Efesianëve 3:1-21

  • Sekreti i shenjtë përfshin jojudenjtë (1-13)

    • Jojudenjtë, bashkëtrashëgimtarë me Krishtin (6)

    • Qëllimi i përjetshëm i Perëndisë (11)

  • Lutja për efesianët që të fitojnë gjykim të thellë (14-21)

3  Për këtë arsye, unë, Pavli, i burgosur+ i Krishtit Jezu për ju, njerëz të kombeve. . .* 2  Patjetër keni dëgjuar se më është besuar detyra si kujdestar+ i mirësisë së pamerituar të Perëndisë, e cila m’u dha për të mirën tuaj, 3  dhe se m’u bë i njohur sekreti i shenjtë me anë të një zbulese, sikurse ju shkrova shkurtimisht pak më parë. 4  Prandaj, kur ta lexoni këtë që kam shkruar, do të dalloni se e kuptoj sekretin e shenjtë+ të Krishtit. 5  Në brezat e shkuar, ky sekret nuk iu bë i njohur bijve të njerëzve siç u është zbuluar tani apostujve dhe profetëve të shenjtë të Perëndisë me anë të frymës së tij,+ 6  domethënë, njerëzit e kombeve që janë në unitet me Krishtin Jezu, të jenë bashkëtrashëgimtarë e gjymtyrë të të njëjtit trup+ dhe pjesëmarrës me ne të premtimit nëpërmjet lajmit të mirë. 7  Unë u bëra shërbëtor i këtij sekreti falë dhuratës* së mirësisë së pamerituar të Perëndisë, e cila m’u dha në sajë të fuqisë së tij.+ 8  Mua, më të voglit nga të gjithë të shenjtët,+ m’u tregua kjo mirësi e pamerituar,+ që t’u shpall kombeve* lajmin e mirë për pasurinë e pamatshme që vjen prej Krishtit 9  dhe të hedh dritë mbi administrimin e sekretit të shenjtë,+ të cilin Perëndia që krijoi gjithçka, e kishte fshehur gjatë epokave. 10  Kjo u bë me qëllim që, nëpërmjet kongregacionit,+ tani t’u bëhet e njohur qeverive dhe autoriteteve në vendet qiellore mençuria tejet e larmishme e Perëndisë.+ 11  Kjo përputhet me qëllimin e tij të përjetshëm në lidhje me Krishtin,+ Jezuin, Zotërinë tonë, 12  me anë të të cilit kemi mundësinë të flasim lirshëm e t’i afrohemi pa ndrojtje+ e me siguri Perëndisë, nëpërmjet besimit që kemi tek ai. 13  Prandaj, po ju lutem të mos ju lëshojë zemra nga vuajtjet* që heq për ju, sepse kjo ju sjell lavdi.+ 14  Për këtë arsye, bie në gjunjë përpara Atit, 15  nga i cili merr emër çdo familje në qiell dhe në tokë, 16  dhe lutem që, nëpërmjet lavdisë së tij të pafundme, t’ju bëjë të fortë në njeriun e brendshëm,*+ me fuqinë që jep fryma e tij, 17  dhe që, nëpërmjet besimit tuaj, Krishti të banojë në zemrat tuaja me dashuri.+ Qofshi të rrënjosur+ dhe të vendosur në një themel të qëndrueshëm+ 18  që, bashkë me gjithë të shenjtët, të jeni krejtësisht në gjendje të kuptoni cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia e së vërtetës 19  e të njihni dashurinë e Krishtit,+ e cila e tejkalon njohurinë, e kështu të bëheni të plotë me tërë plotësinë që jep Perëndia. 20  Atij që po vepron te ne me fuqinë e vet+ e që mund të bëjë shumë e shumë më tepër nga sa kërkojmë a konceptojmë ne,+ 21  i qoftë lavdia me anë të kongregacionit dhe me anë të Krishtit Jezu brez pas brezi, në jetë të jetëve! Amin!

Shënimet

^ Duket se mendimi vazhdon në vargun 14.
^ Ose «dhuratës falas».
^ Ose «shtrëngimet».
^ Ose «t’ju forcojë zemrën e mendjen».