Sofonia 2:1-15

  • Kërkoni Jehovain para ditës së zemërimit të tij (1-3)

    • Kërkoni drejtësinë dhe zemërbutësinë (3)

    • «Ka mundësi që të jeni të fshehur» (3)

  • Gjykimi ndaj kombeve përreth (4-15)

2  Mblidhu, po, mblidhu,+ o komb që s’ke pikë turpi.+  2  Para se dekreti të zbatohet,para se dita të kalojë si byku,para se të vijë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Jehovait,+para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Jehovait,  3  kërkoni Jehovain+ të gjithë ju zemërbutët* mbi faqen e dheutqë zbatoni dekretet e tij të drejta.* Kërkoni drejtësinë, kërkoni zemërbutësinë,* e ka mundësi* të jeni të fshehur ditën e zemërimit të Jehovait.+  4  Se Gazën do ta kthejnë në një qytet të braktisur. Ashkelonin do ta shkretojnë.+ Ashdodin do ta dëbojnë në mes të ditës,kurse Ekronin do ta shkulin me rrënjë.+  5  «Mjerë ju, o komb i keretitëve, që banoni në bregdet!+ Fjala e Jehovait është kundër jush. Do të të shkatërroj, o Kanan, vend i filistinëve,që te ti të mos mbetet asnjë banor.  6  Bregdeti do të kthehet në kullotëme puse për barinjtë e me vatha prej guri për dhentë.  7  Ai do të bëhet vendi i atyre që do të mbeten nga shtëpia e Judës.+Atje do të ushqehen. Në mbrëmje do të shtrihen në shtëpitë e Ashkelonit,sepse Jehovai, Perëndia i tyre, do ta drejtojë vëmendjen nga ata*dhe do t’i kthejë robërit e tyre.+  8  Dëgjova poshtërimin e Moabit+ dhe fyerjet e amonitëve,+të cilët e tallën popullin tim dhe gjithë krenari e kërcënuan territorin e tij.»+  9  Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit thotë: «Prandaj, siç është e vërtetë që unë rroj,Moabi do të bëhet tamam si Sodoma+dhe amonitët si Gomorra,+një vend i pushtuar nga hithrat, një kripore dhe një vend i shkretë përjetë.+ Ata që kanë mbetur nga populli im do t’i plaçkitin;mbetja e popullit tim do t’i shtjerë në dorë. 10  Ja, këtë do të kenë në vend të krenarisë së tyre,+sepse e tallën popullin e Jehovait të ushtrive dhe u mbajtën me të madh para tij. 11  Jehovai do të veprojë kundër tyre në një mënyrë që të lë gojëhapur,*sepse do t’i zhdukë* të gjitha perënditë e tokës,dhe popujt që banojnë në ishuj do të përkulen para tij,*+secili nga vendi i vet. 12  Edhe juve, o etiopas, do t’ju vrasë shpata ime.+ 13  Ai do ta ngrejë dorën drejt veriut dhe do ta shkatërrojë Asirinë.Ninevinë do ta kthejë në shkreti,+ në vend të thatë si shkretëtira. 14  Në mes të saj do të shtrihen tufat e bagëtive, lloj-lloj kafshësh të egra.* Pelikani me ferrëgjatin* do ta kalojnë natën mes shtyllave të saj të rrëzuara. Një zë i përvajshëm do të dëgjohet në dritare. Shkretim do të ketë mbi prag,sepse ai do t’i zhveshë panelet e cedrit. 15  Ky është qyteti krenar, që rrinte ulur i sigurte thoshte:* ‘Jam unë e s’ka tjetër.’ Ja, ai u bë objekt llahtarie,një vend ku shtrihen kafshët e egra. Kushdo që do të kalojë aty pranë, do të tallet* e do t’i tregojë grushtin gjithë zemërim.»+

Shënimet

^ Ose «të përulurit».
^ Ose «vendimet e tij gjyqësore».
^ Ose «përulësinë».
^ Ose «ka shumë të ngjarë».
^ Ose «do të kujdeset për ata».
^ Ose «në një mënyrë tmerruese».
^ Ose «do t’i tretë».
^ Ose «do ta adhurojnë».
^ Fjalë për fjalë «të gjitha kafshët e kombeve».
^ Një brejtës i madh që ka në kurriz gjemba të gjatë.
^ Fjalë për fjalë «thoshte në zemër të vet».
^ Fjalë për fjalë «do të fishkëllejë».