Letra drejtuar hebrenjve 11:1-40

  • Përkufizimi i besimit (1, 2)

  • Shembuj besimi (3-40)

    • Pa besim është e pamundur të kesh pëlqimin e Perëndisë (6)

11  Besimi është siguria e plotë se ajo që shpresojmë do të realizohet,+ dëshmi e qartë* e realiteteve që nuk shihen.  E me anë të tij, njerëzit në lashtësi* morën dëshmi se kishin miratimin e Perëndisë.  Me anë të besimit, ne kuptojmë se sistemet* u themeluan me anë të fjalës së Perëndisë;* kështu, ajo që shihet, ka ardhur në jetë nëpërmjet asaj që nuk shihet.  Me anë të besimit, Abeli i paraqiti Perëndisë një flijim me vlerë më të madhe se i Kainit,+ e nëpërmjet këtij besimi mori dëshmi se ishte i drejtë, sepse Perëndia i miratoi* dhuratat e tij.+ Edhe pse vdiq, ai ende flet+ nëpërmjet besimit.  Me anë të besimit, Enoku+ u mor* që të mos shihte vdekjen, dhe nuk u gjet më, sepse e mori Perëndia.+ Megjithatë, përpara se ta merrte Perëndia, ai mori dëshmi se kishte vërtet pëlqimin e tij.  Gjithashtu, pa besim është e pamundur të kesh vërtet pëlqimin e Perëndisë, sepse kush i afrohet Perëndisë, duhet të besojë se ai ekziston dhe se bëhet shpërblyesi i atyre që e kërkojnë me ngulm.+  Me anë të besimit, Noeja,+ pasi u paralajmërua hyjnisht për gjëra që ende nuk shiheshin,+ tregoi nderim të thellë për Perëndinë* dhe ndërtoi një arkë+ për shpëtimin e familjes së vet. E nëpërmjet këtij besimi, ai e dënoi botën+ dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që vjen nga besimi.  Me anë të besimit, Abrahami,+ kur e thirri Perëndia, u bind të shkonte në një vend që do ta merrte si trashëgimi; ai shkoi, edhe pse nuk e dinte ku po shkonte.+  Me anë të besimit, ai banoi në tokën e premtimit si i ardhur në dhé të huaj+ duke jetuar në tenda+ me Isakun e Jakobin, bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit premtim si ai,+ 10  sepse ai priste qytetin që ka themele të vërteta, të cilin e projektoi dhe e ndërtoi Perëndia.*+ 11  Me anë të besimit, edhe Sarës iu dha aftësia të lindte një pasardhës,* ndonëse e kishte kaluar tashmë moshën,+ ngaqë besonte se Ai që i kishte bërë premtimin, ishte besnik.* 12  Prandaj, nga një njeri i vetëm, që ishte thuajse i vdekur,+ lindën fëmijë+ të shumtë si yjet e qiellit dhe të panumërt si kokrrizat e rërës në breg të detit.+ 13  Të gjithë këta vdiqën me besim, ndonëse nuk e shijuan përmbushjen e premtimeve,+ por i panë ato nga larg+ dhe i pritën me gëzim, si edhe shpallën botërisht se ishin të huaj e banorë të përkohshëm në atë vend. 14  Vërtet, kushdo që shpall gjëra të tilla, tregon qartë se po kërkon me ngulm një vend për veten. 15  Por, sikur ata ta kishin mbajtur mendjen te vendi nga ikën,+ do të kishin gjetur rast të ktheheshin. 16  Mirëpo njerëz të tillë synojnë një vend më të mirë, domethënë, një vend që i përket qiellit. Prandaj, Perëndisë nuk i vjen turp të quhet Perëndia i tyre,*+ madje ai ka bërë gati një qytet për ta.+ 17  Me anë të besimit, Abrahami, kur u vu në provë,+ thuajse e flijoi Isakun. Po, ai që me gëzim kishte marrë premtimet, provoi të flijonte birin e tij të vetëm,*+ 18  edhe pse i ishte thënë: «Pasardhësi* yt i premtuar do të vijë nëpërmjet Isakut.»+ 19  Por ai besonte se Perëndia ishte në gjendje ta ngrinte atë edhe nga të vdekurit, e kështu i biri iu hoq vdekjes nga duart, dhe kjo shërben si një ilustrim.+ 20  Me anë të besimit, edhe Isaku bekoi Jakobin+ dhe Esaun+ për gjërat që do të vinin. 21  Me anë të besimit, Jakobi, kur ishte në prag të vdekjes,+ bekoi secilin nga bijtë e Jozefit+ dhe adhuroi Perëndinë teksa mbështetej në shkopin e vet.