Efesianëve 1:1-23
1 Pavli, apostull+ i Krishtit Jezu nëpërmjet vullnetit të Perëndisë,+ të shenjtëve që janë në Efes dhe të besueshmëve+ në unitet+ me Krishtin Jezu:
2 Dashamirësia e pamerituar+ dhe paqja+ nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!
3 I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotërisë tonë Jezu Krisht,+ sepse na ka bekuar+ me çdo bekim frymor në vendet qiellore+ në unitet me Krishtin,
4 ashtu si na zgjodhi+ në unitet me të përpara themelimit+ të botës, që ne të jemi të shenjtë dhe të patëmetë+ përpara tij në dashuri.+
5 Sepse, ai paravendosi+ që të na birësonte+ nëpërmjet Jezu Krishtit,+ sipas pëlqimit të vullnetit të vet,+
6 që ai të marrë lavdi+ për dashamirësinë e tij të pamerituar+ e të lavdishme, të cilën na e dha dashamirësisht me anë të Birit të tij të dashur.+
7 Falë tij ne kemi çlirimin nëpërmjet shpërblesës me anë të gjakut+ të vet, po, faljen+ e shkeljeve tona, sipas pasurisë së dashamirësisë së tij të pamerituar.+
8 Ai na e dha atë me bollëk, me plot mençuri+ dhe gjykim të shëndoshë,
9 duke na bërë të njohur sekretin e shenjtë+ të vullnetit të tij. Në përputhje me pëlqimin e tij, ai pati si qëllim në vetvete+
10 një administrim,+ kur të mbusheshin kohët e caktuara,+ domethënë të mblidhte+ përsëri së bashku në Krishtin+ të gjitha gjërat, gjërat në qiej+ dhe gjërat në tokë.+ Po, në atë janë mbledhur të gjitha gjërat.
11 Edhe ne u caktuam bashkë me të si trashëgimtarë,+ duke qenë të paravendosur sipas qëllimit të Perëndisë, që i bën të gjitha gjërat ashtu si këshillon vullneti i tij,+
12 që, përmes nesh, që ishim të parët që shpresuam te Krishti,+ Perëndia të lëvdohej e të merrte lavdi.+
13 Por edhe ju shpresuat në të pasi dëgjuat fjalën e së vërtetës,+ lajmin e mirë për shpëtimin tuaj.+ Gjithashtu, me anë të tij, pasi besuat, u vulosët+ me frymën e shenjtë+ të premtuar,
14 që është kapari+ i trashëgimisë sonë,+ me qëllimin që të çlironte nëpërmjet shpërblesës+ zotërimin e vetë Perëndisë,+ për lëvdimin e tij të lavdishëm.
15 Prandaj, edhe unë, pasi dëgjova për besimin që ju keni te Zotëria Jezu dhe te të gjithë të shenjtët,+
16 nuk resht së falënderuari Perëndinë për ju. Vazhdoj t’ju përmend në lutjet e mia,+
17 që Perëndia i Zotërisë tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t’ju japë një frymë mençurie+ dhe zbulese, ndërsa fitoni njohuri të saktë për të.+
18 Meqë sytë+ e zemrës suaj janë ndriçuar,+ ju e dini se cila është shpresa+ në të cilën ai ju thirri, cila është pasuria e lavdishme,+ që ai e mban si një trashëgimi për të shenjtët+
19 dhe cila është madhështia tejet e madhe e fuqisë së tij+ te ne besimtarët. Madhështia e saj është shfaqur nga veprimi+ i fuqisë së tij të madhe,
20 me të cilën ai veproi në rastin e Krishtit, kur e ngriti nga të vdekurit+ dhe e uli në të djathtën+ e vet në vendet qiellore,+
21 shumë më lart se çdo qeveri, autoritet, fuqi, pushtet sundues+ dhe çdo emër që përmendet,+ jo vetëm në këtë sistem,+ por edhe në atë që do të vijë.+
22 Ai i nënshtroi të gjitha gjërat nën këmbët e tij+ dhe e bëri atë krye mbi gjithçka,+ për të mirën e kongregacionit,
23 që është trupi i tij,+ plotësia+ e atij që mbush çdo gjë në gjithçka.+

