Vajtimet 2:1-22

  • Zemërimi i Jehovait kundër Jerusalemit

    • Nuk i tregohet mëshirë (2)

    • Jehovai është bërë si një armik për Sionin (5)

    • Derdhen lot për Sionin (11-13)

    • Kalimtarët e përçmojnë qytetin dikur të bukur (15)

    • Armiqtë gëzohen për rrënimin e Sionit (17)

א [Alef] 2  Oh, si vallë e mbuloi Jehovai bijën e Sionit me renë e zemërimit të vet?! E hodhi bukurinë e Izraelit nga qielli në tokë+dhe nuk e kujtoi «stolin e tij të këmbëve»+ ditën e zemërimit të vet. ב [Beth]  2  Jehovai i ka përpirë pa mëshirë të gjitha vendbanimet e Jakobit;i ka shembur vendet e fortifikuara të bijës së Judës+ me zemërim të furishëm;e ka rrafshuar dhe e ka përdhosur mbretërinë+ e princat e saj.+ ג [Gimel]  3  Në flakët e zemërimit theu tërë fuqinë* e Izraelit. E tërhoqi të djathtën e vet kur armiku u afrua,+dhe zjarri flakërues që ndezi në mes të Jakobit, përpiu gjithçka.+ ד [Daleth]  4  Si armik e tendosi harkun dhe si kundërshtar mori shenjë me të djathtën.+Pa u ndalur, vrau gjithë njerëzit që në sytë tanë janë të shtrenjtë,+dhe si zjarr e derdhi tërbimin e tij+ mbi tendën e bijës së Sionit.+ ה [He]  5  Jehovai është bërë për ne si një armik;+Izraelin e ka gllabëruar dhe ia ka shkatërruar gjithë kullat;tërë fortifikatat ia ka rrafshuar dhe e ka mbuluar me zi e lot bijën e Judës. ו [Ua]  6  Ai e ka shembur kasollen e tij,+si të ishte një barakë në mes të kopshtit. Festave solemne u ka dhënë fund.+ Jehovai ua ka shuar kujtimin festave dhe sabatit në Sion,dhe nga indinjata e thellë, s’do t’ia dijë as për mbret e as për prift.+ ז [Zajin]  7  Jehovai e ka hedhur poshtë altarin e tij,i ka vënë shkelmin shenjtërores së vet.+ Muret e kullave të fortifikuara të Sionit i ka lënë në duart e armiqve,+dhe ata brohoritën në shtëpinë e Jehovait+ si të ishte ditë feste. ח [Heth]  8  Jehovai ka vendosur ta shembë murin e bijës së Sionit.+ Ai e ka shtrirë litarin për matje+dhe nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi* i vendit. Kështu ledhi mbrojtës dhe muri mbajnë zi, e që të dy lëngojnë. ט [Teth]  9  Portat e saj janë fundosur nën dhé,+shulat ia ka shkatërruar, ia ka bërë copë-copë. Mbreti dhe princat e saj po treten në mërgim nëpër kombe.+ Nuk ka më ligj;* madje edhe profetët e saj nuk shohin më asnjë vegim* nga Jehovai.+ י [Jod] 10  Pleqtë e bijës së Sionit ulen përtokë dhe rrinë në heshtje;+kokën e kanë mbuluar me pluhur dhe janë veshur me copë thesi.*+ Të rejat* e Jerusalemit e kanë ulur kokën deri në tokë. כ [Haf] 11  Sytë më janë tretur nga lotët;+më është bërë një lëmsh në bark;*zemra më është bërë gjak,*sepse bija* e popullit tim është rrënuar,+sepse fëmijët dhe foshnjat e gjirit po treten shesheve të qytetit.