Josiu 3:1-17

  • Izraeli kalon Jordanin (1-17)

3  Kështu Josiu u çua herët në mëngjes dhe bashkë me gjithë izraelitët* u largua nga Shitimi+ e arriti në Jordan, por para se ta kapërcenin lumin, vendosën të kalonin natën atje.  Pas tri ditësh, të parët e popullit+ shkuan anembanë kampit  dhe i dhanë këtë urdhër popullit: «Sapo të shihni arkën e besëlidhjes së Jehovait, Perëndisë tuaj, që po e mbartin priftërinjtë levitë,+ nisuni nga vendi ku jeni dhe ndiqeni.  Përderisa nuk keni udhëtuar ndonjëherë në atë rrugë, arka do t’ju tregojë nga të shkoni. Por qëndrojini larg rreth 2.000 kute* dhe mos iu afroni më shumë se aq.»  Tani Josiu i tha popullit: «Shenjtërohuni,*+ sepse nesër Jehovai do të bëjë gjëra të mrekullueshme mes jush.»+  Pastaj Josiu iu drejtua priftërinjve: «Merrni arkën+ e besëlidhjes dhe kaloni në krye të popullit.» Kështu ata e morën dhe dolën në krye të popullit.  Atëherë Jehovai i tha Josiut: «Sot do të filloj të të lartësoj në sytë e tërë Izraelit,+ që ata ta dinë se do të jem me ty,+ ashtu siç isha me Moisiun.+  Priftërinjve që mbartin arkën e besëlidhjes jepu këtë urdhër: ‘Kur të arrini buzë ujërave të Jordanit, hyni në ujë dhe rrini aty pa lëvizur.’»+  Josiu u tha izraelitëve: «Afrohuni këtu e dëgjoni çfarë thotë Jehovai, Perëndia juaj.» 10  Pastaj shtoi: «Nga kjo do ta dini se mes jush ka një Perëndi të gjallë+ që pa dyshim do t’i dëbojë patjetër para syve tuaj kananitët, hititët, hivitët, perezitët, girgasitët, amoritët dhe jebusitët.+ 11  Ja, arka e besëlidhjes së Zotërisë së tërë tokës po kalon përpara jush në Jordan. 12  Tani merrni 12 burra nga fiset e Izraelit, një për çdo fis.+ 13  Sapo priftërinjtë që mbartin Arkën e Jehovait, Zotërisë së tërë tokës, të vënë këmbë në ujërat e Jordanit, ujërat që zbresin nga rrjedha e sipërme do të priten e do të ndalen si digë.»*+ 14  Kështu, kur populli mblodhi tendat pak para se të kalonte Jordanin dhe u nis, priftërinjtë që mbartnin arkën+ e besëlidhjes dolën në krye të popullit. 15  Sapo priftërinjtë që mbartnin Arkën arritën në Jordan dhe i zhytën këmbët buzë ujërave, (gjatë kohës së korrjes Jordani del nga shtrati)+ 16  ujërat që zbritnin nga rrjedha e sipërme u ndalën. Ato u ngritën si digë* shumë larg, në Adam, në qytetin afër Zaretanit, kurse ujërat që zbritnin drejt detit të Arabahut, Detit të Kripur,* shteruan pak nga pak. Ujërat kishin ndalur, prandaj populli kaloi e doli përballë Jerikosë. 17  Ndërkohë që priftërinjtë që mbartnin arkën e besëlidhjes së Jehovait rrinin pa lëvizur në tokë të thatë+ në mes të Jordanit, tërë Izraeli eci nëpër shtratin e thatë të lumit,+ derisa gjithë kombi kaloi Jordanin.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «bijtë e Izraelit».
Rreth 890 m. Shih Shtojcën B14.
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «mur».
Ose «mur».
Domethënë, Detit të Vdekur.