Vajtimet 1:1-22

  • Jerusalemi personifikohet si vejushë

    • Ajo rri ulur krejt e vetmuar dhe e braktisur (1)

    • Mëkatet e rënda të Sionit (8, 9)

    • Perëndia e hodhi poshtë Sionin (12-15)

    • Sionin s’ka kush ta ngushëllojë (17)

א [Alef]* 1  Si vallë rri ulur krejt e vetmuar ajo* që dikur ishte plot e përplot me njerëz?!+ Si vallë u bë vejushë zonja e madhe e* kombeve?!+ Si vallë u katandis në skllave princesha e provincave?!+ ב [Beth]  2  Netëve qan me ngashërim+ dhe lotët i rrjedhin faqeve. Nga gjithë dashnorët e saj, s’ka kush ta ngushëllojë.+ Tërë miqtë e tradhtuan,+ e tani i ka armiq. ג [Gimel]  3  Juda ka shkuar në mërgim,+ nën zgjedhën e mundimshme të skllavërisë.+ Mes kombeve i duhet të banojë+ e s’gjen vend ku të prehet. Të gjithë përndjekësit e saj e vunë poshtë kur ishte në pikë të hallit. ד [Daleth]  4  Rrugët e bijës së Sionit* mbajnë zi, sepse askush nuk vjen më në festat e saj solemne.+ Tërë portat e saj janë të shkretuara;+priftërinjtë e saj psherëtijnë;të rejat* e saj janë të pikëlluara e atë vetë e ka pushtuar hidhërimi. ה [He]  5  Kundërshtarët tani i ka padronë*dhe armiqtë e saj gëzojnë jetën në qetësi,+sepse Jehovai ia ka sjellë këtë hidhërim nga moria e fajeve të saj;+fëmijët ia kapi kundërshtari, ia çoi në robëri.+ ו [Ua]  6  Bija e Sionit ka humbur tërë shkëlqimin.+ Princat e saj janë bërë si drerë që nuk gjejnë kullotë;ata ia mbathin të sfilitur nga përndjekësit. ז [Zajin]  7  Tani, në këto kohë të mundimshme, ku s’ka ku të futë kokën,bija e Jerusalemit* kujton gjithë gjërat e çmuara që kishte kohë më parë.+ Kundërshtarët e panë që populli ra në dorë të armikut,që s’kishte kush ta ndihmonte,+ndaj fërkuan barkun* për rrënimin e saj.+ ח [Heth]  8  Bija e Jerusalemit* ka mëkatuar rëndë,+ja pse është katandisur në një gjë të neveritshme. Të gjithë ata që dikur e nderonin,tani e trajtojnë gjithë përçmim, sepse e panë krejt lakuriq,+ndaj ajo psherëtin+ dhe kthen kokën e turpëruar. ט [Teth]  9  Rrobat i ka të përlyera me mëkate. Nuk mendoi fare për të ardhmen e vet,+prandaj rrënimi i saj ishte tronditës e tani s’ka kush ta ngushëllojë. O Jehova, shikoje mundimin tim,sepse armiku mbahet me të madh për fitoren.+ י [Jod] 10  Kundërshtari ka shtënë në dorë gjithë thesaret e saj;+para syve të saj kombet hynë në shenjtërore,+pikërisht ato kombe që ti i urdhërove të mos hynin në mes të kongregacionit* tënd. כ [Haf] 11  Mbarë populli psherëtin dhe kërkon bukë.+ Kanë dhënë gjërat e tyre me vlerë për një copë bukë,sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Shih, o Jehova, shih ç’grua* e pavlerë jam bërë. ל [Lamed] 12  A nuk ju bën përshtypje kjo që shikoni, o kalimtarë?! Kthejini sytë dhe shikoni! A ka dhembje më të madhe se kjo që më mundon,se dhembja që më shkaktoi Jehovai ditën e zemërimit të tij të zjarrtë?!