Vajtimet 4:1-22

  • Pasojat e tmerrshme të rrethimit të Jerusalemit

    • Mungesa e ushqimit (4, 5, 9)

    • Gratë ziejnë fëmijët e tyre (10)

    • Jehovai derdhi zemërimin e tij (11)

א [Alef] 4  Oh, seç u venit ari që shkëlqente, ari i kulluar!+ Oh, seç u shpërndanë rrugëve*+ gurët e shenjtë!+ ב [Beth]  2  Bijtë e çmuar të Sionit që vlerësoheshin si ari i kulluar,*tani shihen si enë balte, vepër e duarve të poçarit. ג [Gimel]  3  Edhe çakejtë i vënë në gji këlyshët e tyre që t’i mëndin,kurse bija e popullit tim është bërë mizore+ si strucët në shkretëtirë.+ ד [Daleth]  4  Foshnjës së gjirit i është ngjitur gjuha pas qiellzës nga etja;fëmijët lypin bukë,+ por s’u jep kush.+ ה [He]  5  Ata që hanin gjëra të shijshme, dergjen të uritur* rrugëve;+ata që ishin rritur me rroba të shtrenjta,*+ kanë përqafuar togjet me hi. ו [Ua]  6  Ndëshkimi* i bijës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi* i Sodomës,+që u shkatërrua në çast dhe askush nuk ia zgjati dorën për ta ndihmuar.+ ז [Zajin]  7  Nazirejtë*+ e saj ishin më të pastër se bora, më të bardhë se qumështi,më kuqalashë se koralet, si gurë safiri të lëmuar. ח [Heth]  8  Tani janë bërë më të zinj se bloza* dhe rrugëve nuk njihen më. Lëkura u është ngjitur pas kockave,+ u është tharë si dru. ט [Teth]  9  Më mirë ata që i vret shpata se ata që i vret zia e bukës,+sepse këta treten dalëngadalë nga mungesa e ushqimit. י [Jod] 10  Gratë që dikur ishin të dhembshura, i kanë zier fëmijët me duart e veta;+ata u bënë ushqim* për to gjatë rrënimit të bijës së popullit tim.+ כ [Haf] 11  Jehovai e zbrazi tërbimin e tij;ai e derdhi zemërimin e tij të zjarrtë+e në Sion ndezi një zjarr, që ia përpiu themelet.+ ל [Lamed] 12  Mbretërit e tokës dhe tërë banorët e dheut nuk e besoninse kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jerusalemit.+ מ [Mem] 13  Kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve e të fajeve të priftërinjve,+të cilët derdhën në mes tij gjakun e të drejtëve.+ נ [Nun] 14  Ata janë endur rrugëve si të verbër,+të ndotur me gjak,+ ndaj askush s’ua prek dot rrobat. ס [Sameh] 15  «Largohuni, të papastër!​—u bërtasin.—Ikni! Largohuni! Mos na prekni!» Kanë mbetur të pastrehë dhe enden andej-këtej. Nëpër kombe kanë thënë: «Ata nuk mund të rrinë këtu me ne.*+ פ [Pe] 16  Vetë Jehovai* i ka shpërndarë;+ai nuk do t’i shohë më me pëlqim. Njerëzit s’do t’i respektojnë priftërinjtë,+as do t’i nderojnë pleqtë.»+ ע [Ajën] 17  Na u thanë sytë për pak ndihmë, por më kot.+ Pareshtur i mbajtëm sytë te një komb që nuk mund të na shpëtonte.+ צ [Cade] 18  Hap pas hapi na gjurmonin,+ ndaj s’shkonim dot nëpër sheshe. Fundi ynë është afruar; i kemi mbushur ditët, se na ka ardhur fundi. ק [Kof] 19  Ata që na ndiqnin këmba-këmbës, ishin më të shpejtë se shqiponjat e qiejve.+ Nëpër male na ndoqën dhe në shkretëtirë na zunë pritë. ר [Resh] 20  I mirosuri* i Jehovait,+ që është si ajër për ne,*është kapur rob në gropën e tyre të madhe,+po, ai për të cilin thoshim: «Nën hijen e tij do të jetojmë të mbrojtur mes kombeve.» ש [Sin] 21  Ngazëllo dhe gëzo, o bijë e Edomit,+ që banon në vendin e Uzit! Edhe nga ti do të kalojë kupa,+ e ti do të dehesh e do të zbulosh lakuriqësinë tënde.+ ת [Ta] 22  Ndëshkimi për fajin tënd, o bijë e Sionit, ka marrë fund;Perëndia nuk do të të çojë sërish në mërgim.+ Por ai do ta drejtojë vëmendjen te faji yt, o bijë e Edomit,dhe do t’i nxjerrë në shesh mëkatet e tua.+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «në krye të çdo rruge».
^ Ose «që peshoheshin në flori».
^ Fjalë për fjalë «të shkretë».
^ Ose «me ngjyrë të kuqe të ndezur».
^ Fjalë për fjalë «mëkati».
^ Fjalë për fjalë «Faji».
^ Fjalë për fjalë «e zeza».
^ Ose «ushqimi i vajtimit».
^ Ose «nuk mund të banojnë këtu si të ardhur».
^ Fjalë për fjalë «Fytyra e Jehovait».
^ Ose «si fryma në flegrat tona».