Vajtimet 3:1-66

  • Jeremia shpreh çfarë ndien dhe shpreson

    • «Do të pres për ty me durim» (21)

    • Mëshira e Perëndisë përtërihet çdo mëngjes (22, 23)

    • Perëndia është i mirë me atë që shpreson tek ai (25)

    • Është mirë për të rinjtë të mbajnë zgjedhën (27)

    • ‘Perëndia ka vënë një re mes nesh, që të mos i afrohemi’ (43, 44)

א [Alef] 3  Unë vetë e kam parë mundimin që shkaktoi shkopi i zemërimit të tij të furishëm.  2  Ai më ka përzënë dhe tani më bën të eci në errësirë, jo në dritë.+  3  Po, ai e ngre dorën kundër meje pareshtur, gjithë ditën e ditës.+ ב [Beth]  4  Mishin e lëkurën m’i ka tretur, kockat m’i ka thërrmuar.  5  Kundër meje ka ngritur një mur rrethues,rreth meje kam veç helm+ e halle.  6  Më ka detyruar të banoj në skuta të errëta,si ata që kanë vdekur prej kohësh. ג [Gimel]  7  Ai më ka rrethuar me mur që të mos dal,më ka lidhur me vargonj të rëndë bakri.+  8  Kur i dëshpëruar klith për ndihmë, ai nuk pranon ta dëgjojë* lutjen time.+  9  Shtigjet m’i ka bllokuar me gurë të latuardhe udhët m’i ka bërë dredha-dredha.+ ד [Daleth] 10  Ai më ka zënë pritë si një ari, si një luan që rri fshehur.+ 11  Më ka shtyrë larg shtigjeve dhe më ka bërë copë-copë;*ai më ka lënë të shkretë.+ 12  Ka tendosur harkun e tij,më ka vënë në nishan me shigjetë. ה [He] 13  M’i ka shpuar veshkat me shigjetat* e kukurës* së tij. 14  Jam bërë gazi i botës për tërë popujt,refreni i këngës së tyre gjithë ditën. 15  Ai më ka mbushur me hidhërim,më ka ngopur me pelin.+ ו [Ua] 16  Me zhavorr m’i ka thyer dhëmbëtdhe më ka bërë të zhgërryhem në hi.+ 17  Ti ma ke rrëmbyer paqen; kam harruar ç’është e mira. 18  Ndaj unë them: «Shkëlqimi im është shuar,e po kështu edhe shpresa te Jehovai.» ז [Zajin] 19  Mos harro ç’mundime po heq dhe se nuk kam ku të fut kokën;+mos harro se po ngopem me pelin dhe helm.+ 20  Me siguri ti* do të më kujtosh e do të përkulesh për të më ndihmuar.+ 21  Këtë do ta ruaj në zemër, ja pse do të pres për ty me durim.*+ ח [Heth] 22  Falë dashurisë besnike të Jehovait, nuk kemi marrë fund,+sepse mëshira e tij nuk shteron kurrë.+ 23  Ajo përtërihet çdo mëngjes.+ Sa e madhe është besnikëria jote!+ 24  «Jehovai është trashëgimia* ime,+—kam thënë,—ja pse do të pres për të me durim.»*+ ט [Teth] 25  Jehovai është i mirë me atë që shpreson tek ai,+me atë që e kërkon pareshtur.+ 26  Është mirë të presësh në heshtje*+ shpëtimin nga Jehovai.+ 27  Është mirë për njeriun të mbajë zgjedhën gjatë rinisë së tij.+ י [Jod] 28  Le të rrijë vetëm e në heshtje kur Ai t’ia vërë këtë zgjedhë mbi supe.+ 29  Le të ulë kokën e ta kredhë fytyrën në pluhur,+se ndoshta ka ende shpresë.+ 30  Le t’i kthejë faqen atij që e godet; le të ngopet me fyerje, כ [Haf] 31  sepse Jehovai nuk do ta hedhë poshtë popullin e tij përjetë.+ 32  Edhe pse ka sjellë hidhërime,ai do të tregojë mëshirë sipas dashurisë së tij besnike të madhe,+ 33  sepse nuk ia do zemra t’i mundojë a t’i hidhërojë bijtë e njerëzve.