtur, dhe shumë izraelitë vdiqën.+ 7  Kështu populli vajti te Moisiu dhe tha: «Mëkatuam se folëm kundër Jehovait dhe kundër teje.+ Lutju Jehovait për ne që të na i largojë gjarpërinjtë.» Dhe Moisiu u lut për popullin.+ 8  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Puno një gjarpër helmues* dhe vëre në një shtizë. Kur dikë ta kafshojë gjarpri, ta shikojë atë që të mbetet gjallë.» 9  Moisiu punoi menjëherë një gjarpër prej bakri+ dhe e vuri në shtizë.+ Sa herë që një gjarpër kafshonte dikë dhe ky shikonte gjarprin prej bakri, mbetej gjallë.+ 10  Pas kësaj izraelitët u larguan dhe e ngritën kampin në Obot.+ 11  Pastaj u larguan nga Oboti dhe e ngritën kampin në Ije-Abarim,+ në shkretëtirën përballë Moabit, nga lindja. 12  U larguan që andej dhe e ngritën kampin pranë luginës së Zeredit.*+ 13  Nga atje, u larguan dhe e ngritën kampin në rajonin e Arnonit,+ i cili gjendet në shkretëtirën që fillon në kufirin e amoritëve—Arnoni është kufiri i Moabit, midis Moabit dhe amoritëve. 14  Prandaj në librin e Luftërave të Jehovait flitet për «Vahebin në Sufah, për luginat* e Arnonit 15  dhe për tatëpjetën* e luginave,* e cila shtrihet drejt vendbanimit të Arit dhe bashkohet me kufirin e Moabit». 16  Më pas vajtën në Ber. Ky është pusi ku Jehovai i tha Moisiut: «Mblidhe popullin që t’i jap ujë.» 17  Në atë kohë Izraeli këndonte këtë këngë: «Buro, o pus! Pritjani me këngë!* 18  Pusin që princat gërmuan, fisnikët e popullit rrëmuanme shkop komandanti dhe me shkopinjtë e tyre.» Pastaj nga shkretëtira vajtën në Matanah. 19  Nga Matanahu vajtën në Nahaliel dhe nga Nahalieli në Bamot.+ 20  Nga Bamoti vajtën në luginën që gjendet në territorin* e Moabit,+ në majë të Pisgahut,+ i cili sheh nga Jeshimoni.*+ 21  Tani, Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të amoritëve, dhe i tha:+ 22  «Na lër të kalojmë përmes vendit tënd. Nuk do të kthehemi as në ara e as në vreshta. Nuk do të pimë ujë nga asnjë pus. Do të ecim në Rrugën e Mbretit derisa të kemi kaluar përmes territorit tënd.»+ 23  Por Sihoni nuk e la Izraelin të kalonte përmes territorit të tij. Përkundrazi, mblodhi tërë popullin dhe u nis për t’u ndeshur me Izraelin në shkretëtirë. Me të mbërritur në Jahaz, ai filloi luftën me Izraelin.+ 24  Por Izraeli e mposhti dhe i vrau me shpatë,+ si dhe shtiu në dorë vendin e tij+ nga Arnoni+ deri në Jabok,+ afër amonitëve, sepse Jazeri+ është kufiri i amonitëve.+ 25  Kështu, Izraeli mori gjithë këto qytete dhe filloi të banonte në tërë qytetet e amoritëve,+ në Heshbon dhe në gjithë fshatrat e tij, 26  sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit të amoritëve, i cili kishte luftuar me mbretin e Moabit dhe i kishte marrë gjithë vendin deri në Arnon. 27  Prej kësaj doli ky proverb sarkastik: «Ejani në Heshbon! U ndërtoftë qyteti i Sihonit, i patundur u bëftë! 28  Se një zjarr doli nga Heshboni, një flakë nga qyteti i Sihonit,që përpiu Arin në Moab, po, zotërit e vendeve të larta të Arnonit. 29  Mjerë ti, o Moab! Kaq e pate, o popull i Kemoshit!+ Bijve të tu, rrugët e arratisë u dhe, bijat e tua i bëre robinja të Sihonit, mbretit të amoritëve. 30  Le t’u biem, pra! U shkatërroftë Heshboni deri në Dibon,+e shkretofshim deri në Nofah,zjarri u përhaptë deri në Medebë!»+ 31  Kështu Izraeli filloi të banonte në vendin e amoritëve. 32  Pastaj Moisiu dërgoi disa burra që të vëzhgonin Jazerin.+ Ata shtinë në dorë fshatrat e tij dhe i dëbuan amoritët që ishin atje. 33  Pas kësaj u kthyen dhe shkuan Rrugës së Bashanit. Ogu,+ mbreti i Bashanit, bashkë me tërë popullin e tij, doli kundër tyre në betejë në Edrei.+ 34  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Mos ki frikë nga ai,+ sepse atë, mbarë popullin dhe vendin e tij do të ta jap në dorë.+ Do të bësh me të siç bëre me Sihonin, mbretin e amoritëve, që banonte në Heshbon.»+ 35  Prandaj, ata e sulmuan Ogun, bijtë dhe mbarë popullin e tij derisa nuk mbeti më gjallë asnjë.+ Kështu ata e shtinë në dorë vendin e tij.+

Shënimet

^ Ose «do t’i caktoj për shkatërrim». Shih Fjalorthin.
^ Do të thotë «i caktuar për shkatërrim».
^ Ose «dhe e urrejmë këtë bukë të shpifur».
^ Ose «djegës».
^ Ose «djegës».
^ Ose «vadit të Zeredit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «vadet». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «gojën».
^ Ose «e vadeve». Shih Fjalorthin.
^ Ose «Këndojini atij!»
^ Fjalë për fjalë «fushën».
^ Një mundësi tjetër «shkretëtira; vendi i shkretë».