Letra e dytë drejtuar korintasve 2:1-17

  • Pavli dëshiron t’u sjellë gëzim vëllezërve (1-4)

  • Një mëkatar falet dhe rivendoset (5-11)

  • Pavli në Troadë dhe në Maqedoni (12, 13)

  • Shërbimi—një marshim triumfues (14-17)

    • Jo shitës ambulantë të fjalës së Perëndisë (17)

2  Kështu, kam vendosur të mos ju sjell trishtim kur të vij herën tjetër, 2  sepse, nëse ju trishtoj të gjithëve, kush mes jush do të më sjellë gëzim përveç atyre që trishtova?! 3  Ato që ju shkrova, i shkrova që, kur të vij, të mos më sillni trishtim, sepse ju duhet të jeni burim gëzimi për mua, dhe jam i sigurt se ajo që më gëzon mua, ju gëzon edhe ju. 4  Ju shkrova mes shumë lotësh, ngaqë ndieja shtrëngim e ankth të madh në zemër, jo që të trishtoheni,+ por që ta dini sa e thellë është dashuria ime për ju. 5  Tani, nëse dikush ka trishtuar ndonjë,+ nuk më ka trishtuar mua, por deri në njëfarë mase—pa e rënduar këtë situatë edhe më shumë—të gjithë ju. 6  Për atë njeri mjafton qortimi që i dha shumica. 7  Tani duhet ta falni me gjithë zemër dhe ta ngushëlloni,+ që të mos e mbytë* trishtimi i tepërt.+ 8  Prandaj, ju nxit ta siguroni për dashurinë tuaj.+ 9  Por ju shkrova edhe për të parë nëse do të ishit vërtet të bindur në gjithçka. 10  Në fakt, nëse e falni dikë për ndonjë faj, e kam falur edhe unë. Çdo faj që kam falur (nëse kam falur ndonjë), e kam bërë për të mirën tuaj, dhe për këtë kam Krishtin dëshmitar. 11  Prandaj, le të mos na zërë në lak* Satanai,+ sepse nuk jemi në padije të intrigave* të tij.+ 12  Tani, kur mbërrita në Troadë+ për të shpallur lajmin e mirë për Krishtin, m’u hap një derë në veprën e Zotërisë, 13  por nuk më gjente shpirti* qetësi ngaqë nuk gjeta aty Titin,+ vëllanë tim. Prandaj i përshëndeta vëllezërit atje dhe u nisa për në Maqedoni.+ 14  Faleminderit Perëndisë që na prin gjithnjë në një marshim triumfues bashkë me Krishtin dhe që e përhap aromën e njohurisë së tij në çdo vend nëpërmjet nesh! 15  Vërtet, ne që predikojmë për Krishtin, jemi për Perëndinë një aromë e këndshme, e cila përhapet si tek ata që po shpëtojnë, edhe tek ata që po marrin fund; 16  për këta të fundit është kundërmim vdekjeje që çon në vdekje,+ kurse për të parët është aromë jete që çon në jetë. Kush është i kualifikuar* për këtë detyrë? 17  Ne, sepse nuk jemi shitës ambulantë të fjalës së Perëndisë,*+ siç janë shumë njerëz, por flasim gjithë çiltërsi si të dërguar nga Perëndia, po, nën shikimin e Perëndisë dhe përkrah Krishtit.

Shënimet

Ose «të mos e përpijë».
Ose «të mos na e hedhë; të mos na mashtrojë».
Ose «të qëllimeve; të kurtheve; të taktikave».
Ose «ka kualifikimet e mjaftueshme».
Ose «nuk bëjmë tregti me fjalën e Perëndisë; nuk nxjerrim fitime nga fjala e Perëndisë».