Mikea 7:1-20

  • Gjendja e keqe morale e Izraelit (1-6)

    • Armiqtë e njeriut janë ata të shtëpisë së tij (6)

  • ‘Do të pres me durim’ (7)

  • Shfajësohet populli i Perëndisë (8-13)

  • Mikea lutet dhe lëvdon Perëndinë (14-20)

    • Përgjigjja e Jehovait (15-17)

    • ‘Cili Perëndi është si Jehovai?’ (18)

7  Mjerë unë! Jam si ai që, pasi vjel frutat e verësdhe mbledh ç’mbetet pas vjeljes së rrushit,s’gjen asnjë bistak për të ngrënë,asnjë fik të hershëm që ia do shpirti.  2  Njeriu besnik është zhdukur nga faqja e dheut,dhe mes njerëzve nuk ka më asnjë të drejtë.+ Të gjithë rrinë në pritë për të derdhur gjak.+ Janë si gjuetarët që u ngrenë gracka* vëllezërve të vet.  3  Duart i kanë të shkathëta për të bërë të keqen.+ Princi pretendon dhurata,gjykatësi kërkon shpërblime,+dhe i shquari tregon çfarë dëshiron.+ Ata i thurin planet së bashku.*  4  Më i miri ndër ta është si gjembat,më i drejti ndër ta është më keq se një gardh me gjemba. Do të vijë dita që shpallën rojat e tua, dita kur të lahen hesapet.+ Atëherë do t’i zërë paniku.+  5  Mos kini besim te shokët,mos u zini besë as miqve të ngushtë,+kujdes çfarë i thua asaj që prehet në gjirin tënd,  6  sepse djali përbuz babanë,vajza ngrihet kundër nënës,+nusja kundër së vjehrrës;+armiqtë e njeriut janë njerëzit e shtëpisë së vet.+  7  Por unë do t’i mbaj sytë te Jehovai.+ Do ta pres me durim* Perëndinë e shpëtimit tim.+ Perëndia im do të më dëgjojë.+  8  Mos u gëzo për mua, o armiku* im! Edhe pse kam rënë, do të ngrihem;edhe pse banoj në errësirë, Jehovai do të jetë drita ime.  9  Do ta duroj tërbimin e Jehovait​—sepse kam mëkatuar kundër tij+—derisa ai ta mbrojë çështjen time ligjore e të vendosë drejtësi për mua. Ai do të më nxjerrë në dritë,dhe unë do të shoh drejtësinë e tij. 10  Do ta shohë edhe armiku im,dhe turpi do ta mbulojë atë që më thoshte: «Ku është Jehovai, Perëndia yt?!»+ Sytë e mi do ta shohin armikun tim,që do ta shkelin si baltën e rrugëve. 11  Atë ditë do të ndërtohen muret e tua të gurta;atë ditë kufijtë do të zgjerohen.* 12  Atë ditë kanë për të ardhur te tinga Asiria dhe nga qytetet e Egjiptit,që nga Egjipti e deri te Lumi;*nga deti në det e nga mali në mal.+ 13  Toka do të bëhet shkreti për shkak të banorëve të saj,për shkak të asaj që kanë bërë.* 14  Me shkopin tënd kullote popullin, kopenë e trashëgimisë sate,+që banonte i vetëm në pyll, në mes të një pemishteje. Le të ushqehen në Bashan e në Galad,+ si në kohët e lashta. 15  «Ashtu si në ditët kur dolët nga vendi i Egjiptit,do t’ju tregoj gjëra të mrekullueshme.+ 16  Kombet do t’i shohin e do t’u vijë turp pavarësisht nga fuqia e tyre.+ Do të vënë dorën para gojës,dhe veshët do t’u shurdhohen. 17  Do të lëpijnë pluhur si gjarpërinjtë;+si rrëshqanorët e tokësdo të dalin duke u dridhur nga vendet e tyre të sigurta. Të tmerruar do të vijnë para Perëndisë, para Jehovait,e nga ti do të kenë frikë.»+ 18  Cili Perëndi është si ti,që fal fajin dhe kapërcen shkeljen*+ e mbetjes së trashëgimisë sate?+ Ti nuk do të rrish i zemëruar përgjithmonë,sepse kënaqesh kur tregon dashuri besnike.+ 19  Ti do të na tregosh përsëri mëshirë;+ do t’i mposhtësh* fajet tona. Të gjitha mëkatet tona do t’i hedhësh në thellësi të detit.+ 20  Do ta mbash besën që i dhe Jakobit,do t’i tregosh dashuri besnike Abrahamit,siç iu betove paraardhësve tanë në kohët e lashta.+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «që hedhin rrjetën mbi».
^ Ose «kurdisin së bashku ligësinë».
^ Ose «Do të rri në pritje të».
^ Fjala hebraike për «armik» është në gjininë femërore.
^ Një mundësi tjetër «dekreti do të jetë larg».
^ Domethënë, lumi Eufrat.
^ Fjalë për fjalë «për shkak të frytit të veprimeve të tyre».
^ Ose «do t’i shtypësh; do t’i nënshtrosh».