+ ל [Lamed] 34  Të shtypësh me këmbë të burgosurit e tokës,+ 35  t’i mohosh drejtësinë dikujt në prani të Më të Lartit+ 36  dhe ta zhvatësh tjetrin në gjyq me mashtrime—gjëra të tilla Jehovai nuk i toleron. מ [Mem] 37  Vallë, kush mund ta realizojë atë që thotë, po të mos japë urdhër Jehovai?! 38  Nga goja e Më të Lartit nuk dalin e keqja dhe e mira bashkë. 39  Ndaj njeriu* s’ka pse të ankohet për pasojat e mëkatit të vet!+ נ [Nun] 40  Le t’i shqyrtojmë e t’i hetojmë udhët tona,+ dhe le të kthehemi te Jehovai.+ 41  Me zemër të pastër, le t’i ngremë duart drejt Perëndisë në qiej e t’i lutemi:+ 42  «Ne kemi mëkatuar dhe jemi rebeluar,+ ja pse ti nuk na ke falur.+ ס [Sameh] 43  Nga zemërimi, nuk na ke lejuar të të afrohemi;+na ke ndjekur këmba-këmbës e na ke vrarë pa t’u dhimbsur syri.+ 44  Ke vënë një re mes nesh, që të mos të afrohemi e që lutja jonë të mos kalojë dot te ti.+ 45  Na ke bërë fundërrina e mbeturina në mes të popujve.» פ [Pe] 46  Tërë armiqtë na tallin.+ 47  Për ne paskan qenë tmerri e gropa,+ shkretimi e rrënimi.+ 48  Lotët më rrjedhin lumë për rrënimin e bijës së popullit tim.+ ע [Ajën] 49  Jam mbytur në lot e do të qaj pa pushim+ 50  derisa Jehovai të kthejë sytë nga ne e të na shohë nga qielli.+ 51  Sa më dhemb shpirti! Ç’po më shohin sytë?! Ç’i ka gjetur kështu bijat e qytetit tim!+ צ [Cade] 52  Armiqtë më kanë ndjekur pa shkak si të isha shpend gjahu. 53  Jetës sime i dhanë fund; në gropë më çuan e më goditën pareshtur me gurë. 54  Ujërat më vërshuan mbi kokë dhe thashë: «Tani mora fund!» ק [Kof] 55  Nga thellësia e gropës, thirra emrin tënd, o Jehova!+ 56  Dëgjoma zërin! Mos i mbyll veshët kur të thërras për ndihmë, kur kërkoj lehtësim. 57  Ditën që të thirra, m’u afrove dhe më the: «Mos ki frikë!» ר [Resh] 58  Ti e ke mbrojtur çështjen time, o Jehova;ma ke shpenguar* jetën.+ 59  Ti, o Jehova, e ke parë padrejtësinë që më është bërë. Të lutem, më jep të drejtën time!+ 60  Ti e ke parë sa herë kanë marrë hak e kanë thurur intriga kundër meje. ש [Sin] ose [Shin] 61  Ti, o Jehova, i ke dëgjuar sa herë janë tallur e kanë thurur intriga kundër meje,+ 62  si kanë çuçuritur gjithë ditën kundër meje armiqtë e mi tek përdridhnin buzët. 63  Shikoji si më tallin edhe kur ulen, edhe kur ngrihen;jam bërë refreni i këngës së tyre. ת [Ta] 64  O Jehova, ti do t’ua kthesh sipas veprave të tyre. 65  Bëjua zemrën gur, dhe mallkimi yt rëntë mbi ta! 66  O Jehova, ndiqi këmba-këmbës gjithë zemërim dhe fshiji nga faqja e dheut.

Shënimet

^ Ose «e pengon; e ndalon».
^ Një mundësi tjetër «më bën të rri kot».
^ Fjalë për fjalë «bijtë».
^ Ose «e këllëfit».
^ Ose «shpirti yt».
^ Ose «do të rri në pritje».
^ Ose «do të rri në pritje».
^ Fjalë për fjalë «pjesa».
^ Ose «me durim».
^ Fjalë për fjalë «njeriu që rron».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».