Josiu 16:1-10

  • Trashëgimia e pasardhësve të Jozefit (1-4)

  • Trashëgimia e Efraimit (5-10)

16  Vendi që u ra me short*+ pasardhësve të Jozefit+ shkonte nga Jordani pranë Jerikosë deri tek ujërat në lindje të saj. Më tej kalonte përmes shkretëtirës që ngjitej nga Jerikoja deri në rajonin malor të Bethelit.+ 2  Shtrihej nga Betheli, që është pjesë e Luzit, vazhdonte në Atarot, që është kufiri i arkitëve. 3  Pastaj zbriste drejt perëndimit në kufirin e jafletitëve deri në kufirin e Beth-Horonit+ të Poshtëm e të Gezerit+ dhe mbaronte në det. 4  Kështu, pasardhësit e Jozefit,+ Manaseu dhe Efraimi, morën në zotërim vendin e tyre.+ 5  Kufiri i trashëgimisë së pasardhësve të Efraimit, sipas familjeve, ishte ky: në lindje ishte Atarot-Adari+ deri në Beth-Horonin e Sipërm+ 6  dhe kufiri shtrihej deri në det; fillonte nga Mikmetati+ në veri dhe kthente në lindje në Tanat-Shiloh e në Janoah. 7  Pastaj nga Janoahu zbriste në Atarot e në Narah, arrinte deri në Jeriko+ dhe shtrihej deri në Jordan. 8  Nga Tapuahu+ kufiri vazhdonte drejt perëndimit deri në vadin* e Kanahut dhe mbaronte në det.+ Kjo është trashëgimia e fisit të Efraimit, sipas familjeve. 9  Pasardhësit e Efraimit kishin edhe qytete-enklava* me gjithë fshatrat e tyre në mes të trashëgimisë së Manaseut.+ 10  Mirëpo ata nuk i dëbuan kananitët që banonin në Gezer,+ të cilët banojnë edhe sot e kësaj dite mes Efraimit,+ por i vunë në punë të detyruar.+

Shënimet

Ose «iu caktua».
Ose «qytete të ndara veç».