Sipas Markut 9:1-50

  • Shpërfytyrimi i Jezuit (1-13)

  • Shërohet djali i pushtuar nga demonët (14-29)

    • «Gjithçka është e mundur për atë që ka besim» (23)

  • Jezui parathotë sërish vdekjen e tij (30-32)

  • Dishepujt debatojnë kush është më i madhi (33-37)

  • «Kush nuk është kundër nesh, është me ne» (38-41)

  • Gurë pengese (42-48)

  • «Kini kripë në jetën tuaj» (49, 50)

9  Jezui vazhdoi t’u thoshte: «Vërtet po ju them se disa nga këta që po qëndrojnë këtu, nuk do ta provojnë kurrsesi vdekjen pa e parë më parë Mbretërinë e Perëndisë tashmë në fuqi.»+  Gjashtë ditë më pas, Jezui mori me vete Pjetrin, Jakovin e Gjonin dhe i çoi në një mal të lartë, ku ishin vetëm. Atje ai u shpërfytyrua* para tyre+  dhe rrobat nisën t’i shkëlqenin e iu bënë shumë më të bardha nga ç’mund t’i zbardhë ndonjë zbardhues rrobash në tokë.  Atyre iu shfaqën edhe Elija me Moisiun, që bisedonin me Jezuin.  Atëherë Pjetri i tha Jezuit: «Rabi, sa mirë që jemi këtu me ty. Na lër të ngremë tri tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elijan.»  Faktikisht ai s’dinte ç’të thoshte, sepse ishin shumë të frikësuar.  Pastaj u formua një re që i mbuloi, dhe një zë+ u dëgjua nga reja: «Ky është Biri im, Biri im i dashur.+ Dëgjojeni.»+  Menjëherë hodhën sytë rreth e rrotull, por nuk panë më asnjeri përveç Jezuit.  Kur po zbritnin nga mali, ai i urdhëroi rreptësisht të mos i tregonin askujt çfarë panë,+ derisa Biri i njeriut të ngrihej nga të vdekurit.+ 10  Ata ua vunë veshin këtyre fjalëve,* por mes tyre flisnin se ç’do të thoshte kjo ngritje nga të vdekurit. 11  Pastaj filluan ta pyetnin: «Pse skribët thonë se më parë duhet të vijë Elija?»+ 12  Ai iu përgjigj: «Po, është e vërtetë që më parë duhet të vijë Elija dhe të rivendosë gjithçka.+ Pse atëherë për Birin e njeriut është shkruar se do të vuajë shumë+ dhe do të trajtohet me përçmim?+ 13  Kurse unë po ju them se Elija+ tashmë ka ardhur, dhe ata bënë me të çfarë deshën, ashtu siç është shkruar për të.»+ 14  Kur po ktheheshin te dishepujt e tjerë, panë një turmë të madhe rreth tyre dhe skribët që debatonin me ta.+ 15  Sapo vuri re Jezuin, turma u befasua dhe të gjithë vrapuan drejt tij për ta përshëndetur. 16  Atëherë ai i pyeti: «Për çfarë po debatoni?» 17  Një nga turma iu përgjigj: «Mësues, e kam sjellë tim bir te ti, sepse ka një frymë të ndyrë* që e lë të pagojë.*+ 18  Kudo që e kap, e përplas përtokë dhe ai nxjerr shkumë nga goja, kërcet dhëmbët dhe s’ka më fuqi. U kërkova dishepujve të tu ta dëbonin, por ata nuk mundën.» 19  Atëherë ai i tha turmës: «O brez pa besim!+ Edhe sa duhet të rri me ju? Edhe sa duhet t’ju duroj? Ma sillni mua.»+ 20  Kështu ia çuan atij, por, kur fryma e pa, e përpëliti në çast fëmijën. Pasi ra përtokë, ai rrokullisej e nxirrte shkumë nga goja. 21  Atëherë Jezui e pyeti të atin: «Sa kohë ka që i ndodh kjo?» Ai iu përgjigj: «Që nga fëmijëria. 22  Fryma e hedh shpesh në zjarr e në ujë që ta vrasë. Prandaj, nëse mund të bësh ndonjë gjë, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo.» 23  Jezui i tha: «Pse thua ‘nëse mund’? Gjithçka është e mundur për atë që ka besim.»+ 24  Menjëherë babai i fëmijës thirri: «Unë kam besim! Por më ndihmo të kem edhe më shumë besim.»