+ מ [Mem] 13  Nga atje lart dërgoi zjarr për të shkrumbuar çdo kockë timen.+ Për këmbët e mia vuri një rrjetë si grackë e më detyroi të kthehem prapa. Ai më la qyqe të shkretë,dhe unë dergjem e sëmurë gjithë ditën. נ [Nun] 14  Fajet e mia rëndojnë si një zgjedhë që dora e tij shtrëngoi;mbi qafë më rëndojnë dhe fuqitë m’i shterojnë. Jehovai më ka lënë në duart e atyre që s’mund t’u bëjë ballë.+ ס [Sameh] 15  Tërë trimat e mi të fuqishëm Jehovai i ka hedhur tej, larg meje.+ Ka mbledhur një turmë kundër meje, që të m’i dërrmojë të rinjtë.+ Jehovai e ka shtypur virgjëreshën e Judës si rrushi në shtypëse.+ ע [Ajën] 16  Ja pse qaj dhe lotët+ më rrjedhin çurg. Nuk kam afër dikë që të më ngushëllojë, dikë që të ma freskojë shpirtin,dhe bijtë e mi janë zemërthyer, sepse armiku triumfoi. פ [Pe] 17  Bija e Sionit* ka shtrirë duart+ për ndihmë,por s’ka kush ta ngushëllojë. Jehovai u ka dhënë urdhër tërë armiqve rreth e qark Jakobit të ngrihen kundër tij,+e në sytë e tyre bija e Jerusalemit është bërë e neveritshme.+ צ [Cade] 18  Jehovai është treguar i drejtë,+ sepse unë u rebelova kundër urdhërimeve* të tij.+ Dëgjoni tani, të gjithë ju, o popuj, dhe shihni ç’dhembje po heq! Të rinjtë dhe të rejat* e mia kanë shkuar në robëri.+ ק [Kof] 19  U thirra dashnorëve të mi, por ata më tradhtuan.+ Në qytet, priftërinjtë dhe pleqtë u shuan,teksa kërkonin një copë bukë që të mbanin shpirtin gjallë.+ ר [Resh] 20  Shiko, o Jehova, në ç’hall të madh jam! Më është bërë një lëmsh në bark*dhe zemrën ma shtrëngon ankthi,sepse jam treguar rebele kokë e këmbë.+ Jashtë, fëmijët m’i shkreton shpata,+kurse brenda në shtëpi, vdekja. ש [Shin] 21  Më kanë dëgjuar tek psherëtij,por s’ka kush të më ngushëllojë. Tërë armiqtë e mi kanë dëgjuar për të keqen që më ka rënëdhe fërkojnë barkun, sepse këtë të keqe ma solle ti.+ Por do të vijë dita kur ata do të bëhen si unë,+ashtu si ti vetë ke shpallur.+ ת [Ta] 22  Qoftë tërë ligësia e tyre para syve të tu, dhe sillu ashpër me ta,+ashtu siç u solle ashpër me mua për shkak të të gjitha fajeve të mia. Të shumta janë rënkimet e mia dhe zemra më është ligështuar.

Shënimet

^ Kapitujt 1-4 janë këngë të përvajshme në formë akrostike, sipas alfabetit hebraik.
^ Domethënë, Jerusalemi. Fjalë për fjalë «qyteti».
^ Ose «ajo që kishte popullsi të dendur mes».
^ Fjalë për fjalë «e Sionit».
^ Fjalë për fjalë «Virgjëreshat».
^ Fjalë për fjalë «krerë».
^ Fjalë për fjalë «Jerusalemi».
^ Ose «u kënaqën».
^ Fjalë për fjalë «Jerusalemi».
^ Ose «popullit».
^ Ky personifikim i referohet Jerusalemit.
^ Fjalë për fjalë «Sioni».
^ Fjalë për fjalë «gojës».
^ Fjalë për fjalë «virgjëreshat».
^ Fjalë për fjalë «zorrë».