+ 22  Me anë të besimit, Jozefi, tek po i vinte fundi, përmendi eksodin e bijve të Izraelit dhe la amanete për eshtrat* e tij.+ 23  Me anë të besimit, prindërit e fshehën Moisiun për tre muaj pasi lindi,+ sepse panë që fëmija ishte i bukur+ dhe nuk u frikësuan nga urdhri i mbretit.+ 24  Me anë të besimit, Moisiu, kur u rrit,+ nuk pranoi të quhej biri i bijës së faraonit+ 25  dhe zgjodhi të keqtrajtohej me popullin e Perëndisë, në vend që të gëzonte kënaqësitë e përkohshme të mëkatit, 26  sepse e konsideroi poshtërimin si i Mirosuri,* një pasuri me vlerë më të madhe se thesaret e Egjiptit dhe i mbante sytë të ngulur te shpërblimi. 27  Me anë të besimit, ai la Egjiptin+ pa iu frikësuar zemërimit të mbretit,+ sepse qëndroi i palëkundur si të shihte Atë që është i padukshëm.+ 28  Me anë të besimit, ai kremtoi Festën e Kalimit* dhe spërkati me gjak kornizat e dyerve,* që shkatërruesi* të mos u bënte keq* të parëlindurve të tyre.+ 29  Me anë të besimit, ata kaluan përmes Detit të Kuq si të ishte tokë e thatë.+ Megjithatë, kur egjiptianët u përpoqën të bënin po njësoj, deti i përpiu.+ 30  Me anë të besimit, muret e Jerikosë u rrëzuan pasi populli kishte marshuar rreth e qark për shtatë ditë.+ 31  Me anë të besimit, Rahaba, prostituta, nuk mori fund bashkë me ata që nuk u bindën, sepse i priti paqësisht vëzhguesit.+ 32  E ç’të them më? Nuk do të më dilte koha po të vazhdoja të tregoja për Gideonin,+ Barakun,+ Samsonin,+ Jefteun,+ Davidin,+ si edhe për Samuelin+ e profetët e tjerë. 33  Nëpërmjet besimit ata mposhtën mbretër,+ vunë në vend drejtësinë, morën premtime,+ u mbyllën gojën luanëve,+ 34  shuan forcën e zjarrit,+ i shpëtuan tehut të shpatës,+ nga të dobët u bënë të fuqishëm,+ u bënë trima në luftë+ dhe shpartalluan ushtri pushtuese;+ 35  disa grave iu ringjallën të afërmit e vdekur;+ disa të tjerë i torturuan ngaqë refuzuan lirinë që iu ofrua,* me qëllim që të fitonin një ringjallje më të mirë. 36  Po, disa të tjerë i sprovuan, i bënë objekt talljesh dhe i fshikulluan, e madje më shumë se kaq, i vunë në vargonj+ dhe i futën në burgje,+ 37  i vranë me gurë,+ i sprovuan, i sharruan më dysh,* ranë të vdekur nga shpata,+ u endën të veshur me lëkurë deleje e me lëkurë dhish,+ ishin të keqtrajtuar,+ në hall e në vështirësi,*+ 38  dhe bota nuk ishte e denjë për ta. U endën nëpër shkretëtira e male, nëpër shpellat+ e zgavrat e tokës. 39  E megjithatë, edhe pse Perëndia u dha dëshmi se falë besimit të tyre kishin miratimin e tij, të gjithë ata nuk e shijuan përmbushjen e premtimit, 40  sepse Perëndia kishte menduar që më parë një shpërblim më të mirë për ne,+ që ata të mos bëheshin të përsosur* pa ne.

Shënime në fund të faqes

Ose «provë bindëse».
Ose «paraardhësit tanë».
Ose «kohët». Shih Fjalorthin.
Ose «me urdhër të Perëndisë».
Ose «dha dëshmi se i pranoi».
Ose «u hoq».
Fjalë për fjalë «frikë Perëndie». Shih Fjalorthin.
Ose «arkitekti dhe ndërtuesi i të cilit është Perëndia».
Fjalë për fjalë «një farë».
Ose «i besueshëm».
Ose «ta thërrasin për ndihmë si Perëndinë e tyre».
Fjalë për fjalë «të vetëmlindur».
Fjalë për fjalë «Fara». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «udhëzime për varrimin».
Fjalë për fjalë «e Krishtit». Shih Fjalorthin, «Krishti».
Ose «kremtoi Pashkën». Shih Fjalorthin.
Ose «shtalkat».
Ndoshta i referohet një engjëlli të Perëndisë.
Fjalë për fjalë «të mos i prekte».
Ose «të çliroheshin nëpërmjet ndonjë shpërblese».
Ose «në mes».
Ose «në shtrëngim».
Ose «të plotë».