Galatasve 5:1-26

  • Liria e krishterë (1-15)

  • Të ecim sipas frymës së shenjtë (16-26)

    • Veprat e mishit mëkatar (19-21)

    • Fryti i frymës së shenjtë (22, 23)

5  Për një liri të tillë na çliroi Krishti. Prandaj, qëndroni të patundur+ dhe mos lejoni të futeni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.+ 2  Ja, unë, Pavli, po ju them se, nëse rrethpriteni, Krishti nuk do t’ju sjellë asnjë dobi.+ 3  I kujtoj edhe një herë kujtdo që rrethpritet, se është i detyruar të zbatojë gjithë Ligjin.+ 4  Ju që përpiqeni të shpalleni të drejtë me anë të ligjit,+ jeni ndarë nga Krishti, jeni larguar nga mirësia e tij e pamerituar. 5  Kurse ne, me anë të frymës,* po presim me zjarr e po shpresojmë të quhemi të drejtë në bazë të besimit. 6  Vërtet, për ata që janë në unitet me Krishtin Jezu, as rrethprerja nuk ka ndonjë vlerë, as parrethprerja,+ por besimi që vepron nëpërmjet dashurisë. 7  Ju po vraponit mirë.+ Kush ju pengoi që të mos i bindeni më së vërtetës? 8  Ky lloj arsyetimi nuk vjen nga Ai që ju thërret. 9  Pak majá e bën të vijë gjithë brumin.+ 10  Jam i sigurt se ju që jeni në unitet me Zotërinë,+ nuk do të mendoni ndryshe, por ai që po ju hap telashe,+ kushdo qoftë, do të marrë gjykimin që meriton. 11  Po mua, vëllezër, po të predikoja ende rrethprerjen, pse do të vazhdonin të më përndiqnin? Po të ishte vërtet kështu, shtylla e torturës*+ nuk do të ishte më gur pengese për ata që më kundërvihen. 12  U tredhshin* njerëzit që po përpiqen t’ju prishin mendjen! 13  Ju u thirrët në liri, vëllezër, vetëm mos e përdorni këtë liri si një rast për të kënaqur dëshirat mëkatare,*+ por shërbejini si skllevër njëri-tjetrit nga dashuria.+ 14  Faktikisht i gjithë Ligji është përmbushur* në një urdhërim të vetëm: «Duaje të afërmin tënd* si veten.»+ 15  Por, nëse vazhdoni të kafshoni dhe të shqyeni njëri-tjetrin,+ ruhuni se mos shfarosni njëri-tjetrin.+ 16  Megjithatë ju them: vazhdoni të ecni sipas frymës*+ dhe nuk do të kënaqni asnjë dëshirë mëkatare.+ 17  Vërtet, trupi mëkatar* me dëshirat e tij është kundër frymës dhe fryma është kundër trupit; këto i kundërvihen njëra-tjetrës, prandaj nuk bëni ato që doni të bëni.+ 18  Për më tepër, nëse drejtoheni nga fryma, nuk jeni nën ligj. 19  Tani, veprat e trupit mëkatar* duken qartë, dhe ato janë: imoraliteti seksual,*+ ndyrësia, sjellja e pacipë,*+ 20  idhujtaria, spiritizmi,*+ armiqësitë, grindjet, xhelozia,* shpërthimet e zemërimit, konfliktet, përçarjet, sektet, 21  zilia, dehja,+ festat* e shfrenuara dhe gjëra si këto.+ Për këto gjëra po ju paralajmëroj, ashtu siç ju paralajmërova edhe më parë, se ata që vazhdojnë të bëjnë gjëra të tilla, nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.+ 22  Nga ana tjetër, fryti i frymës së shenjtë është dashuria, gëzimi, paqja, durimi,* zemërmirësia,* mirësia,+ besimi, 23  butësia, vetëkontrolli.+ Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj. 24  Për më tepër, ata që i përkasin Krishtit Jezu e kanë gozhduar në shtyllë trupin mëkatar bashkë me pasionet dhe dëshirat e tij.+ 25  Nëse po jetojmë sipas frymës së shenjtë, sipas kësaj fryme të vazhdojmë të ecim me rregull.+ 26  Të mos jemi egoistë,+ të mos ngjallim konkurrencë mes nesh+ e të mos kemi zili njëri-tjetrin.

Shënimet

^ Ose «frymës së Perëndisë».
^ Ose «u zhburrërofshin; u bëfshin eunukë», që të skualifikoheshin nga zbatimi i po atij ligji që po përkrahnin.
^ Fjalë për fjalë «e mishit». Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «është përmbledhur».
^ Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
^ Ose «sipas drejtimit të frymës së shenjtë».
^ Fjalë për fjalë «mishi». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «e mishit». Shih Fjalorthin.
^ Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
^ Ose «sjellja e paturp; përbuzëse». Greqisht, asélgeia. Shih Fjalorthin.
^ Ose «shtrigëria; përdorimi i drogave».
^ Ose «smira».
^ Ose «ahengjet».
^ Ose «shpirtgjerësia».
^ Ose «mirëdashja».