Kënga e Solomonit 8:1-14

  • Shulamitja (1-4)

    • «Ah, sikur të ishe si një nga vëllezërit e mi» (1)

  • Vëllezërit e Shulamites (5a)

    • ‘Kush është kjo që është mbështetur tek i shtrenjti i saj?’

  • Shulamitja (5b-7)

    • «Dashuria është e fortë sa vdekja» (6)

  • Vëllezërit e Shulamites (8, 9)

    • «Po të jetë mur, . . . por, po të jetë derë, . . .» (9)

  • Shulamitja (10-12)

    • «Unë jam mur» (10)

  • Bariu (13)

    • ‘Lërmë ta dëgjoj zërin’

  • Shulamitja (14)

    • «Vrapo shpejt si gazela»

8  Ah, sikur të ishe si një nga vëllezërit e mi,që nëna ime mëndi! Po të të gjeja jashtë, do të të puthja,+dhe askush nuk do të më përbuzte.  2  Do të të prija e në shtëpinë e nënës sime do të të çoja,+tek ajo që më ka mësuar shumë. Verë aromatike e lëng të freskët shegedo të të jepja të pije.  3  Me dorën e majtë, lehtas kokën do të më prekjee me të djathtën do të më përqafoje.+  4  O bija të Jerusalemit, m’u betonise nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.»+  5  «Kush është kjo që vjen nga shkretëtira,mbështetur tek i shtrenjti i saj?» «Nën pemën e mollës të zgjova,atje ku nëna jote dhembjet e lindjes provoi,atje ku me dhembje ajo të nxori në dritë.  6  Më vër si një vulë në zemrën tënde,si një vulë në krahun tënd,sepse dashuria është e fortë sa vdekja,+është po aq e paepur sa Varri*dhe kërkon t’i jepesh me gjithë shpirt. Ajo është si zjarr flakërues, vetë flaka e Jah.*+  7  Ujërat e trazuara nuk e shuajnë dot dashurinë,+as lumenjtë s’e marrin dot me vete.+ Sikur njeriu të jepte gjithë pasuritë e shtëpisë së vet në këmbim të dashurisë,ato* me siguri do të përbuzeshin.»  8  «Ne kemi një motër të vogël+që ende nuk ka gjinj.* Ç’do të bëjmë për motrën tonëditën kur ta kërkojnë për nuse?  9  Po të jetë mur,një beden argjendi mbi të do të ndërtojmë. Por, po të jetë derë,me dru cedri do ta forcojmë.» 10  «Unë jam murdhe gjinjtë e mi janë si kulla.* Prandaj ai mund ta shohë qartëse zemrën e kam të qetë. 11  Në Baal-Hamon Solomoni kishte një vresht,+që ua besoi vreshtarëve. Për frytet e tij, secili do të sillte një mijë monedha argjendi. 12  Një mijë monedhat e argjendit* të përkasin ty, o Solomon,dhe dyqind, atyre që kujdesen për frytet e tij,por vreshti im më përket mua.» 13  «O ti që banon në kopshte,+miqtë po presin të ta dëgjojnë zërin. Lërmë edhe mua ta dëgjoj.»+ 14  «Nxito, o i shtrenjti im,vrapo shpejt si gazela,+si dreri këmbëlehtë,nëpër malet me bimë aromatike.»

Shënimet

Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Një mundësi tjetër «ai».
Ose «që ende nuk është pjekur».
Ose «dhe jam vajzë e pjekur».
Fjalë për fjalë «Mijëshja».