Josiu 15:1-63

  • Trashëgimia e Judës (1-12)

  • Vajza e Kalebit merr tokë (13-19)

  • Qytetet e Judës (20-63)

15  Vendi që i ra me short*+ fisit të Judës, sipas familjeve, shtrihej deri në kufi me Edomin,+ madje deri në shkretëtirën e Zinit dhe në skajin jugor të Negebit. 2  Kufiri i tij jugor fillonte nga skaji i Detit të Kripur,*+ pra nga gjiri me pamjen nga jugu, 3  shtrihej drejt jugut deri në të përpjetën e Akrabimit+ dhe kalonte nëpër Zin. Pastaj kalonte në jug të Kadesh-Barneas,+ vazhdonte nëpër Hezron, ngjitej deri në Adar dhe kthente në drejtim të Karkaut. 4  Pastaj kalonte në Azmon,+ shtrihej deri në vadin* e Egjiptit+ dhe mbaronte në det.* Ky ishte kufiri jugor. 5  Kufiri lindor ishte Deti i Kripur* deri në mbarim të Jordanit. Kufiri në cepin verior ishte gjiri i detit, në mbarim të Jordanit.+ 6  Kufiri ngjitej deri në Beth-Hoglah,+ kalonte në veri të Beth-Arabahut+ dhe ngjitej deri te guri i Bohanit,+ birit të Rubenit. 7  Në luginën* e Akorit+ ngjitej deri në Debir, kthente drejt veriut deri në Gilgal,+ përballë së përpjetës së Adumimit, që është në jug të luginës,* pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit+ dhe mbaronte në En-Rogel.+ 8  Ngjitej në Luginën e Birit të Hinomit+ deri në shpatin jugor të jebusitëve,+ domethënë në Jerusalem.+ Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ngrihet përballë Luginës së Hinomit në perëndim, që është në skaj të luginës* së Refaimit në veri. 9  Kufiri shkonte nga maja e malit deri te burimi i ujërave të Neftoahut+ dhe shtrihej deri në qytetet e malit të Efronit. Pastaj kufiri shkonte deri në Baalah, domethënë në Kiriat-Jearim.+ 10  Nga Baalahu kthente në perëndim të malit të Seirit dhe kalonte në shpatin verior të malit të Jearimit, domethënë në Kesalon. Pastaj zbriste në Beth-Shemesh+ dhe kalonte nëpër Timnah.+ 11  Kufiri shtrihej deri në shpatin verior të Ekronit+ dhe shkonte deri në Shikeron, kalonte në malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabnel dhe mbaronte në det. 12  Kufiri perëndimor ishte Deti i Madh*+ me bregun e tij. Këta ishin kufijtë përreth territorit të pasardhësve të Judës sipas familjeve të tyre. 13  Ashtu siç e urdhëroi Jehovai, Josiu i dha Kalebit,+ birit të Jefunehut, një pjesë mes pasardhësve të Judës, domethënë Kiriat-Arbën (Arba ishte ati i Anakut), pra Hebronin.+ 14  Kështu Kalebi dëboi që andej tre bijtë e Anakut:+ Sheshain, Ahimanin dhe Talmain,+ pasardhës të Anakut. 15  Që këtej, ai pastaj shkoi për të luftuar kundër banorëve të Debirit+ (që më parë quhej Kiriat-Sefer). 16  Në atë kohë Kalebi tha: «Atij që sulmon Kiriat-Seferin dhe e pushton, do t’i jap për grua vajzën time, Aksën.» 17  Dhe qytetin e pushtoi Otnieli,+ biri i Kenazit,+ vëllait të Kalebit, kështu që ai i dha për grua vajzën, Aksën.+ 18  Ndërsa po shkonte në shtëpinë e burrit, ajo i tha të shoqit t’i kërkonte babait të saj* një arë, dhe pastaj zbriti nga gomari.* Kalebi e pyeti: «Çfarë do?»+ 19  Ajo iu përgjigj: «Të lutem, më beko me një dhuratë, sepse toka që më dhe në jug* është e thatë, prandaj më jep edhe Gulot-Maimin.»