Letra drejtuar hebrenjve 5:1-14

  • Jezui—më i lartë se kryepriftërinjtë njerëzorë (1-10)

    • «Ti do të jesh prift si Melkisedeku» (6, 10)

    • Mësoi bindjen nga vuajtjet (8)

    • Mjeti për shpëtimin e përhershëm (9)

  • Paralajmërim kundër papjekurisë (11-14)

5  Çdo kryeprift që zgjidhet nga gjiri i popullit, emërohet që t’i shërbejë Perëndisë+ në dobi të tyre duke paraqitur dhurata dhe flijime për mëkatet.+  Ai është në gjendje t’i trajtojë me dhembshuri* ata që janë në padije e që gabojnë,* përderisa edhe vetë përballet me dobësitë e tij,*  dhe për këtë arsye i duhet të bëjë blatime për mëkatet e veta, ashtu siç bën edhe për mëkatet e popullit.+  Një njeri nuk e merr këtë detyrë të nderuar me iniciativën e vet, por vetëm kur Perëndia e thërret, ashtu si thirri Aronin.+  Kështu, edhe Krishti nuk i dha lavdi vetes+ duke u bërë kryeprift me iniciativën e vet. Përkundrazi, lavdinë ia dha Ai që tha për të: «Ti je biri im, sot unë jam bërë ati yt»,+  ashtu si thotë edhe në një vend tjetër: «Në jetë të jetëve, ti do të jesh prift si Melkisedeku.»+  Gjatë jetës së tij në tokë,* me klithma të forta dhe lot, Krishti iu përgjërua dhe i bëri kërkesa+ Atij që ishte në gjendje ta shpëtonte nga vdekja, dhe lutjet e tij u dëgjuan ngaqë nderonte thellësisht Perëndinë.*  Edhe pse ishte i biri, ai mësoi bindjen nga gjërat që vuajti+  dhe, pasi u bë i përsosur,*+ u bë mjeti për shpëtimin e përhershëm të të gjithë atyre që i binden,+ 10  sepse Perëndia e ka caktuar kryeprift si Melkisedeku.+ 11  Për të kemi shumë gjëra për të thënë, por janë të vështira për t’u shpjeguar ngaqë juve ju është mpirë dëgjimi. 12  Edhe pse tashmë* duhej të ishit mësues, ju përsëri keni nevojë t’ju mësojnë nga fillimi gjërat elementare+ të thënieve të shenjta të Perëndisë dhe kërkoni prapë qumësht e jo ushqim të fortë. 13  Në fakt, kushdo që vazhdon të ushqehet me qumësht, nuk e njeh fjalën e drejtë të Perëndisë, sepse është foshnjë.+ 14  Kurse ushqimi i fortë u përket njerëzve të pjekur, atyre që nëpërmjet përdorimit kanë stërvitur aftësinë dalluese,* që të dallojnë si të drejtën, edhe të gabuarën.

Shënime në fund të faqes

Ose «me butësi; me maturi».
Ose «e që janë në rrugë të gabuar».
Ose «është rob i dobësive të tij».
Fjalë për fjalë «Në ditët e mishit të tij».
Fjalë për fjalë «i frikësohej Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Ose «pasi u kualifikua plotësisht».
Fjalë për fjalë «Duke pasur parasysh kohën».
Ose «aftësitë perceptuese; mendjen».