Letra e dytë drejtuar korintasve 3:1-18

  • Letra rekomandimi (1-3)

  • Shërbëtorë të një besëlidhjeje të re (4-6)

  • Lavdia e pakrahasueshme e besëlidhjes së re (7-18)

3  Mos po fillojmë ta rekomandojmë përsëri veten? Apo mos ndoshta kemi nevojë, si disa, për letra rekomandimi për ju ose nga ju?  Ju vetë jeni letra jonë,+ e shkruar në zemrat tona, e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit,  sepse është e qartë se ju jeni një letër e Krishtit, e shkruar nga ne si shërbëtorë të Perëndisë,+ jo me bojë, por me frymën e Perëndisë së gjallë, jo në pllaka guri,+ por në pllaka mishi, në zemra.+  Këtë lloj sigurie na e ka dhënë Perëndia nëpërmjet Krishtit.  Nuk po themi se jemi të vetëkualifikuar,* sa të mendojmë se këtë vepër e bëjmë falë forcave tona, por se vetë Perëndia na ka kualifikuar.+  Vërtet, ai na ka kualifikuar që të jemi shërbëtorë të një besëlidhjeje të re,+ jo shërbëtorë të një kodi të shkruar,+ por të frymës,* sepse kodi i shkruar dënon me vdekje,+ kurse fryma jep jetë.+  Tani, nëse kodi i skalitur në gur+ që dënon me vdekje, u dha me aq shumë lavdi, sa bijtë e Izraelit nuk mundën ta shihnin fytyrën e Moisiut, ngaqë fytyra i rrezatonte gjithë lavdi+ (lavdi që do të venitej),  pse atëherë fryma e shenjtë+ të mos jepej edhe me më shumë lavdi?!+  Nëse kodi që dënon,+ ishte i lavdishëm,+ aq më tepër do të ishte e lavdishme mënyra si shpallemi të drejtë.+ 10  Në të vërtetë, edhe kodi i shkruar që dikur ishte i veshur me lavdi, është zhveshur nga lavdia për shkak të lavdisë së pakrahasueshme të besëlidhjes së re.+ 11  E nëse u dha me lavdi kodi që do të hiqej,+ aq më shumë do të kishte lavdi besëlidhja që mbetet.+ 12  Meqë kemi një shpresë të tillë,+ ne flasim lirshëm e pa druajtje 13  dhe nuk veprojmë si Moisiu, i cili vinte një vel në fytyrë,+ që bijtë e Izraelit të mos shihnin si do të merrte fund kodi që do të hiqej. 14  Kurse atyre u ishte mpirë mendja,+ madje deri sot e kësaj dite, i njëjti vel ua mbulon mendjen sa herë që lexohet besëlidhja e vjetër,+ pasi ai vel mund të hiqet vetëm nëpërmjet Krishtit.+ 15  Faktikisht, sot e kësaj dite, një vel ua mbulon zemrat+ sa herë që lexohen shkrimet e Moisiut.+ 16  Por, kur dikush kthehet te Jehovai,* veli hiqet,+ 17  sepse Jehovai* është Frymë,*+ dhe atje ku është fryma e Jehovait,* atje ka liri.+ 18  Me velin të hequr nga fytyra, të gjithë ne që pasqyrojmë si pasqyrë lavdinë e Jehovait,* transformohemi sipas imazhit të tij, duke pasqyruar gjithnjë e më shumë lavdi,* ashtu si na transformon Jehovai,* i cili është Frymë.*+

Shënime në fund të faqes

Ose «se kemi kualifikimet e mjaftueshme nga vetja».
Fjalë për fjalë «nga lavdia në lavdi».
Një mundësi tjetër «fryma e Jehovait».