* Kështu ai i dha Gulotin e Sipërm dhe Gulotin e Poshtëm. 20  Kjo ishte trashëgimia e fisit të Judës, sipas familjeve. 21  Në skaj të territorit të fisit të Judës, në drejtim të kufirit me Edomin+ në jug, qytetet ishin këto: Kabzeli, Ederi, Jaguri, 22  Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23  Kedeshi, Hazori, Ithnani, 24  Zifi, Telemi, Bealoti, 25  Hazor-Hadatahu, Keriot-Hezroni, domethënë Hazori, 26  Amami, Shemai, Moladahu,+ 27  Hazar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,+ 28  Hazar-Shuali, Ber-Sheba,+ Biziotiahu, 29  Baalahu, Ijimi, Ezemi, 30  Eltoladi, Kesili, Hormahu,+ 31  Ziklagu,+ Madmanahu, Sansanahu, 32  Lebaoti, Shilhimi, Aini dhe Rimoni+​—gjithsej 29 qytete bashkë me fshatrat e tyre. 33  Në Shefelah+ ishin: Eshtaoli, Zorahu,+ Ashnahu, 34  Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami, 35  Jarmuthi, Adulami,+ Sokohu, Azekahu,+ 36  Sharaimi,+ Aditaimi, Gederahu dhe Gederotaimi*—14 qytete me fshatrat e tyre. 37  Zenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, 38  Dileani, Mizpehu, Joktheli, 39  Lakishi,+ Bozkati, Egloni, 40  Kaboni, Lahmami, Kitlishi, 41  Gederoti, Beth-Dagoni, Namahu dhe Makedahu+—16 qytete me fshatrat e tyre. 42  Libnahu,+ Eteri, Ashani,+ 43  Iftahu, Ashnahu, Nezibi, 44  Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu—9 qytete me fshatrat e tyre. 45  Ekroni me fshatrat dhe vendbanimet e tij; 46  nga Ekroni drejt perëndimit, tërë ato që ishin përgjatë Ashdodit me fshatrat e tyre. 47  Ashdodi,+ fshatrat dhe vendbanimet e tij; Gaza,+ fshatrat dhe vendbanimet e saj deri në vadin* e Egjiptit, në Detin e Madh* dhe në rajonet fqinje.+ 48  Në rajonin malor: Shamiri, Jatiri,+ Sokohu, 49  Danahu, Kiriat-Sanahu, domethënë Debiri, 50  Anabi, Eshtemohu,+ Animi, 51  Gosheni,+ Holoni dhe Gilohu+—11 qytete me fshatrat e tyre. 52  Arabi, Dumahu, Eshani, 53  Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, 54  Humtahu, Kiriat-Arba, domethënë Hebroni,+ dhe Siori—9 qytete me fshatrat e tyre. 55  Maoni,+ Karmeli, Zifi,+ Jutahu, 56  Jezreli, Jokdeami, Zanoahu, 57  Kaini, Gibeahu dhe Timnahu+—10 qytete me fshatrat e tyre. 58  Halhuli, Beth-Zuri, Gedori, 59  Marati, Beth-Anoti dhe Eltekoni—6 qytete me fshatrat e tyre. 60  Kiriat-Baali, domethënë Kiriat-Jearimi,+ dhe Rabahu—2 qytete me fshatrat e tyre. 61  Në shkretëtirë: Beth-Arabahu,+ Midini, Sekakahu, 62  Nibshani, Qyteti i Kripës dhe En-Gedi+—6 qytete me fshatrat e tyre. 63  Kurse jebusitët+ që banonin në Jerusalem,+ burrat e Judës nuk i dëbuan dot,+ prandaj jebusitët vazhdojnë të banojnë edhe sot e kësaj dite në Jerusalem me popullin e Judës.

Shënimet

^ Ose «iu caktua».
^ Domethënë, i Detit të Vdekur.
^ Domethënë, në Detin e Madh, në Mesdhe.
^ Domethënë, Deti i Vdekur.
^ Ose «ultësirën».
^ Ose «të vadit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «ultësirës».
^ Domethënë, Mesdheu.
^ Domethënë, Kalebit.
^ Një mundësi tjetër «përplasi duart ndërsa ishte mbi gomar».
^ Ose «Negeb».
^ Do të thotë «basene uji».
^ Një mundësi tjetër «Gederahu dhe vathat e tij».
^ Domethënë, në Mesdhe.