Levitiku 21:1-24

  • Priftërinj, të shenjtë e të pandotur (1-9)

  • Kryeprifti të mos ndotet (10-15)

  • Priftërinjtë nuk duhet të kenë të meta fizike (16-24)

21  Jehovai i tha akoma Moisiut: «Thuaju priftërinjve, djemve të Aronit: ‘Askush të mos ndotet për një të vdekur* mes popullit.*+ 2  Por prifti mund të ndotet për një të afërm të ngushtë gjaku: nënën, babanë, djalin, vajzën, vëllanë 3  dhe për të motrën, nëse ishte virgjëreshë që jetonte me të dhe nuk ishte martuar ende. 4  Megjithatë nuk mund të ndotet e të përdhoset për një grua të martuar brenda popullit të tij. 5  Priftërinjë të mos e rruajnë kokën,+ as cepat e mjekrës dhe të mos bëjnë prerje në trup.+ 6  Ata duhet të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre+ e nuk duhet të përdhosin emrin e Perëndisë së tyre,+ sepse ata paraqitin blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, bukën* e Perëndisë së tyre, prandaj duhet të jenë të shenjtë.+ 7  Prifti nuk duhet të martohet me një prostitutë,+ as me një grua të çnderuar a të divorcuar nga burri,+ sepse ai është i shenjtë për Perëndinë e tij. 8  Shenjtërojeni,+ sepse ai paraqit bukën e Perëndisë tuaj. Ai duhet të jetë i shenjtë për ju, sepse unë, Jehovai, që po ju shenjtëroj, jam i shenjtë.+ 9  Tani, nëse vajza e një prifti humb nderin duke u marrë me prostitucion, ajo çnderon të atin. Duhet të vritet e të digjet në zjarr.+ 10  Ai që është kryeprift mes vëllezërve të tij, mbi kokën e të cilit është derdhur vaji i mirosjes+ dhe është emëruar* që të veshë rrobat e tij priftërore,+ të mos e lërë kokën të çrregullt e të mos i shqyejë rrobat.+ 11  Të mos i afrohet asnjë të vdekuri;*+ të mos ndotet as për të ëmën, as për të atin. 12  Të mos dalë nga shenjtërorja e të mos përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së vet,+ sepse mbi të është shenja e kushtimit, pra, vaji i mirosjes i Perëndisë së tij.+ Unë jam Jehovai! 13  Ai duhet të martohet me një vajzë të virgjër.+ 14  Ai nuk mund të martohet me një vejushë, me një grua të divorcuar, të çnderuar ose prostitutë, por duhet të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij. 15  Të mos i çnderojë pasardhësit* e tij mes popullit,+ sepse unë, Jehovai, po e shenjtëroj.’» 16  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 17  «Thuaji Aronit: ‘Gjatë tërë brezave, askush nga pasardhësit* e tu të mos afrohet për të paraqitur bukën e Perëndisë së tij nëse ka ndonjë të metë në trup. 18  Të mos afrohet asnjë burrë që ka ndonjë të metë në trup: asnjë i verbër, i çalë, i shfytyruar,* me njërën gjymtyrë të gjatë, 19  me këmbë ose dorë të thyer, 20  kurrizdalë, xhuxh,* i sëmurë nga sytë, me ekzemë a qere ose me testikuj të shtypur.+ 21  Askush nga pasardhësit* e Aronit që ka ndonjë të metë në trup nuk mund të afrohet për t’i paraqitur Jehovait blatimet e bëra me zjarr; ai ka një të metë në trup, prandaj nuk mund të afrohet për të paraqitur bukën e Perëndisë së tij. 22  Mirëpo mund të hajë nga buka e Perëndisë së vet, nga gjërat shumë të shenjta+ dhe nga gjërat e shenjta.+ 23  Ama nuk mund t’i afrohet perdes*+ dhe altarit,+ pasi ka një të metë në trup; ai nuk duhet ta përdhosë shenjtëroren time,+ sepse unë, Jehovai, po i shenjtëroj.’»+ 24  Kështu, Moisiu ia tha këto Aronit, djemve të tij dhe tërë izraelitëve.

Shënimet

^ Mund t’i referohet fisit të priftit. Shih edhe vargjet 4, 14, 15.
^ Ose «për një shpirt».
^ Ose «ushqimin», u referohet flijimeve.
^ Fjalë për fjalë «i është mbushur dora».
^ Ose «asnjë shpirti të vdekur». Fjala hebraike néfesh këtu lidhet me një fjalë hebraike që do të thotë «i vdekur».
^ Fjalë për fjalë «farën».
^ Fjalë për fjalë «fara».
^ Ose «me hundë të çarë».
^ Një mundësi tjetër «kockë e lëkurë».
^ Fjalë për fjalë «fara».