+ 25  Kur pa që një turmë po nxitonte drejt tyre, Jezui e qortoi frymën e ndyrë: «Ty, o frymë që e lë të pagojë e të shurdhër, të urdhëroj: dil dhe mos hyr më tek ai!»+ 26  Pasi bërtiti dhe e përpëliti shumë fëmijën, ajo doli dhe djali dukej si i vdekur. Prandaj shumë thanë: «Ka vdekur!» 27  Por Jezui e kapi për dore dhe e ngriti, e djali u çua në këmbë. 28  Pasi hynë në një shtëpi, dishepujt e pyetën veçmas: «Pse ne nuk e dëbuam dot?»+ 29  Ai iu përgjigj: «Ky lloj demoni mund të dalë veç me lutje.» 30  Që atje, u nisën dhe shkuan nëpër Galile, por ai nuk donte që ta merrte vesh njeri, 31  sepse po mësonte dishepujt e tij dhe po u thoshte: «Birin e njeriut do ta tradhtojnë dhe do ta dorëzojnë në duart e njerëzve, të cilët do ta vrasin.+ Por, edhe pse do ta vrasin, ai do të ngrihet nga të vdekurit tri ditë më vonë.»+ 32  Mirëpo ata nuk i kuptuan këto fjalë dhe kishin frikë ta pyetnin. 33  Ndërkohë arritën në Kapernaum. Kur ishte brenda në shtëpi, ai i pyeti: «Për çfarë po debatonit rrugës?»+ 34  Ata s’thanë asnjë fjalë, sepse rrugës kishin debatuar mes tyre se kush ishte më i madhi. 35  Atëherë ai u ul, thirri të Dymbëdhjetët dhe u tha: «Nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të jetë i fundit i të gjithëve dhe shërbëtor i të gjithëve.»+ 36  Pastaj mori një fëmijë të vogël, e vuri në mes tyre, i hodhi dorën në qafë dhe u tha: 37  «Kushdo që pranon një fëmijë të vogël+ si ky në emrin tim, më pranon edhe mua. Dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon vetëm mua, por edhe Atë që më dërgoi.»+ 38  Gjoni i tha: «Mësues, pamë një njeri që dëbonte demonë në emrin tënd dhe u munduam ta pengonim, sepse ai nuk është me ne.»+ 39  Por Jezui ia ktheu: «Mos u mundoni ta pengoni, sepse nuk ka njeri që të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, e fill pas kësaj të kthehet kundër meje; 40  sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.+ 41  Vërtet po ju them se ai që ju jep për të pirë një gotë ujë ngaqë i përkitni Krishtit,+ s’do ta humbasë kurrsesi shpërblimin e vet.+ 42  Por, për këdo që pengon një nga këta të vegjël që kanë besim, do të ishte më mirë të vinte rreth qafës një gur të madh mulliri* e të hidhej në det.+ 43  Nëse dora të bëhet pengesë, prite. Është më mirë të fitosh jetën i gjymtuar, sesa të shkosh me të dyja duart në Gehenë,* në zjarrin që nuk mund të shuhet.+ 44  *—— 45  Nëse këmba të bëhet pengesë, prite. Është më mirë të fitosh jetën i çalë, sesa të hidhesh me të dyja këmbët në Gehenë.*+ 46  *—— 47  Nëse syri yt të bëhet pengesë, flake tej.+ Është më mirë të hysh në Mbretërinë e Perëndisë me një sy, sesa të hidhesh me të dy sytë në Gehenë,*+ 48  ku krimbat nuk ngordhin dhe zjarri nuk shuhet.+ 49  Vërtet, gjithsecili do të kripet me zjarr.+ 50  Kripa është e mirë. Mirëpo, nëse ajo e humb kripësinë, si do t’i ndreqet shija?+ Kini kripë në jetën tuaj*+ dhe ruani paqen me njëri-tjetrin.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «u tjetërsua; u shndërrua».
Një mundësi tjetër «Nuk i treguan askujt».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Fjalë për fjalë «një frymë të pagojë».
Ose «një gur mulliri që e rrotullon një gomar».
Ose «në vetvete».