Mikea 4:1-13

  • Mali i Jehovait lartësohet (1-5)

    • Shpatat do të kthehen në plore (3)

    • ‘Ne do të ecim në emër të Jehovait’ (5)

  • Sioni i rivendosur do të bëhet i fortë (6-13)

4  Në ditët e fundit,*mali i shtëpisë së Jehovait+do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e malevedhe do të ngrihet më lart se kodrat. Drejt tij do të vërshojnë popujt.+  2  Shumë kombe do të vijnë e do të thonë: «Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovaitdhe në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit.+ Ai do të na mësojë udhët e tij,dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.» Se nga Sioni do të dalë ligji*dhe nga Jerusalemi fjala e Jehovait.  3  Ai do të gjykojë mes shumë popujve+dhe do t’i ndreqë gjërat* për kombe të fuqishme e të largëta. Ata do t’i shndërrojnë* shpatat në plore*dhe heshtat në kiza për krasitje.+ Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit,dhe as do të mësojnë më të luftojnë.+  4  Secili do të ulet* nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet,+dhe askush nuk do t’i trembë,+sepse vetë Jehovai i ushtrive ka folur.*  5  Të gjithë popujt do të ecin secili në emër të perëndisë së vet,kurse ne do të ecim në jetë të jetëve në emër të Jehovait, Perëndisë tonë.+  6  Jehovai thotë: «Atë ditëunë do të mbledh atë* që çalonte,atë që ishte shpërndarë+dhe ata që trajtova ashpër.  7  Atë* që çalonte do ta bëj një mbetje,+atë që ishte çuar larg, do ta bëj një komb të fuqishëm.+ Jehovai do të mbretërojë mbi ta në malin Sion,tani e përgjithmonë.  8  Sa për ty, o kullë e kopesë,kodër e bijës së Sionit,+te ti do të kthehet, po, do të kthehet sërish sundimi i mëparshëm,*+mbretëria që i përket bijës së Jerusalemit.+  9  Pse, pra, bërtet kaq shumë? Mos vallë nuk ke më mbret,apo mos vallë këshilltarët e tu kanë marrë fund,që të kanë zënë dhembjet si të një gruaje që lind?+ 10  Përpëlitu e rënko, o bijë e Sionit,si një grua që lind,sepse tani do të dalësh nga qyteti dhe do të banosh në fushë. Do të shkosh deri në Babiloni+dhe atje do të shpëtosh.+ Jehovai do të të riblejë atje nga dora e armiqve të tu.+ 11  Por tani, kundër teje do të mblidhen shumë kombeqë do të thonë: ‘Le të ndotet Sioni,le të ndodhë kjo para syve tanë.’ 12  Por ata nuk i dinë mendimet e Jehovait,as nuk e kuptojnë qëllimin* e tij;ai ka për t’i mbledhur bashkë si duaj drithi të sapokorrur në lëmë.* 13  Çohu dhe shij,* o bijë e Sionit,+sepse brirët* e tu do t’i shndërroj në hekur,thundrat e tua do t’i shndërroj në bakër,dhe ti ke për të bërë pluhur e hi shumë popuj.+ Përfitimin e tyre të pandershëm ke për t’ia kushtuar Jehovaitdhe pasuritë e tyre Zotërisë së vërtetë të mbarë tokës.»+

Shënimet

^ Ose «Në pjesën e fundit të ditëve».
^ Ose «do të dalë udhëzimi».
^ Ose «do t’i vërë gjërat në vijë».
^ Fjalë për fjalë «farkëtojnë».
^ Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
^ Ose «do të banojë».
^ Fjalë për fjalë «ka folur me gojën e vet».
^ Fjalë për fjalë «ajo».
^ Fjalë për fjalë «Ajo».
^ Ose «i parë».
^ Ose «këshillën».
^ Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».