+ ל [Lamed] 12  Ata u thonë pareshtur nënave të tyre: «Nënë, kam uri! Kam etje!»,*+teksa treten si të plagosurit nëpër sheshet e qytetit,teksa shuhen në krahët e nënave të tyre. מ [Mem] 13  Çfarë shembulli* mund të të jap? Me kë të të përngjasoj, o bijë e Jerusalemit? Me kë të të krahasoj për të të ngushëlluar, o bijë* e Sionit? Plaga jote është e thellë sa deti.+ Kush mund të të shërojë?+ נ [Nun] 14  Vegimet që panë profetët e tu ishin të rreme e të kota;+ata nuk i nxorën sheshit fajet e tua, që ti të mos bije në robëri,+përkundrazi, shihnin për ty vegime të rreme e mashtruese.+ ס [Sameh] 15  Për ty tërë kalimtarët duartrokasin me përçmim,+tallen*+ e, duke tundur kokën për bijën e Jerusalemit, thonë: «Ky qenka qyteti për të cilin thuhej,‘përsosmëria e bukurisë, gëzimi i mbarë tokës’?!»+ פ [Pe] 16  Tërë armiqtë të tallin,fishkëllejnë* e kërcëllijnë dhëmbët kundër teje dhe thonë: «E kemi përpirë.+ Mezi e kemi pritur këtë ditë!+ Ja, e arritëm dhe e pamë!»+ ע [Ajën] 17  Jehovai ka bërë atë që kishte ndër mend;+e çoi në vend fjalën e vet,+ atë që urdhëroi kohë më parë.+ Ai të shembi pa mëshirë;+lejoi që armiku të gëzohej për të keqen tënde;forcat* kundërshtare i lartësoi. צ [Cade] 18  O mur i bijës së Sionit,dëgjo si i thërret Jehovait për ndihmë zemra e popullit! Le të të rrjedhin lotët rrëke ditë e natë! Mos pusho! Sytë e tu* mos paçin qetësi! ק [Kof] 19  Çohu! Bërtit gjatë natës kur fillon ndërresa e rojës. Porsi uji zbraze zemrën para Jehovait;ngriji duart në lutje drejt tij për jetën e fëmijëve të tu,që po treten rrugëve* prej zisë së bukës.+ ר [Resh] 20  Shiko, o Jehova, shiko kundër kujt je sjellë kaq ashpër. A duhet të hanë gratë frytin e barkut të tyre,fëmijët që kanë sjellë vetë në jetë?+A duhet të vriten priftërinjtë dhe profetët në shenjtëroren e Jehovait?+ ש [Shin] 21  Djemtë dhe pleqtë dergjen të vdekur rrugëve;+të rinjtë dhe të rejat* e mia kanë rënë të vdekur nga shpata;+i ke vrarë në ditën e zemërimit tënd, i ke therur pa t’u dhimbsur syri.+ ת [Ta] 22  Si për ditë feste+ i mblodhe tmerret nga çdo anë. Në ditën e zemërimit të furishëm të Jehovait,askush nuk shpëtoi, askush nuk mbeti gjallë.+ Fëmijët që solla në jetë* dhe i rrita, m’i shfarosi armiku.+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «çdo bri».
^ Fjalë për fjalë «nga gllabërimi».
^ Ose «udhëzim».
^ Fjalë për fjalë «Virgjëreshat».
^ Fjalë për fjalë «zorrë».
^ Personifikim poetik, ndoshta për të shprehur keqardhje ose dhembshuri.
^ Fjalë për fjalë «mëlçia më është derdhur përtokë».
^ Fjalë për fjalë «Ku janë drithi dhe vera?»
^ Ose «o bija e virgjër».
^ Ose «dëshmie».
^ Fjalë për fjalë «fishkëllejnë».
^ Me sa duket një gjest që tregon habi ose tallje.
^ Fjalë për fjalë «bririn».
^ Fjalë për fjalë «Vajza e syrit tënd».
^ Fjalë për fjalë «në krye të çdo rruge».
^ Fjalë për fjalë «virgjëreshat».
^ Ose «që lindën të shëndetshëm».