Efesianëve 3:1-21
3 Për këtë arsye, unë, Pavli, jam i burgosur+ i Krishtit Jezu për ju, njerëz të kombeve.+
2 Ju keni dëgjuar vërtet për kujdestarinë+ e dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë, që m’u dha për ju,
3 dhe se, me anë të një zbulese, m’u bë i njohur sekreti i shenjtë,+ sikurse shkrova me pak fjalë edhe më parë.
4 Prandaj, kur ta lexoni këtë, ju mund të jeni të vetëdijshëm për kuptueshmërinë+ që kam për sekretin e shenjtë+ të Krishtit.
5 Ky sekret+ nuk iu bë i njohur bijve të njerëzve në brezat e tjerë, siç iu zbulua+ tani me anë të frymës apostujve të tij të shenjtë dhe profetëve,+
6 domethënë, që njerëzit e kombeve duhej të ishin bashkëtrashëgimtarë e gjymtyrë të të njëjtit trup+ dhe pjesëmarrës me ne të premtimit+ në unitet me Krishtin Jezu me anë të lajmit të mirë.
7 Unë u bëra një shërbëtor+ i këtij sekreti falë dhuratës falas të dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë. Ai ma dha këtë dhuratë falas si shprehje të fuqisë së tij.+
8 Mua, më të voglit+ nga të gjithë të shenjtët, m’u dha kjo dashamirësi e pamerituar,+ që t’u shpall kombeve+ lajmin e mirë lidhur me pasurinë+ e papërshkrueshme të Krishtit,
9 dhe t’i bëj njerëzit të shohin se si është administruar+ sekreti i shenjtë,+ të cilin Perëndia, që krijoi gjithçka,+ e kishte fshehur që nga kohët e shkuara.
10 Kjo u bë me qëllim që, nëpërmjet kongregacionit,+ t’u bëhet e njohur qeverive dhe autoriteteve+ në vendet qiellore mençuria mjaft e larmishme e Perëndisë,+
11 në përputhje me qëllimin e përjetshëm që ai përcaktoi e që ka lidhje me Krishtin,+ Jezuin, Zotërinë tonë,
12 me anë të të cilit ne kemi lirshmëri në të folur dhe mundësi që, nëpërmjet besimit tonë tek ai, t’i afrohemi+ me siguri Perëndisë.
13 Prandaj, ju kërkoj të mos dorëzoheni për shkak të shtrëngimeve+ të mia për ju, sepse nënkuptojnë lavdi për ju.
14 Për këtë arsye, bie në gjunjë+ përpara Atit,+
15 nga i cili merr emër+ çdo familje+ në qiell dhe në tokë,
16 dhe i përgjërohem, që, sipas pasurisë+ së lavdisë së tij, t’ju mundësojë të bëheni të fuqishëm në njeriun që jeni përbrenda,+ me fuqi nëpërmjet frymës së tij,+
17 që nëpërmjet besimit tuaj, Krishti të banojë në zemrat tuaja me dashuri.+ Që të jeni të rrënjosur+ dhe të vendosur në një themel të qëndrueshëm,+
18 plotësisht në gjendje për të rrokur me mendje+ bashkë me gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia+
19 e të njihni dashurinë e Krishtit,+ e cila e tejkalon njohurinë, me qëllim që të jeni të mbushur me gjithë plotësinë+ që jep Perëndia.
20 Atij që po vepron te ne me fuqinë e vet+ e që mund të bëjë shumë më tepër nga sa kërkojmë ose konceptojmë ne,+
21 i qoftë lavdia me anë të kongregacionit dhe me anë të Krishtit Jezu brez pas brezi, në jetë të jetëve!+ Amin!

