Letra e dytë drejtuar korintasve 6:1-18

  • Të mos abuzojmë me mirësinë e Perëndisë (1, 2)

  • Përshkruhet shërbimi i Pavlit (3-13)

  • Mos u futni nën të njëjtën zgjedhë me jobesimtarët (14-18)

6  Si bashkëpunëtorë të tij,+ ju nxitim të mos e pranoni më kot mirësinë e pamerituar të Perëndisë,*+  sepse ai thotë: «Të dëgjova në një kohë të favorshme dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.»+ Ja, tani është koha veçanërisht e favorshme! Ja, tani është dita e shpëtimit!  Në asnjë mënyrë nuk po bëhemi pengesë për ju, që në shërbimin tonë të mos gjendet asnjë e metë.+  Përkundrazi, në çdo mënyrë e rekomandojmë veten si shërbëtorë të Perëndisë,+ duke treguar qëndrueshmëri të madhe në shtrëngime, në raste nevoje, në vështirësi,+  në rrahje, në burgje,+ në trazira, në mundime, në net pa gjumë, në raste pa ushqim;+  me dëlirësi, me njohuri, me durim,+ me mirësi,+ me anë të frymës së shenjtë, me dashuri pa hipokrizi,+  me fjalë të vërteta, me fuqinë e Perëndisë,+ me armët e drejtësisë+ në të djathtë* e në të majtë,*  me lavdi dhe çnderim, me një emër të keq e një emër të mirë. Konsiderohemi mashtrues, edhe pse themi gjithnjë të vërtetën;  si të panjohur, edhe pse të njohur; si të vdekur* e megjithatë, ja, jetojmë;+ si të dënuar* e megjithatë nuk jemi lënë në dorë të vdekjes;+ 10  si të pikëlluar, por gjithnjë të gëzuar; si të varfër, edhe pse pasurojmë shumë të tjerë; si njerëz që nuk kanë kurrgjë, edhe pse zotërojmë gjithçka.+ 11  Ju kemi folur hapur,* o korintas, dhe për ju i kemi hapur plotësisht dyert e zemrave tona. 12  Përzemërsia jonë për ju s’njeh kufij,+ kurse ju i keni vënë kufij përzemërsisë së ngrohtë që ndieni për ne. 13  Prandaj, na e shpërbleni edhe ju​—po ju flas si fëmijëve të mi—​hapini plotësisht dyert e zemrës.*+ 14  Mos u futni nën të njëjtën zgjedhë* me jobesimtarët,+ sepse ç’lidhje ka drejtësia me paligjshmërinë?*+ Apo ç’të përbashkët ka drita me errësirën?+ 15  Si mund të pajtohet Krishti me Belialin?*+ Apo ç’të përbashkët ka një besimtar me një jobesimtar?+ 16  Vallë pajtohet tempulli i Perëndisë me idhujt?+ Ne jemi tempulli i Perëndisë së gjallë,+ ashtu si tha Perëndia: «Do të banoj mes tyre+ dhe do të eci mes tyre. Unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.»+ 17  «Prandaj, dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni veç,—thotë Jehovai,*—dhe mjaft e prekët gjënë e papastër»;+ «dhe unë do t’ju mbledh nën krahët e mi».+ 18  «Unë do të bëhem ati juaj dhe ju+ do të bëheni bijtë e bijat e mia,+—thotë Jehovai,* Perëndia i Plotfuqishëm.»

Shënime në fund të faqes

Ose «të mos e pranoni mirësinë e pamerituar të Perëndisë pa e përmbushur qëllimin e saj».
Ndoshta për sulm.
Ndoshta për mbrojtje.
Ose «si të denjë për vdekjen».
Ose «si të disiplinuar».
Fjalë për fjalë «E kemi hapur gojën».
Ose «zgjerohuni edhe ju».
Fjalë për fjalë «nën një zgjedhë të pabarabartë», që i referohet një lidhjeje të pabarabartë.
Kjo fjalë shpesh nënkupton shpërfillje ndaj ligjeve të Perëndisë.
Nga një fjalë hebraike që do të thotë «pa pikë vlere». I referohet Satanait.